Radojeviq: Ruajtja e paqes, sigurisë dhe stabilitetit është me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët
Kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq është takuar sot me ndihmëskomandantin e Kfor gjeneral-brigade Federiko Kolina dhe shefin e Shtabit të Njësisë Speciale Multinacionale të KFOR nënkolonel Masimo Jenko, informohet nga kabineti i kryekomunarit.
Në takim është biseduar për situatën aktuale të sigurisë në Mitrovicën e Veriut, sfidat me të cilat përballet vetqeverisja vendore dhe qytetarët, si dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i informacioneve.
Radojeviq theksoi në veçanti rëndësinë e prezencës së përhershme të Kfor në pikat nevralgjike në territorin e komunës.
“Ruajtja e paqes, sigurisë dhe stabilitetit është e rëndësisë së madhe për të gjithë qytetarët. E rëndësishme është që kemi komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim me KFOR, si dhe shkëmbimin e informacioneve në kohën e duhur me synim parandalimin e veprimeve dhe ruajtjen e mjedisit të qëndrueshëm dhe të sigurt” tha Radojeviq.
Sikurse shtohet në njoftim, në takim është konfirmuar domethënia e përbashkët për dialogun e hapur, komunikim të rregullt dhe bashkëpunim me synim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në zonën e Mitrovicës së Veriut.
Sikurse thuhet në Fejsbuk nga Kfor, takimi ishte rast për shkëmbim opinionesh dhe bashkëpunimi të vijojë.
“Gjatë takimit, gjeneral brigade Kolina vuri në dukje aktivitetin e Kfor dhe përsëriti vendosmërinë e tij që të kontribuojë në mjedisin e sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë“, shkruhet në njoftim.
Shtohet se Kfor vijon që të zbatojë mandatin e vet bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara qysh prej vitit 1999 për të kontribuar në sigurimin e mjedisit të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, të pandërprerë dhe në koordinim të ngushtë me Policinë Kosovare dhe Misionin e Unionit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë (Euleks), në kuadër të rolit të saj përgjegjës si aktor sigurie.
komentet