PËRmbledhja e javës së 43

KOmpilacija 42
Burim: Kosovo Online

Fundi i vitit është koha për të tërhequr vizoren por dhe për të gjetur justifikime për të gjitha ato që premtuam e nuk arritëm t'i përmbushim. Sukseset i theksojmë, humbjet i maskojmë. Dhe vijmë me dëshira dhe premtime të reja.

Përherë duhet të mendoni për daljen, por e rëndësishme është dhe strategjia për hyrje. Pas kësaj është e lehtë të gjesh justifikime. Kështu policia fillimisht hyri në hapësirën zyrtare në Mitrovicën e Veriut e më pas kuptuan se çfarë kërkonin.

“Ne hymë brenda dhe kur nisëm të flisnim me njerëzit, mësuam se kjo mund të jetë ndonjë strukturë ilegale që vepron këtu”, sqaroi Veton Elshani, zëvendës komandant i Policisë Kosovare për Rajonin e Veriut.

Kur problemi nuk është i dukshëm, është logjike të presësh që do të zgjidhet lehtë. Kjo praktikë megjithatë në Kosovë nuk vlen. Ndaj kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, thotë:

“Me Sërbinë kemi mjaft probleme. Por problemet janë në kokë e jo në realitet!

Pavarësisht nga ajo se ku janë problemet, zgjidhjet janë më së shpeshti në kokën e ndonjë të huaji. Ndaj dhe deklaratat e tyre dëgjohen me vëmendje.

“Reklamimi dhe konotacioni verbal i liderëve europianë është i mirë dhe e përshëndesim, por që nuk është i mjafueshëm. Duhet të jetë akt për të bërë që diçka të ndryshojë" vëren Sërgjan Barac nga Qendra për Stabilitet Shoqëror.

Të kërkosh justifikim tek të tjerët, ndonjëherë është zgjidhje. Por jo gjithmonë. Analisti politik nga Prishtina Blerim Canaj sugjeron që të mbështetemi tek vetja.

“Çdo çelës është tek ne, vetëm duhet të dimë kur dhe si t’a përdorim” thotë Canaj.

Çelësi i justifikimeve të shumta dhe i së vërtetës që nuk është zbuluar prej dekadash mund të jetë në marrëveshjen për të zhdukurit në Bruksel. Megjithatë, familjet kujtojnë se trokitën në shumë dyer dhe pragje, por nuk morën përgjigje.

"Ne nuk kemi marrë ndonjë shpresë se ky dialog do të zgjidhë çështjen tonë," thotë koordinatorja e Shoqatës së të Zhdukurve dhe të të Rrëmbyerve Silvana Marinkoviq.

Për disa vendime është i domosdoshëm dialogu, ndërsa të tjerat merren në bisedë me veten. Pas një të tille, doktor Dalibor vendosi që prej Norvegjisë të kthehet në Graçanicë. Vendimi nuk ishte i lehtë, thotë ai. Por këtë herë nuk u pengua me justifikime.

“Zemra u tërhoq drejt Kosovës. Nuk ishte vendim i lehtë për t'u larguar, ndërsa akoma më e rëndë për t'u kthyer” thotë Dr. Stojanoviq para ditës së tij të parë të punës në Kosovë.

Pavarësisht justifikimeve dhe përjashtimeve, shumë dëshira këtë vit tashmë janë realizuar. Disa të tjera pak më ambicioze po presin ende momentin e duhur.