Kovid-19: Pandemia që ndryshoi botën dhe përshpejtoi lindjen e rendit multipolar

1
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn

Pandemia kovid-19 ishte shumë më shumë sesa krizë shëndetësore. Ajo u bë pikë kthese globale që ndryshoi ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare, teknologjinë dhe mënyrën në të cilën shtetet shikojnë sigurinë vetjake. Ka pak ngjarje në historinë moderne që prekën thuajse të gjitha vendet e botës njëkohësisht. Ndaj sot flasim më shpesh për botën para dhe pas pandemisë.

Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, pandemia direkt dhe indirekt mori miliona jetë njerëzish dhe shkaktoi përçarjen më të madhe ekonomike globale prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Miliona njerëz humbën punën, sistemet shëndetësore ishin në prag të kolapsit dhe varfëria për të parën herë pas shumë dekadash, nisi të rritej në nivel global. 

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres, paralajmëroi se pandemia përfaqësonte sfidën më të madhe për bashkësinë ndërkombëtare prej themelimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1945.

Megjithatë, ndoshta pasoja më e madhe nuk ishte shëndetësore as ekonomike, por politike. Pandemia ka tronditur seriozisht besimin e qytetarëve tek institucionet, shkenca, media dhe organizmat ndërkombëtare. Debati rreth origjinës së virusit, teorinë laboratorike, vaksinat, masat e izolimit dhe kufizimet e lirive lanë ndasi të thella që janë të dukshme edhe sot.

Informacioni që vjen nga institucionet amerikane ka tërhequr vëmendje të veçantë vitet e fundit. Vëmendje të veçantë në vitet e fundit tërhoqi informacioni që erdhi prej institutit amerikan. Publikimi i të dhënave të reja rreth financimit të hulumtimit të koronavirusit në Institutin e Virologjisë në Vuhan, sërish ka çelur çështjen e përgjegjësisë së strukturave shkencore e politike. Nëse tregohet se informacione të caktuara kanë qenë të njohura dhe nuk kanë qenë të disponueshme për publikun apo organeve legjislative, do të çelen çështje serioze të përgjegjësisë politike e juridike. Ndaj diskutimi rreth covid-19 nuk është më vetëm çështje mjekësore, por dhe çështje e transparencës së institucioneve, përgjegjësisë së mbajtësve të funksioneve publike dhe besimit të qytetarëve në shtet.

Pandemia çeli çështjen e korrupsionit. Në shumë vende u ndërmorrën hetime për prokurimet publike të pajisjeve mjekësore, vaksinave dhe kontratave të jashtëzakonshme me vlerë miliarda dollarë e euro. Parlamenti Europian, parlamentet kombëtare dhe organet gjyqësore në shumë shtete u shqyrtuan nëse disa vendime gjatë pandemisë ishin marrë jashtë procedurave standarde. Çka çeli debat të ri ligjor rreth asaj sesi të sigurohet përgjegjësia në rrethana të jashtëzakonshme.

Njëkohësisht Covid-19 përshpejtoi revolucionin teknologjik. Dixhitalizimi, puna në distancë, telemjekësia, bioteknologjia dhe inteligjenca artificiale janë zhvilluar më shpejt se sa pritej. Shtetet kuptuan se laboratorët, industria farmaceutike, të dhënat dhe pavarësia teknologjike po bëhen njësoj të rëndësishme për sigurinë kombëtare si ushtria, energjia dhe lëndët e para strategjike.

Pasojat gjeopolitike të pandemisë mund të tregojnë si më të qëndrueshme. Mjaft ekspertë besojnë se Covid-19 nuk krijoi botë multipolare, por e përshpejtoi ndjeshëm atë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara tentuan të ruanin rol udhëheqës në sistemin ndërkombëtar, Kina vijoi ngritjen ekonomike e teknologjike. Rusia insistoi në konceptin e multipolaritetit dhe rolin qëndror të Kombeve të Bashkuara, ndërsa India forcoi më tej pozitën e vet si fuqi globale në rritje.

Sot flitet gjithnjë e më shumë për ekuilibër të ri gjeopolitik mes Uashingtonit, Pekinit, Moskës dhe Nju Delhit. Interesat e tyre nuk janë të njëjta, por të gjithë pranojnë se bota po largohet me shpejtësi nga modeli në të cilin një fuqi përcakton rregullat e rendit ndërkombëtar. Pikërisht për këtë arsye çështja e origjinës së pandemisë ka rëndësi të gjerë. Ajo ndikon jo vetëm tek raportet mes SHBA dhe Kinës, por dhe tek besimi mes shteteve, institucioneve ndërkombëtare dhe rregullave të ardhshme të qeverisjes globale.

Europa doli nga pandemia duke u përballur me sfida të reja. Kriza energjetike, inflacioni, tensionet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë rënduan edhe më ekonomitë europiane. Gjithnjë e më shpesh dëgjohen thirrje për autonomi më të madhe strategjike të Unionit Europian dhe pakësimin e varësisë nga qendrat e jashtme të fuqive. 

Për Ballkanin e veçanërisht për Sërbinë, këto ndryshime kanë rëndësi të veçantë. Rajoni sërish ndodhet në udhëkryqin e korridoreve të rëndësishme ekonomike, energjetike dhe të transportit. Në botën që po bëhet multipolare, vendet e Ballkanit përballen me nevojën për të balancuar me kujdes mes qendrave të ndryshme politike dhe ekonomike të pushtetit.

Beogradi zyrtar përpiqet të udhëheqë politikë neutraliteti ushtarak dhe zhvillojë marrëdhënie me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë, Kinën, Indinë dhe vendet e BRIKS. Pozitë e tillë mbart sfida të shumta, por dhe avantazhe të caktuara në botë që ndryshon me shpejtësi. Në rrethanat e reja, forca e shtetit nuk do të matet vetëm nga fuqia ushtarake, por nga kualiteti i institucioneve, siguria ligjore, zhvillimi teknologjik dhe aftësia për të mbrojtur interesat vetjake.

Ndaj kovid-19 mbetet shumë më tepër sesa pandemi. Ai u bë simbol i fundit i një epoke dhe fillimit të një tjetre. A do t’a kujtojë historia këtë periudhë si momentin e shfaqjes së botës së re multiolare apo si një mundësi e humbur për bashkëpunim global, këtë do t’a tregojnë vitet që vijnë. Ajo çka tashmë është e sigurt, është se pandemia ndryshoi rrjedhën e historisë dhe se bota nuk është më e njëjtë.