PËRmbledhja e javës së 31
Nuk është e nevojshme për ne skaneri për të kuptuar që dhe këtë javë nuk kemi lëvizur shumë. Ndonëse disa kamionë me mallra prej Sërbisë kaluan në Kosovë. Dhe disa sërbë me pasaporta të veçanta prej sot mund të kalojnë në Bashkimin Europian. Gjithë të tjerët vazhdojnë të gjenden në pozita të njëjta.
Është e njohur dhe më herët se skanerat shërbejnë si diagnostifikim parandalues. Ndonjëherë kur është e domosdoshme mund të shërbejë si alibi. Dhe spegimet përse masat bllokuese të mallrave nuk u hoqën nga të gjitha vendkalimet.
"Ne dëshirojmë që me doganën tonë të blejmë skanera, por dhe europianët na premtuan se do të n’a i blenin. Dhe amerikanët gjithashtu. Dhe tani se kur do të jenë, këtë nuk e di” tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Dhurata, logjikisht, nuk mund të përshpejtohet. As dhe procedurat deri sa ajo të mbërrijë.
“Ai tani do shpikë skanera, ndërsa do pritet 11 muaj dhe në fund do të jenë 22 muaj. E më pas sërish do të shpikë diçka të re, e kështu pambarimisht” reagoi presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ndaj sqarimeve prej Prishtinës.
Që skanerët nuk janë temë e shpikur, konfirmohet dhe arsyeja për të cilën, siç u spegua para 15 muajve dhe u vendos ndalimi i importit të mallrave. Ky arsyetim padyshim, askush nuk e pa. As atëherë e as tani. Ndaj Dragisha Mijaçiq koordinator i Grupit Punës së Konventës Kombëtare për Kapitullin 35 komentoi:
“Vendimi i Qeverisë së Prishtinës rreth anulimit të masave është po aq skandaloz sa edhe vendimi për vendosjen e tyre. Do t'ju kujtoj” thotë Mijaçiq, “se vendimi është marrë verbalisht dhe zbatohet pa asnjë gjurmë shkresore”.
Përveç skanerit, mësuam këtë javë gjatë vizitës së delegacionit të Qeverisë së Kosovës në Lleposaviq, se mamografia mund të përdoret edhe në mjekësi edhe në politikë. Më e rëndësishme, sikurse thotë ndihmëskryetarja Marina Bogojeviq, gjetja e hapësirës adekuate.
"Në godinën që është momentalisht e çliruar, planifikojmë të çelim klinikë lindjeje” tha Bogojeviq duke treguar godinën ku deri vonë ishte vendosur Organi i Përkohshëm.
Po kështu “u çliruan” një nga një institucionet në veri. Hapi tjetër është që përfituesit u çliruan nga marrja e asistencës sociale. Drejtori i Qendrës për Punë Sociale e cila nesër do të zhvendoset paralajmëron:
“Kjo nuk ka të bëjë më me politikën, por me egzistencën”, thotë Natasha Nastiq.
Lufta për ekzistencë dhe skanimi i lëvizjeve të këqija të autoriteteve vendore, siç e kemi parë këtë javë, mund të çojë në arrestime. Të mbledhur në protestën kundër arrestimit thonë se nuk tërhiqen.
“Një pjesë e mirë e jona gjithashtu protestuan, e kështu që sipas të njëjtës logjikë mund të gjendemi edhe në burg”, thotë Milica Rakiq Andriq, duke protestuar si qytetare e Mitrovicës së Veriut.
Ata që nuk e gjejnë veten në burg, munden nga sot, nëse dëshirojnë mund të gjenden në Bashkimin Europian. Dhe kjo pa analiza shtesë, viza dhe skaner. Ndonëse këtë e ushtrojnë si të fundit në Europë lajmi është ende i mirë, beson ambasadori Daniel Apostolloviq. Kështu që pas disa njoftimeve dhe vonesave, u gjet më në fund e drejta e lëvizjes së tyre të lirë në përmbledhjen javore.
0 komentet