KUSH është KUSH - Herbert Kikl: Fituesi i zgjedhjeve në Austri, kundërshtar i pavarësisë së Kosovës

herbert_kikl
Burim: Kosovo Online

Lideri i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO), e cila mbron anëtarësimin e Serbisë në BE dhe kundërshton pavarësinë e Kosovës - Herbert Kikl arriti një rezultat historik në zgjedhjet parlamentare në Austri, i cili mund të përmbushë ëndrrën e tij - të bëhet "kancelar i popullit”, që ishte slogani i tij në fushatën zgjedhore.

Për herë të parë në historinë e pasluftës të Austrisë, partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare dhe është në gjendje të formoj qeverin. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë, sepse Kikl nuk është një partner “tërheqës” i koalicionit, për shkak të flirtimit me ekstremin e djathtë.

Në qershor, Komiteti i Vjenës i FPO-së i ka dorëzuar Kuvendit të Vjenës një kërkesë në të cilën theksohet se “Kosova nuk është shtet i pavarur” dhe se njohja e saj ka cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, si dhe të OKB si dhe  Rezoluta 1244, prandaj besojnë se qeveria austriake nuk është dashur të njohë pavarësinë e Kosovës.

Vetë Kikl i tha një media serbe dy vjet më parë se Kosova duket më shumë si një shtet i "dështuar" sesa një shtet sovran, ku një mision ushtarak ndërkombëtar është ende i vendosur për të ruajtur sigurinë dhe për të parandaluar dhunën. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Serbia është një vend i rëndësishëm evropian me një histori shumë të pasur, e cila gjithmonë ka qenë e lidhur me fatin e Austrisë dhe se edhe sot ajo është pjesë e rëndësishme e komunitetit evropian të popujve dhe factor i stabilitetit në Ballkan.

Megjithatë, fushata elektorale e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në zgjedhjet parlamentare të Austrisë u drejtua kundër Kiklit, duke e akuzuar atë si një ekstremist të djathtë që flirton me të kaluarën.

Rruga e Kikl drejt kreut të FPO-së  hapi afera "Ibica", për shkak të së cilës lideri shumë më i njohur i libertarianëve, karizmatiku Heinz Christian Strache, u desh të jepte dorëheqjen.

Ai ishte shkruesi  i fjalimit të Jergo Haider, ish-kreut të FPO-së, nën të cilin partia arriti rezultate të rëndësishme.

Në një nga fjalimet, që shkroi Kikl, Haider e quajti presidentin francez Zhak Shirak një "Napoleon xhepi", gjë që çoi në një ftohje të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

Në qeverinë e kancelarit Sebastian Kurz, anëtarët e të cilit përfshinin liritarë, Kikl ishte ministër i Brendshëm, i cili kritikohej vazhdimisht për qëndrimin e tij të ashpër ndaj emigrantëve. Pikërisht për shkak të këtij qëndrimi dhe duke refuzuar të distancohet nga e djathta ekstreme radikale, Kikl u bë një partner koalicioni i padëshiruar për të gjitha partitë e tjera. Kështu, kreu i Partisë Popullore të Austrisë dhe ende kancelari aktual, Karl Nehammer, tha se nuk mund ta imagjinonte Herbert Kikl si kancelar, megjithëse mund të imagjinonte bashkëpunimin me libertarianët.

Kikl e ndërtoi fuqinë e tij politike kryesisht gjatë pandemisë së virusit korona, si një kritik i zëshëm i vaksinimit dhe të gjitha masave të marra kundër COVID. Dhe lufta në Ukrainë e rriti popullaritetin e tij, gjë që është rasti me të djathtën në vendet e tjera evropiane. Kikl ishte një zë që kundërshtoi politikën e Vjenës zyrtare për të marrë njërën anë në konfliktin ruso-ukrainas dhe për të ndjekur verbërisht politikën e sanksioneve të BE-së, duke pasur parasysh që Austria shmang neutralitetin e saj. Kikl dhe partia e tij janë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, por pasi erdhi në krye të partisë, ai u distancua menjëherë nga marrëveshja që paraardhësi i tij bëri me Rusinë e Bashkuar të Putinit për bashkëpunimin partiak.

Fitorja në zgjedhjet parlamentare nuk duhet të jetë befasi, pasi ajo pasoi fitoren e FPO-së në Austri dhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, e cila i dha edhe një "erë në shpinë" Kiklit.

Kështu ai nënshkroi "Manifestin Patriotik" me kryeministrin hungarez dhe liderin e Fidesz, Viktor Orbán dhe kreun e partisë ANO dhe ish-kryeministrin çek Andrej Babish, si bazë për formimin e fraksionit "Patriotët për Evropën" në Parlamenti Evropian, të cilit duhet t'i bashkohen partitë e tjera të krahut të djathtë.

Për Kiklin, siç tha ai, ishte një ditë historike, dita e hyrjes në një epokë të re të politikës evropiane.

"Një epokë lirie, sovraniteti, paqeje, prosperiteti dhe vlerash evropiane", tha Kikl, i cili do të ketë nevojë për shumë aftësi politike dhe gatishmëri për kompromis për të gjetur një partner koalicioni dhe për të bërë një tjetër rezultat historik dhe për t'u bërë kancelari i ri i Austrisë.

Kikl u rrit në një familje të klasës punëtore dhe ndoqi shkollën fillore në qytetin e Radentein, dhe më pas mbaroi shkollën e mesme në Shpitall në Dravë.

Pasi kreu vullnetarisht shërbimin ushtarak, ai u regjistrua fillimisht në gazetari dhe shkenca politike në Universitetin e Vjenës, e më pas në filozofi dhe histori.