Ivanov: Nëse bëni histori për Kosovn mos sugjeroni luftë, fokusohuni tek bisedimet rreth normalizimit

Helena Ivanov
Burim: Kosovo Online

Pas materialit të Telegrafit britanik se Policia Kosovare po armatoset si pasojë e sulmit potencial nga Sërbia, bashkëpunëtorja shkencore në Qendrën Hulumtuese Henri Xhekson, Helena Ivanov thekson se është tërësisht e gabuar sugjerimi që eskalimet e fundit në Kosovë të çojnë drejt luftës dhe theksoi se kushdo që dëshiron të bëjë histori për Kosovën duhet të fokusohet tek bisedimet rreth normalizimit të marrëdhënieve.

Ivanov në rrjetin social "X" ka thënë se nuk e kupton se përse media kaq e besueshme me profil të lartë sikurse Telegraf emeton "histori kaq shumë të gabuar".

Ajo theksoi dhe se derisa në Kosovë është Kfor janë shumë të pakta shancet apo aspak të tilla që të shpërthejë luftë në Ballkan, pasi Kfor ka qenë dhe është garant i paqes në këto vise.

"Ndaj, nëse dëshironi të bëni histori për Kosovën, mendoj se duhet të fokusoheni tek bisedimet rreth normalizimit, mossuksesin e tyre dhe shkaqet bazike dhe se si kjo ka krijuar mjedis armiqësor ku bashkëjetesa funksionale bëhet kufitarisht e pamundur”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se Ballkani në përgjithësi, ishte dhe mbetet rajon kompleks dhe kushdo që dëshiron të shkruajë për të-duhet t’a arsyetojë dhe ofrojë pamje të këtij kompleksiteti.

"Së dyti ndonëse kohët e fundit kemi parë eskalime domethënëse në Kosovë, të sugjerosh se kjo përfundon në luftë, është padyshim e gabuar. Në vend të kësaj, raundet e fundit të eskalimit janë shkaktuar kryesisht nga dështimi i plotë për të arritur zgjidhje politike për çështjet kyçe politike, mbi të gjitha për shkak të mosgatishmërisë së përgjegjësisë së qeverisë dhe mosgatishmërisë së BE për të moderuar efektivisht negociatat rreth normalizimit", ka thënë Ivanov.