Ndikimi dhe domethënia e besës mes shqiptarëve-dikur dhe sot

Albanci i Srbi
Burim: Facebook

“Shkelje marrëveshje, mosrespektim të ligjit, detyrime të nënshkruara dhe fjalë të dhëna, moszbatim të vendimeve gjyqësore, për shembull rreth kthimit të tokës së marrë... E gjithë kjo dhe shumë më keq, sot është bërë pjesë e praktikës së zakonshme në Kosovë, ndonëse zyrtarisht jetojmë në kohën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe institucioneve. Çfarë do të thoshte rreth kësaj kanuni mesjetar i Lek Dukagjinit?”

Përgatiti Millosh Gariq

Fjala më e njohur shqiptare është-besa, në sërbisht përkthehet në kuptimin më të afërt si-betim, fjalë nderi apo premtim që nuk mund të shkelet, për disa shekuj ka qenë me rëndësi primare për jetën brenda shoqërisë shqiptare. Brezat e vjetër sot në Kosovë vijojnë t’a dinë mirë se çfarë do të thotë kjo, por në mënyrën e jetës moderne dhe ndonjë “rregull” i ri nxit besën më shumë për t’u lënë në harresë.

Kohët e fundit është xhiruar serial televiziv ku u ka kujtuar disa shikuesve në rajonin tonë rolin e besës tek shqiptarët, ndërsa atyre të rinjve pjesërisht të interesuar rreth domethënies së tij. Po çfarë është besa dhe a ka më sot?

Si parim bazë i koleksionit të rregullave të pashkruara të Lek Dukagjinit nga shekulli XV, besa konsiderohej dispozita më e rëndësishme e tij. Shqiptarët thonë se besa përmbledh cilësitë më të mira njerëzore dhe për këtë arsye u shndërrua jo vetëm pjesë përbërëse e moralit kolektiv në bashkësi të mbyllur fisnore, por edhe përbërës i pandashëm i etikës individuale, konceptit të nderit dhe ndershmërisë.

Krijimi i besës përkon në kohë me jetën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut, figurës më domethënëse të historisë shqiptare, por lidhet me emrin e Lek Dukagjinit, pjestari misterioz i familjes Dukagjini rreth të cilit pak informacione të sakta dihen, ndërsa origjina dhe trashëgimia e tij, si ajo e Skënderbeut, në mënyrë specifike lidh shqiptarët me sërbët.

Cila është fuqia e rregullave, që i atribuohen një personi për të cilin nuk është plotësisht e sigurt se ai në përgjithësi ka egzistuar, ndoshta mund të përshkruhet më së miri nga fjalia e thënë shumë herë mes pjestarëve të fiseve shqiptare: "Kështu e ka thënë Leka !" Në kohën kur nuk kishte shtet dhe ligje, kodi i Lekës solli zgjidhje për shumë dilema, mosmarrëveshje, konflikte dhe mosmarrëveshje.

Shkelja e fjalës së dhënë turpi më i madh

“Kanuni i Lek Dukagjinit u bë në vitin 1450. Në formën e shkruar nuk u ruajt, ndërsa u përdor përgjatë gjithë mesjetës dhe feudalizmit në shoqërinë shqiptare. Kanuni parashikonte zgjidhjen e problemeve juridike në sferën publike, përfshirë ato qytetare dhe aspekte penale. Ligjet i’u përshtatën rrethanave të kohës dhe sipas rrethanave modifikoheshin dhe përmbajtjet juridike tek të cilat përdoreshin për zgjidhjen e problemeve në shoqëri. Rregullat kanunore të Lek Dukagjinit i përmblodhi dhe i shkroi Shtjefën Gjeçovi, ndërsa libri u botua në vitin 1933”, spegon për Kosova Onlajn profesor Bedri Muhadri nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.

Muhadri vë në dukje se besa është një nga mënyrat se si u zbatua ligji i Lek Dukagjinit dhe nga ajo kohë kanë ngelur disa prej thënieve shqiptare të cilat kanë lidhje me besën: "Nderi i shqiptarit nuk mund të blihet", "Shqiptari më mirë të vdesë se sa t’a shkelë fjalën” dhe “nderi i shqiptarit është më i vlefshëm se ari”.

