Miku më i vjetër ballkanik i Amerikës është gjithashtu dhe më i çmuari
Në qarqet e politikës së jashtme të Uashingtonit, egziston tendencë që Ballkani trajtohet si problem që duhet zgjidhur e jo si pronë që duhet kultivuar. Ky është gabim strategjik dhe ajo që dita-ditës bëhet gjithnjë e më e kushtueshme.
Ballkani Perëndimor ndodhet në udhëkryqin e Europës, duke lidhur krahët lindorë e jugorë të NATO ndërthurur me korridore energjie, rrugë migrimi dhe zinxhirë furnizimi që janë të rëndësishëm për mbarë komunitetin transatlantik. Stabiliteti këtu nuk është finesë rajonale. Është parakusht për sigurinë europiane. Por kur vëmendja shkon gjetkë, ky stabilitet është nën presion.
Në Bosnjë, përpjekjet për të centralizuar pushtetin politik shumë përtej asaj çka ishte parashikuar në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit të vitit 1995, nxitën tensione të rrezikshme. Vlen të kujtojmë se çfarë ishte në të vërtetë Dejtoni: marrëveshje që ndali luftën. Arkitektura e saj e balancuar me kujdes, sado jo e papërsosur që duhet të jetë çdo kompromis, nuk është relike që duhet hedhur poshtë, por themel që duhet respektuar. Tentativat që ajo të anulohet rrezikojnë sërish riçeljen e plagëve që u deshën breza për t'u mbyllur.
Në Kosovë, situata mbetet e pazgjidhur në mënyra që kërkojnë sinqeritet e jo eufemizma diplomatike. Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 mbetet e panjohur nga më shumë se gjysma e vendeve të botës, përfshirë pesë vendet anëtare të BE. Sërbia nuk mund dhe nuk do t’a njohë atë shpallje. Kjo nuk është kokëfortësi nga ana jonë; ky është qëndrim i bazuar si në të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe në sovranitetin e shtetit tonë. Megjithatë njëkohësisht, Beogradi përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me autoritetet në Prishtinë. Dëshirojmë koegzistencë funksionale. E dëshirojmë që njerëzit nga të dy anët të jetojnë jetë më të mirë.
Afro për një dekadë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama udhëhoqën procesin më të rëndësishëm të pajtimit në histori mes sërbëve dhe shqiptarëve. Dy fqinjë, marrëdhënia e të cilëve prej kohësh definohej nga rivaliteti dhe mosbesimi, tashmë zgjedhin dialogun në vend të armiqësisë. Partneriteti i tyre kulmoi së fundmi me artikullin e përbashkët në Frankfurter Algemajner Cajtung në të cilët argumentohej se BE duhet të pranojë Sërbinë, Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor pa mekanizmat e vetos që shumë shpesh kanë paralizuar vendimmarrjen në kontinent.
Ishte ky propozim i guximshëm, që u sulmua nga kundërshtarët politikë të të dy palëve. Ky ishte i parashikueshëm. Liderët që rrezikojnë për paqen rrallë marrin lavdërime në afat të shkurtër. Historia, nga ana tjetër, tenton të jetë më bujare.
Për Sërbinë, anëtarësimi në BE mbetet qëllim strategjik. Përparimi megjithatë, ka ngecur ndonëse jo për shkak të mangësive në sundimin e ligjit, sikurse pretendojnë kritikët e Sërbisë. Kur Rumania dhe Bullgaria i’u bashkuan BE, bërën këtë sipas standardeve që Ballkani Perëndimor i kishte tejkaluar prej kohësh në shumë aspekte të matshme. Standardi është ngritur, selektiv dhe konsiderueshëm për rajonin tonë. Ndasitë e brendshme të BE dhe lodhja nga zgjerimi, janë pengesat kryesore për pranimin e Sërbisë. Ne këtë e dimë dhe jemi të duruar. Por nuk do të bëjmë sikur pengesa është tërësisht në anën tonë.
Ndërkohë, Sërbia nuk po qëndron në vendnumëro. Ajo çka nuk jemi anëtare do të thotë fleksibilitet dhe ne e shfrytëzojmë atë. Sërbia u ofron kompanive amerikane diçka gjithnjë e më të rrallë në Europë: destinacion miqësor zhvendosjeje me lidhje të thella transatlantike, fuqi punëtore të kualifikuar dhe mjedis rregullator miqësor ndaj biznesit pa burokraci që është akumuluar prej dekadave brenda BE. Rezultatet flasin vetë. Sektori ynë i teknologjisë tani përbën gati 10% të PBB kombëtare, çka është mes raporteve më të larta në mbarë Europën dhe rritet shpejt.
