Këndvështrimi shqiptaro-polak në ekipin sërb

Beograd_240311_Podkast_Muharem Bazdulj
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Muharrem Bazdul

Thënia e vjetër latine thotë se “librat kanë fatin e vet”. Kjo thënie (në origjinal “Habent sua fata libelli“) merret në fakt me paparashikueshmërinë e recepsionit të ndonjë libri në publik, sa do të vihet re dhe sa do të vlerësohet. E njëjta frazë megjithatë, ka kuptim të përdoret dhe kontekstin individual apo privat. Ndonjë libër blejmë para udhëtimit me tren, për shembull dhe e lexojmë në orët e para qysh kur e kemi blerë. Dhe ndonjë do blerë, e pastaj do t’a vendosim në raft dhe pothuajse do t’a harrojmë për muaj si dhe vitesh të tëra.

Prej disa vitesh kam blerë librin e Rigels Halilit “Populli dhe këngët e veta”. Libri u botua në vitin 2016 në Beograd në shtypshkronjën “Biblioteka e shekullit XX“. Bëhet fjalë rreth përkthimit nga polonishtja me stilolaps prej Jelena Joviqit. Deri para një ose dy javësh, librin e hoqa plotësisht nga mendja, ndërsa më pas krejt rastësisht e pashë, e hoqa nga rafti, fillova t’a shfletoja, duke u ndalur në disa fjali dhe më pas u ktheva në fillim dhe nisa t’a lexoj të gjitha bukur dhe sipas rreshtave.

Emri i Rigels Halilit me shumë mundësi nuk tingëllon polak, madje as sllav. Dikush ndoshta mendon se bëhet fjalë rreth përkthimit në sërbisht me përhtimin në polonisht. Por jo, libri është shkruar në origjinal në gjuhën polake megjithëse autori është shqiptar etnik. Pra, Halili ka lindur në Gjirokastër në vitin 1975 ku mbaroi shkollën fillore dhe atë të mesme, si dhe nisi studimet fillestare. Më pas përfitoi bursë nga Qeveria e Republikës së Polonisë, u shpërngul në Varshavë si dhe në moshën 34 vjeçare aty bëri doktoraturën. Pas disa vitesh që kaloi në Britaninë e Madhe, kthehet në Poloni ku fillimisht punoi si profesor universitar në Torunjë, me qëllim që më vonë të shpërngulet sërish në Varshavë, ku fillon të japë studime të specializuara rreth Ballkanit dhe historisë ballkanase.

Libri “Populli dhe këngët e tij” mban dhe nëntitullin “Epiku popullor shqiptar e sërb mes të folurës dhe të shkruarës”. Halili është bazuar tek autoritetet më të mëdha në fushën e tij nga Millman Peri, Sesila Baur dhe Erik Havelok përmes Marshallit Mekluan, Rut Finegan dhe Dejvid Olson deri tek Albert Lord dhe Matie Murk. Pozicioni i tij unik vjen nga njëra anë nga erudicioni dhe poligloti i tij i gjerë dhe nga ana tjetër nga fakti se ai personalisht vjen nga bota rreth të cilës shkruan. Për shembull, kur analizon shkrimin e Ismail Kadaresë, aty shikohet qartë njohuria e thelluar, për të mos ngulur këmbë tani në detajin që Halili dhe Kadareja “ndajnë” qytetin e lindjes.

Kur në vitet ‘90 mediat perëndimore ishin plot me lajme rreth krimeve mizore që pasuan luftërat për trashëgiminë jugosllave, pesë minutat e tyre të lavdisë morën dhe ekspertët e atjeshëm për Ballkanin dhe të literaturës jugosllave. Një nga vështrimet e tyre më bizarre e cila për një kohë ishte frekuentues pomodarks, kishte të bënte me lidhjen e pretenduar midis motiveve (dominuese) të letërsisë popullore sërbe dhe krimeve prej viteve ‘90. Në të tilla analiza nuk “vuajti” vetëm letërsia popullore, sesa negativisht dinin të theksonin dhe shkrimtarë si Njegoshi e Vasko Popa.

Halili në asnjë moment nuk ra në atë kurth. Madje nuk është vendosur as “tifoz” në kontekstin e “atribuimit” etnik të trashëgimisë kulturore. Ajo çka gjithashtu është virtyt i shkrimit të tij, është se ai me dituri prej eksperti dhe mjeshtëri "ndërmjetëson" laikët. Disa nga përmbledhjet e tij në lidhje me epikën popullore sërbe mund të përdoren pothuajse pa asnjë ndryshim si tekste shoqëruese në tekstet e gjimnazeve.

Në parathënien e tij në sërbisht, autori shkruan dhe rreth mësimit të sërbishtes: „Në Sërbi për herë të parë kam ardhur në vitin 2005 falë ndihmës së shtrenjtë të profesores Ljubinka Tërgovçeviqit prej të cilës pata ftesë e më pas pata mundësinë që në shumë raste të mbaja leksione studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit. Mikesha ime Ivana Stojanoviq familja e të cilës vuajti mjaft gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, shpesh më ftonte në Beograd. Kur në dimrin e viteve 2005-2006 lexoja literaturë dhe krijime të tjera në Bibliotekën Popullore në Beograd, kam qëndruar tek Svetllana Bogojeviq dhe bashkëshortit të saj Radomirit, u afrova me ta dhe djemtë e tyre Uroshin dhe Vason. Svetllana pati meritën më të madhe që nisa të mësoja sërbisht ndonëse jam i bindur se ajo do të më lavdëronte tani nëse do të kisha përparuar, ndjej se më duhet ende shumë përpjekje për t‘a mësuar vërtetë këtë gjuhë”.

Duke pasur parasysh sovranitetin me të cilin ai shkruan rreth detajeve nga letërsia popullore sërbe, mund të thuhet se Halili flet me shumë modesti për zotërimin e gjuhës sërbe. Sido që të jetë, duke gjykuar nga informacionet nga faqet e internetit të librarive të caktuara, libri tani mund të blihet për 275 dinarë (çmimi bazik ka qenë 900 dinarë). Sot, ka pak mënyra më të mira dhe më kuptimplota për të shpenzuar më pak se dy euro e gjysmë nga blerja e "Populli dhe këngët e veta".