“Rreth besës është folur edhe në kapitullin e shtatë të kanunit. Në rastet e mosmarrëveshjeve juridike, qofshin ato të natyrës pasurore apo delikateve të tjera në shoqërinë shqiptare, atëherë thirrej pleqësia. Këta ishin njerëz me autoritet dhe jepnin zgjidhje në bazë të normave të Lek Dukagjinit. Në fund u kërkua që besën t’a japin të dy palët, si autori edhe i dëmtuari. Kur betoheshin, shkelja e fjalës së dhënë konsiderohej vepër e rëndë penale. Besa është një nga virtytet më të vjetra të popullit shqiptar, detyrim solemn për të vepruar së bashku për qëllim të përbashkët. Besimi jepet personalisht, familjarsht, shoqërore dhe çështje kombëtare” shprehet Muhadri.

Besa është fjalë e dhënë për diçka të rëndësishme, shton Muhadri, premtim që jepet me dëshirë dhe me siguri se do të mbahet, fjalë nderi për të përmbushur detyrimin që është marrë.

“Sipas traditës shqiptare, në momentin kur jepet ky zotim, njeriu duhet të jetë gati të sakrifikojë jetën për t’a përmbushur atë. Njeriu që ruan besimin quhet besnik. Përdorim fjalën sikurse besa-besë, e cila është fjalë solemne në momentin e dhënies së fjalës së nderit. Premtimi jepet verbalisht, duke u betuar mbi fjalën e dhënë. Besa në masën më të madhe ka qenë përdorur mes shqiptarëve në ngjarje të mëdha shoqërore. Për shembull princat shqiptarë në vitin 1444, u mblodhën në Kuvendin e Lezhës për t'iu bashkuar luftës për lirinë e vendit. Të gjithë njëzëri premtuan se do t'i përmbahen marrëveshjes së arritur. Formimi i Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878 i dha shtysë luftës për pavarësinë e Shqipërisë kundër sundimit osman. Edhe në kohët e tjera, kur kërkohej uniteti i masës shqiptare për realizimin e të drejtave të tyre juridike dhe politike, ata dhanë fjalën dhe krijuan kështu besim dhe kohezion të përhershëm përmes besimit. Çdo shkelje e fjalës së dhënë konsiderohet fyerje e rëndë”, thotë Muhadri.

Mirëpo besa mbi të gjitha lidhej me “gjakmarrjen”, e cila prej kohësh qëndron mes shqiptarëve dhe ishte e pranishme duke u’a vështirësuar jetën shumë familjeve. Në veri të Shqipërisë, Kosovë e Metohi dhe në pjesë të Malit të Zi dhe Maqedonisë edhe sot janë ruajtur zakonet në lidhje me gjakmarrjen në të cilën besa është pjesë përbërëse.

“Përmes besës u arrit dhe të gjendej zgjidhje e mirë për zbutjen e situatave të rënda. Nën ndihmën e besës, u zgjidhën konfliktet dhe vrasjet. Dhënia e besës nga pala e të dëmtuarit dhe që familja e vrasësit të mund t’i mundësohej për shembull korrjes e grurit një prej pjestrëve që të ishte i lirë nga rreziku i vrasjes” ka theksuar Muhadri.

Azem Bejta dhe Kosta Peqanac

Interesante është që besa edhe në raportet sërbo-shqiptare shpesh ka luajtur rol të rëndësishëm, veçanërisht kur merret parasysh kompleksiteti i problemeve që rëndojnë marrëdhëniet jo vetëm mes dy popujve, por edhe skenën politike të Ballkanit, Europës dhe botë, nga dekadat e fundit të shekullit të XIX e deri më sot.

Është histori e famshme rreth vëllazërimit të kaçakut të famshëm nga Drenica, Azem Bejta Galica dhe vojvod çetnikut Kosta Peqanac, i cili në tetor të vitit 1918 mbërriti në rajonin e Pejës me dhjetëra bashkëluftëtarë të tij. Burimet shqiptare hezitojnë të flasin për këtë dhe shprehin rezerva, çka është e kuptueshme nga pikëpamja e situatës aktuale në Kosovë. Në çdo rast Bejta dhe "disa qindra arnautë" u detyruan të dorëzohen nga regjimenti austriak në rrugën mes Mitrovicës së Kosovës dhe Pejës dhe së bashku me çetnikët sërbë hyrën në Pejë. Rreth kësaj ashtu dhe për kompleksitetin e raporteve sërbo-shqiptare, egzistojnë dëshmi ashtu sikurse libri “Sërbët dhe shqiptarët ndër shekuj” i Petrit Imamit, profesor shumëvjeçar i shquar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd.