Por pavarësia e veprimit të Sërbisë nuk është vetëm avantazh ekonomik. Ajo është gjithashtu dhe morale. Askund kjo nuk është më e qartë sesa në marrëdhënien tonë me Izraelin.
Mbrëmjen e 8 tetorit 2023, një ditë pas masakrës më të keqe të hebrenjve që nga Holokausti, Sërbia mori mesazh nga Izraeli: nevojiten materiale ushtarake e madje shpejt.
Presidenti Vuçiq u përgjigj dhe në harkun e katër ditëve Sërbia e dorëzoi.
"Unë jam i vetmi në Europë sot që tregton municion ushtarak me Izraelin", tha qartë Vuçiq. "Ndaj kolegët e mi më kritikojnë shpesh."
Ka të drejtë në të dy pikat. Sërbia i ofroi ndihmë sigurie Izraelit në kohën kur solidariteti europian me shtetin hebre mungonte dukshëm. Kur ekipet sportive izraelite kishin nevojë për shtëpi larg shtëpisë së tyre të dëbuara nga fushat e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe kulturës së bojkotit që po infektonte futbollin europian, zgjodhën Beogradin. Dinin se aty do të ishin të mirëpritur dhe kishin të drejtë. Nuk u dëgjua asnjë sllogan antisemitik. Në vend të kësaj, flamur i verdhë që të kujtonte stemën që hebrenjtë ishin të detyruar të mbanin nën pushtimin nazist valëvitej përkrah flamurit sërb mbi pallatin tonë presidencial, akt kujtese e qartësie morale.
Kjo kujtesë është thellësisht e rrënjosur në Sërbi. Sipas Jad Vashem, ustashët, lëvizja fashiste kroate që sundoi si shtet kukull nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore kreu shfarosjen e hebrenjve kroatë si pjesë e Holokaustit më të gjerë, gjithashtu shfarosën mbi 500,000 sërbë, dëbuan 250,000 të tjerë dhe detyruan 250,000 të tjerë të kalonin nga ortodoksia në katolicizëm. Dimë se çfarë do të thotë të jesh shënjestër për atë që je. Ndaj solidariteti ynë me Izraelin nuk është qëndrim politik, por refleks moral.
Disa kryeqytete europiane na kundërshtojnë me qëndrimin e Sërbisë për Izraelin. Ne besojmë se ky është një nga momentet tona më të mira.
Kjo më sjell tek diçka që shumë politikanë amerikanë duket se e kanë harruar. Gjatë pjesës më të madhe të historisë së marrëdhënieve mes dy vendeve tona, Sërbia dhe Shtetet e Bashkuara ishin aleatë dhe për më tepër të afërt. Gjatë Luftës së Parë Botërore, flamuri sërb u valëvit mbi Shtëpinë e Bardhë, një nga vetëm dy flamujt e huaj që i’u dha ndonjëherë ky vlerësim. Kombet tona janë përgjakur së bashku kundër të njëjtëve armiq.
Më pas, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo aleancë u dallua nga akte individuale të trimërisë së jashtëzakonshme. Operacioni Haljard, operacioni më i madh i shpëtimit të pilotëve amerikanë në histori, pa fshatarët e zakonshëm sërbë të strehonin, ushqenin dhe mbronin qindra pilotë amerikanë të rrëzuar me rrezik të madh personal të hakmarrjes naziste. Këta ishin fermerë dhe barinj që nuk kishin asgjë për të fituar dhe gjithçka për të humbur. Memoriali tani qëndron në Sërbi në formën e aeroplanit transportues C-47 që në fund transportoi të sigurtë ata pilotë.
Sërbia dëshiron të shikojë përparimin e marrëdhënieve transatlantike. Ne jemi vend europian (dhe në këtë kuptim dhe Shtetet e Bashkuara) sepse u formësua nga qytetërimi, mendimi dhe sakrifica europiane. Askush prej nesh nuk është në Unionin Europian por të dy kemi interes në suksesin e tij dhe në stabilitetin e kontinentit në të cilin duhet të vendoset.
Uashingtoni nuk duhet t’a shikojë Ballkanin si dhomë pritjeje postkonfliktuale por si rajon me rëndësi strategjike, rajon ku Sërbi e besueshme, në rritje dhe e pavarur është partner i vërtetë. Treguam se qëndrojmë pranë miqve tanë dhe kur na kushton. Dhe kemi treguar se mund të iniciojmë pajtim madje dhe me rrezik politik. Ky nuk është problem profili. Ky është profil aleati. Shtetet e Bashkuara dhe Sërbia edhe më herët ishin së bashku në anën e duhur të historisë dhe themeli i kësaj aleance nuk është zbehur kurrë. Është koha për të ndërtuar të reja në të.
Shkruar për “Statecraft and strategy“ ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq
0 komentet