PËRmbledhja e javës 90
Nga rrethi vicioz në labirintin pa rrugdalje. Kështu duket pak a shumë kalimi nga java në javë, apo nga viti në vit në Kosovë. Nuk është ngushëllues, por as bota nuk ka përgjigje për dilemat e reja dhe të gjithë shpresojnë që pyetja të mos bëhet fare. Kush ofronte përgjigje këtë javë dhe kush tentonte t'i anashkalonte?
Tashmë jemi mësuar se kërkimi i rrugëdaljes nga vorbulla shpesh krijon veçse valë të reja. Ndaj tani është sukses, pas dialogut, qëndrimet të paktën nuk janë më larg se më parë. Ka përparim pas bisedimeve të Brukselit të kësaj jave, por optimizëm jo shumë.
Drejtori i Fondit Kosovar për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, spegon:
"Kemi pasur edhe më herët mundësinë, shumë shpesh, të zhgënjehemi për shkak të ngjarjeve dhe marrëveshjeve që nuk u zbatuan në praktikë."
Rrethi vicioz në praktikë-fushata, votimi, numërimi... duket se nuk është mbyllur vitin e kaluar. Nën anashkalimin e disa hapave, aventura vazhdon.
"Përsëritja e numërimit të votave", komenton Stefan Surlliq nga Fakulteti i Shkencave Politike.
"Më shumë është për të respektuar proçedurat ligjore e teknike. Në thelb, rezultatet e zgjedhjeve janë të qarta dhe nuk do të ndryshojnë", thotë Surlliq.
Disa zgjedhje janë të qarta dhe disa detyra të pazgjidhshme. Dalja nga labirinti i ankesave dhe zgjidhjeve ende nuk është gjetur. A e kërkon këtë Gjykata Kushtetuese, nuk dihet.
"Nëse, të themi, Gjykata Kushtetuese do pranonte apelimin e mëparshëm, pra do t'i përgjigjej ankesës së Listës Sërbe, kjo do të thoshte se Nenad Rashiq kurrë nuk do të zgjidhej për kryetar të Kuvendit. E më pas Kuvendi vetë nuk do të konstituohej. Se Vjosa Osmani nuk mund të jepte mandat për përbërjen e Qeverisë dhe se zgjedhjet nuk mund të shpalleshin. Të gjitha këto janë veprime të pavlefshme", spegon se në çfarë "rrethi vicioz" mund të binin politikanët dhe mbarë opinioni publik, sqaron politologu Ognjen Gogiq.
Dhe nga dikush tjetër prej vorbullës botërore, këto ditë vështirë të dalësh. Sepse, të themi për çështjen e Groenlandës, asnjë përgjigje nuk është e saktë.
"Në këto raste, për shembull", këshillon profesori Nexhmedin Spahiu, "heshtja është gjëja më e mirë".
Kur flet, matet çdo gërmë. Dhe çdo fjalë është bumerang potencial. A ka hapësirë që topthi botëror të zgjidhet në këtë moment, pak e dinë.
"Me shumë gjasa këtë vit do të përjetojmë disa ngjarje që nuk jemi mësuar t'i shikojmë e dëgjojmë. Tamam sepse po vjen rend i ri i gjeografisë botërore dhe nuk e dimë se çfarë do të jetë", thotë Agim Shahini nga Aleanca e Biznesit të Kosovës.
Disa do të mbyllnin sytë ndaj të panjohurës, të tjerë do t’a zbukuronin. Megjithatë, kur realiteti është kaq i turbullt, as syzet ngjyrë rozë dhe as çdo lloj syzesh nuk mund t’a ndryshojë. Pavarësisht se kush i mban.
0 komentet