Është interesant të përmendet detaji se para luftës së përbashkët mes Bejtës dhe Peqancit kundër austriakëve, murgjit nga manastiri i Deçanit i dorrëzuan vojvodës arnaute nga Rugova dy kryq të mëdhenj të artë, një nga altari i Deçanit dhe tjetri ishte i Dushanit.

“Ata i vendosën ato nën jelekët e tyre dhe i humbën nëpër male dhe kur lufta mbaroi, i sollën dhe pa fjalë i vendosën në altar. Besa atëherë vazhdonte të ishte fjala më e shenjtë”, vuri në dukje akademiku Aleksandar Deroko, arkitekti i famshëm dhe një nga 1300 tetaret legjendarë sërbë në Luftën e Parë Botërore.

Patriakana e Pejës dhe Deçani si dhe disa manastire sërbe ndërkaq, në kohën më të vështirë për sërbët e Kosovës nën sundimin osman, nga fundi i shekullit të XVII, mbroheshin nga fiset shqiptare Gashi, Klimenti dhe Krasniqi. Ruajtja e manastirit ishte e trashëguar. Patriarkanën në Pejë e ruanin dukët nga familja Zhij Rugovë (nga fisi i Klimentit), Deçanin e ruante familja e Salih Rustës (nga fisi Gashi), Deviqi në Drenicë nga familja Behram Vojvoda (gjithashtu nga fisi Gashi), nga fshati Laushë, shqiptarët ruanin edhe manastirin e Shënjt Marko Korishkit afër Prizrenit, manastirin e Gorioçit afër Istogut, kishën në Bijello Polë afër Pejës, kishat përreth Prizrenit e të tjera. Vojvoda i manastirit që ruante Patriarkanën e Pejës gjatë Luftës së Parë Botërore mori pension nga shteti.

Besa që jepej nga anëtarët e këtyre familjeve shqiptare, ishte garanci për murgjit në kohët më të vështira. Disa prej tyre vdiqën pikërisht gjatë mbrojtjes së pronave të manastirit kundër sulmeve të bashkatdhetarëve të tyre shqiptarë.

Vojvodasit e manastireve dhe ndikimi i komunizmit 

Me ardhjen e komunistëve pas vitit 1945, roli i vojvodasve të manastireve kaloi në simbolik. Megjithatë prej arkivave të ruajtura të manastirit shikohet se ata ndonjëherë kanë marrë pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve gjyqësore lidhur me marrëdhëniet pronësoro-juridike, si dëshmitarë apo ndërmjetës. Gjatë kurorëzimit të Patriarkut Gjerman në Patriarkanën e Pejës në vitin 1960, në foto shikojmë vojvodën e manastirit. Me këtë rast, por edhe disa herë më vonë, patriarkana sërbe dhe Arqipeshkvia rashko-prizrenase materialisht u ndihmuan prej familjeve shqiptare të cilat ndihmuan Deçanin përgjatë pushtimit gjerman, veçanërisht pjestarët e vrarë të familjes Azemi.

Ligjet komuniste dhe raporti negativ ndaj kishës, çuan në plaçkitje dhe sulme nga shqiptarët vendas në pronat e manastirit, mbi të gjitha në pyll, si dhe provokime dhe sulme ndaj vëllazërive të manastirit. Autoritetet komuniste rrallë i sanksiononin. Sulmet u bënë gjithnjë e më intensive, sidomos pas shkarkimit të zyrtarit komunist Aleksandar Rankoviq në vitin 1966. Atëherë pothuajse në nivel javor mbetën të pandëshkuara incidentet. Në vitin 1970, igumeni Makarie rregjistroi rreth 50 raste sulmesh.

