Kubi i Kurtit: Si u përjetua mossuksesi i njëanshëm në zgjedhjet në Kosovë?

Aljbin Kurti na mitingu
Burim: Facebook

Shkruar për Kosovo Onlajn: Helena Ivanov, bashkëpunëtore shkencore në Qendrën Hulumtuese Henri Xhekson

Së fundmi, zoti Kurti ishte i sigurtë se do t'i siguronte një tjetër fitore dërrmuese partisë së tij Vetëvendosja (VV), duke pritur ripërsëritje të rezultatit të vitit 2021. Ishte kaq i sigurt sa tregoi “para votimit se do të preferonte të ulej në opozitë nëse partia e tij nuk mund të formonte qeveri shumice" dhe shpesh e përshkruante opozitën si ""kafshë" dhe ‘hajdutë’ të gatshëm për të bërë marrëveshje ‘me djallin’ kundër qeverisë së tij".

Por në të vërtetë tregoi të kundërtën. Partia VV fitoi rreth 41% të votave-më shumë se çdo parti tjetër, por jo mjaftueshëm për shumicë absolute. Kjo do të thotë se Kurti tani duhet të kërkojë partnerë koalicioni për të qëndruar në pushtet. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte e dyta me 22%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi 18%. E rëndësishme është të përmendet se partitë sërbe ndërprenë bojkotin dhe vendosën të marrin pjesë në zgjedhje me Listën Sërbe (të mbështetur nga autoritetet në Beograd) ku fitoi të 10 mandatet në dispozicion. Përderisa kjo fitore mund t’a vendosë Listën Sërbe në pozitën e partisë që do të vendosë se kush do të bëjë qeverinë, ka jashtëzakonisht pak gjasa për të mos thënë e pamundur, që Lista Sërbe të hyjë ndonjëherë në koalicion me zotin Kurti.

Kështu që tani zoti Kurti ndodhet në pozitë tjetër, duke u zotuar të mbajë pushtetin dhe të formojë qeveri të re. Megjithatë, se si e planifikon t’a arrijë këtë mbetet e paqartë. Ekspertët parashikojnë se çdo qeveri e re do të jetë jostabile madje disa sugjerojnë se Kosova së shpejti mund të mbajë sërish zgjedhje.

Pra, si u fut zoti Kurti në këtë situatë? Përgjigja shtrihet në qëndrimin e tij ndaj sërbëve etnikë në veri të Kosovës. Nga njëra anë, disa nga mbështetësit e tij mbështesin qasjen e tij të ashpër, duke besuar se zgjerimi i kontrollit mbi veriun, është në interesin më të mirë të Kosovës.

Megjithatë, qëndrimi i palëkundur i Kurtit është shënuar me një sërë veprimesh të njëanshme dhe mospërmbushjen e detyrimeve të mëparshme, përfshirë krijimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe (BKS). Këto lëvizje jo vetëm që ndaluan normalizimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe "antagonizuan mbështetësit kryesorë të Kosovës-BE dhe SHBA".

BE vendosi një sërë masash, efektet e të cilave kanë filluar të ndihen. Për më tepër, vetëm pak ditë para zgjedhjeve, kur zoti Kurti lavdëronte marrëdhëniet e Kosovës me Uashingtonin, Riçard Grenell (ish i dërguari amerikan për Serbinë dhe Kosovën) deklaroi se zoti Kurti ishte “iluzionist” dhe se “marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më keq”.

Nga ana tjetër, shumë zgjedhës që kanë prioritet raportet e forta me partnerët perëndimorë-dhe që tani po vuajnë pasojat e përkeqësimit të tyre-janë larguar nga zoti Kurti dhe VV, duke shpresuar se lider dhe qeveri tjetër do të miratojë qasje më pragmatike për çështjen e qasjes së sërbëve etnikë, do të respektojë marrëveshjet e nënshkruara dhe të pranuara më parë dhe do të riparojë lidhjet e tensionuara me SHBA dhe BE.

Se kush do t’a formojë qeverinë pasuese të Kosovës dhe sa do të zgjasë ky partneritet, mbetet për t’u parë, por leksioni më i rëndësishëm duhet të nxirret nga ky rezultat zgjedhor. Veprimet e njëanshme kanë kosto shumë të lartë-mbi të gjitha për popullin e Kosovës, qofshin ata të përkatësisë etnike sërbe të cilët vuajnë pasoja direkte, por dhe për shqiptarët të cilët indirekt janë të prekur nga jofunksionaliteti i shoqërisë dhe direkt masave të BE. E dyta, të tilla lëvizje janë të dëmshme për vetë shtetin, siç tregohet nga izolimi në rritje i Kosovës. Ndaj, kushdo që të bëhet kryeministër, do të ishte e mençur të kthehej në tryezën e bisedimeve me qasje konstruktive, duke nisur nga përmbushja e premtimeve dhe detyrimeve, disa prej të cilave-sikurse BKS-që janë marrë prej më shumë se dhjetë vitesh.