PËRmbledhja e javës së 33

KOmpilacija nedelje 33
Burim: Kosovo Online

Parakusht për marrëveshje, përparim dhe de-eskalim është mirëkuptimi. Kur palët nuk kuptohen, takimet janë në start, ndërsa përparim nuk ka. Në këtë përafrim synimesh dhe pyjeve të rinj e të vjetër në të kuptuarit ka kaluar dhë një tjetër javë në rajon.

 

Javë plot me vizita, mirëkuptime, takime tipike... Por edhe ato takime tradicionalisht më pak të përzemërta, sikurse është dialogu. Progres, madje dhe në Bruksel, është bërë. Pra, si negociatorët dhe ndërmjetësuesit ulen në të njëjtën tryezë.

“Nëse erdhëm deri aty që suksesi është ulur në tryezën e bisedimeve, atëherë kjo tregon mjaft që Bashkimi Europian ka humbur të drejtën për të moderuar këtë dialog”, tha për Kosovo Onlajn Sërgjan Barac nga Qendra për Stabilitet Shoqëror.

Brukseli nuk po e humb durimin. Kërkon që palët të kuptojnë njëra-tjetrën dhe të caktojë takime të reja. Pa asnjë qëllim të dukshëm, beson analisti Aleksandar Mitiq.

“Llajçak, si të thuash, rreh ujët, bën takime dhe shkruan raporte për këtë. Ndërsa përparim nuk ka fare”, thotë Mitiq.

Asnjë takim, thonë më këmbëngulësit, nuk është i kotë. Asnjë shkëmbim mendimesh nuk është humbje kohe. Është e rëndësishme vetëm të dimë se çfarë është e rëndësishme dhe për kë.

“Mundemi ne tashmë ditën e verës deri në drekë të analizojmë se çfarë do t'u përshtatej të tjerëve. Këtu ka rëndësi se çfarë duam ne” thotë Dushan Prorokoviq nga Instituti për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare.

Si për shkak të ditëve më të shkurtra të vjeshtës, apo për shkak se nuk kuptohemi për asgjë, madje dhe negociatorët dhe ndërmjetësit kanë nevojë për nxitje të re. Shumë e shikojnë atë në zgjedhjet e ardhshme amerikane.

Kështu që kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini për Kosovo Onaljn përllogarit se kur do të mund të shikohen efektet e atij vendimi.

“Pres që vitin e ardhshëm të ketë shumë përparim në dialogun me Sërbinë. Mendoj se duhet të bisedohet që të fillojnë nga e para, por që do të shkohet deri tek zgjidhja” thotë Shahini.

Edhe para Vitit të Ri, nën pengesat e pritshme, duhet të mësohemi edhe me disa figura të reja. Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e fsheh zhgënjimin me funksionin e ri delegues të eurodeputetit Picula, por premton konstruktivitet.

“Do të punojmë me të, do të bisedojmë me të. Por e kuptuam mirë mesazhin e Parlamentit Europian” tha Vuçiq.

Ndonjëherë është më mirë të mos kuptohemi, sesa si gratë që këto ditë kanë folur rreth shqetësimeve që durojnë, dëgjojmë mesazhe që na frikësojnë. Disa përvoja i kanë ndarë me ne qytetaret e Mitrovicës së Veriut.

"Drejtonte kaq ngadalë... Pastaj hapi dritaren dhe tha, ejani të pini kafe. Mos kini frikë...”, thotë një prej tyre.

Milica Rakiq Andriq nga “Iniciativa Shoqërore” përcjell disa eksperienca të grave që besuan tek organizatat joqeveritare.

“Ndodh që gruaja që ka kaluar Jarinjen apo Bërnjakun, në harkun kohor prej disa minutash, prej policit që i pa dokumentet e saj, të marrë kërkesë miqësie. Është kundër rregullave dhe etikës”, thotë Rakiq Andriq.

Të denoncosh në polici, besojnë ato, nuk ka kuptim. Sepse, kur ata nuk i kuptojnë ata që duhet t’i pengojnë, ato vendosin që është më e lehtë që të heshtin.

E ndonjëherë, si në rastin e studentëve që shëtisnin me letër ngjitëse në gojë, mesazhi që nuk flitet, më së shumti dëgjohet. Dhe kuptohen më së miri.