Sipas burimeve të kishës, në vitin 1986 kishte momente të mira për këtë çështje. Familja Demukaj, kur ndërroi jetë vojvoda i vjetër Ali Lan, nderuan dhe igumenin e Deçanit dhe e ftuan atë në varrim duke e përfshinë në radhën e vajtuesve. Më pas, pas “takimit familjar” të kësaj vëllazërie, u shkua drejt zgjedhjes së vojvodës së ri, djalit të Aliut, Hysen Demukaj, dhe verifikimi i igumenit që dëshironte që manastiri të qëndronte në “miq të vërtetë”. Peshkopi Pavlle dhe igumen Justini e pritën me gëzim këtë lajm, duke i’a konfirmuar emërimin vojvodës së Deçanit. Megjithatë kjo zgjati pak. Për Krishtlindje të vitit 1991, peshkopi Pavlle u njoftua se dy ditë më parë, përfaqësues meshkuj të familjes Demukaj kishin vizituar manastirin dhe dukeshin mjaft të mërzitur.

“Më thanë se ata nuk munden më të mbrojnë manastirin sepse siç thanë ishin kërcënuar nga banorët e fshatit Deçan se nëse ata do të vazhdojnë të ruajnë manastirin, ata me të gjithë shtëpinë do të fshiheshin nga bota myslimane dhe se nuk munden më të jenë as shqiptarë e as myslimanë. Vetë vojvodës së ri i ktheva mbrapsht librin “Thesari i Manastirit të Deçanit”, në të cilën i kushtohej vetë atij si vojvod i ri sepse siç tha “nëse më gjejmë miqtë tanë të shtëpisë, nuk do të më konsiderojnë se jam shqiptar por sërb”.

Kështu që u pezullua tradita e familjes Demukaj e gjatë prej një shekulli, ndërsa u mbyll dhe instituti i cili egzistonte ndoshta për gati 500 vite. Sot në Kosovë ish vojvodat janë zhdukur prej kohësh, ndërsa sulmet ndaj sërbëve dhe kishave sërbe janë dukuri pothuajse e përditshme.

Mbetje të venitura të fenomenit të besës

Kryetari i Mëmës së shqiptarëve në Sërbi Demo Berisha, ka theksuar për Kosovo Onljn se besa është normë tradicionale e një populli që ka kaluar një histori të vështirë.

“Si normë juridike e popullit që kurrë nuk i është nënshtruar apo poshtëruar normave të pushtuesit në etapa të ndryshme, besa është bërë përbërës i dukurisë së përditshme etno-psikologjike të popullit shqiptar. Por kur bëhet fjalë për besën e shqiptarëve në kohët moderne, duhen respektuar dy aspekte. E është ajo që ka lindur në kohën kur komuniteti shqiptar ishte i mbyllur. Nga këtu kanë ardhur edhe marrëveshjet pozitive për arritjen e ruajtjes së Patriarkanës së Pejës, Manastirit të Deçanit, Graçanicës e të tjera. Kur vojvodët shqiptarë morën përgjegjësinë për mbrojtjen e vendeve të shenjta dhe të popullit sërb, sikurse vojvoda Ramo nga Gryka e Rrugovës dhe familje të tjera të njohura-Kelmendi, Berisha, Gashi, Krasniqi, dhe të njëjtat fise janë edhe sot më të dukshmet në Kosovë. Gjithashtu ky shembull është besa nga ana e Esat Pashë Toptanit dhënë ndaj komandantëve sërbë për kalimin në Shqipëri në Luftën e Parë Botërore dhe sigurimin e krahëve të ushtrisë sërbe, çka ishte e një rëndësie të veçantë”, thekson Berisha.

Megjithatë, sipas fjalëve të tij, kohët e reja tregojnë se ka ndikim të madh në jetën moderne dhe në domethënien dhe rolin e besës tek shqiptarët. Kohët e reja kanë sjellë mungesë respekti për zakonet e mëparshme dhe zakonet morale që dikur u përcollën brez pas brezi.

“Hapja e fiseve dhe familjeve shqiptare, largimi jashtë shtetit, ndikimi në kulturë, fe dhe të gjitha poret shoqërore tek shqiptarët ndikuan që fjala dikur e famshme besë, e cila ishte më e fortë se çdo ligj, të zbehet dhe të humbasë kuptimin e saj moral. Ndaj sot mund të flitet për dobësimin e këtij fenomeni tek shqiptarët. Thelbësore është çështja sesa janë zbehur mbetjet e fenomenit të besës, e cila dikur ishte më e fortë se guri, sot mund të konsiderohet në atë të besës së kohës së Lek Dukagjinit" përmbyll Berisha.