Petkoviq: Kujtojmë për të mos u ripërsëritur

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Kanë kaluar 22 vite nga ai 17 mars i vitit 2004, ditë kur u dogj gjithçka që ishte sërbe në Kosovë e Metohi në aktin urrejtës dhe të pamend nga ata që as sot sërbëve në këto vise nuk u dëshirojnë asgjë të mirë.

Gjatë atyre ditëve të çmendurisë, në krimin pa ndëshkim që zgjat për më shumë se dy dekadash, vijojnë të mbeten të gjalla pamjet e thyerjes së kryqit në kishën e Shënjt Ilias në Podujevë, e cila u bë simbol e asaj vale të tmerrshme dhune dhe plagët e familjeve të viktimave mes të cilëve dhe Borivoje Spasojeviq, Jana Tuçev, Borko dhe Dobri Stoliq, Dragan Nedelkoviq, Zllatibor Trajkoviq, Anka Periq, Boban Periq, Nenad Vesiq, të cilët ishin fajtorë vetëm pse ishin sërbë.

Ata dhe të mbarë sërbët e tjerë në Kosovë e Metohi, në të gdhirë të atij 17 marsi dhe në ditët pasuese në mënyrën më brutale ndjenë dhe e panë që urrejtja dhe e keqja janë pa dallim, se nuk pyesin se kush është dhe çfarë emri apo mbiemri. Në dhunën e pakuptueshme të atij marsi të kobshëm të 2004-ës, njerëzit u vranë për shkak të emrit të tyre, sepse u pagëzuan dhe u morën emrin e ditës së lindjes, sepse flisnin gjuhë tjetër nga ata që kryen dhunën. Ndërsa dhuna ishte kaq masive, sa duket qartë se nuk mund të ishte spontane dhe e vetlindur, por që pas saj qëndrojnë urrejtje dekadash të mësuara, e cila ushqehej dhe nxitej dukshëm nga faktor i huaj.

Të kthehemi tek momenti i 2004-ës dhe atë që i parapriu pogromit të marsit ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi. Në atë moment, sërbët në krahinën tonë jugore jetojnë në enklava, në geto, të rrethuar nga urrejtja. Krimet e tmerrshme sikurse sulmi terrorist në autobusin "Nish Eekspres" afër Podujevës, vrasja e korrëtarëve nga Stari Gracko, vrasja dhe plagosja e fëmijëve sërbë në Gorazhdevc në atë moment ishin e kaluar e afërt. Fëmijët sërbë në atë kohë në shkollë jo rrallë shkonin nën mbrojtjen e KFOR, manastiret dhe kishat sërbe ruheshin nga ushtarë të forcave ndërkombëtare, në zonat urbane në jug të lumit Ibër, sërbët jetonin sikurse thuhet në arrest shtëpiak, sepse për arsye sigurie nuk lejoheshin të dilnin në dritën e diellit. Kur shikojmë mbrapa në kohë si pogromi i marsit, a ishte i mundur të parashikohej?

Sot, nga distanca historike, mund të themi se çdo gjë tregonte në atë që se kjo e keqe do të ndodhte dhe doli të ishte edhe më keq se sa mund t’a imagjinonte ndonjë normal-brutalisht u vranë nëntë sërbë, u lënduan qindra të tjerë, ndërsa u dëbuan më shumë se 4000 bashkatdhetarë, u spastruan etnikisht gjashtë qytete sërbe dhe nëntë fshatra, u shembën, u dogjën dhe dëmtuan 935 shtëpi sërbe, dhjetëra objekte publike, shkolla, spitale dhe u dëmtuan 35 kisha dhe katedrale të Kishës Ortodokse Sërbe.

Historia e pogromit të marsit është e njohur për sërbët. Sot dimë se çfarë ndodhi minut pas minute pas mbytjes së djemve shqiptarë në afërsi të fshatit Çabër (për të cilën ekstremistët shqiptarë akuzuan automatikisht dhe gënjeshtërsisht sërbët vendas çka më vonë hetimi e konfirmoi). Dimë se si funksiononte mekanizmi i krijimit të histerisë masive, dimë se nuk bëhej fjalë për ndonjë reagim spontan, por që dhunuesit u organizuan dhe udhëhoqën nga aktivistë partiakë dhe terroristë e të ashtuquajturës UÇK, dimë që askush prej organizatorëve dhe inspiruesit nuk u dënuan, ashtu sikurse dimë që e keqja që nisi më 17 mars, ndodhi para syve dhe prezencës së forcave ndërkombëtare të sigurisë.

Insistojmë në atë që kjo faqe e historisë, kurrë mos zhbëhet dhe harrohet. Kjo nuk na lejon të kujtojmë të vrarët, qindra të plagosurit, mijëra të dëbuarit, shtëpitë e djegura, kishat dhe manastiret. Por mbi të gjitha nuk kemi të drejtë të harrojmë, që kjo e keqe kurrë më mos të n’a përsëritet.

Ndaj popullit sërb vite më pas, hija e dhunës ka dalë nga të njëjtat struktura politike ekstremiste e shoviniste që u pagëzuan në pogromin e marsit. Ky kërcënim kryesisht është i hapur. Çfarë është dhuna e Albin Kurtit ndaj popullit sërb, veçse vazhdim i pogromit me mjete të tjera? Ekstremistët në Prishtinë nuk përdorin më linçim dhe nuk fshihen pas turmës, por e kanë legalizuar dhunën dhe sot atë nuk e bën turma, por maskarenjtë me uniforma policie, organet politike dhe gjyqësore dhe elita shoqërore shqiptaromadhe.

Ligji i turmës për të cilën e dëshmuam në mars të vitit 2004, tani është politikë zyrtare e Prishtinës dhe kjo duket se nuk i shqetëson ata nga bashkësia ndërkombëtare për të cilët Albin Kurti është bashkëbisedues legjitim. Kurti do të donte që sërish të shikonte pogrom, por oreksi i tij është rritur dhe pogromin e dëshiron ngado ku jetojnë sërbë, veçanërisht në Beograd.

Diçka ndërkohë ka ndryshuar rrënjësisht. Sërbia në vitin 2004 u befasua. Në Beograd ata që ishin në atë moment në pushtet me mosbesim dhe pafuqishmëri shikonin muzgun e qytetërimit në Kosovë e Metohi, duke i’u drejtuar me një deklaratë. Sot nuk jetojmë më me iluzionin se të pafajshmit dhe të drejtët nuk vriten, pasi për këtë jemi dëshmitarë në mbarë botën edhe në Kosovë e Metohi.

Sërbia kurrë më nuk do t'i mbulojë sytë nga frika dhe naiviteti fëminor, duke pritur që e keqja të kalojë. Sot, jo vetëm që nuk kemi iluzione, por kemi edhe aftësinë dhe vendosmërinë që me në krye presidentin Aleksandar Vuçiq, të ruajmë popullin sërb dhe të mos lejojmë që të mos ndodhë më kurrë çfarëdolloj pogromi apo stuhie. Le t’a dëgjojë mirë Kurti këtë dhe të gjithë të tjerët që ëndërrojnë të shikojnë sërbët sërish në kolona refugjatësh! Kjo kurrë nuk do të ndodhë.

Dhe ashtu sikundër djegies dhe përdhosjes më perfide të Kishës së Virgjëreshës Mari të Levishkës në Prizren, afresku çudibërës i Virgjëreshës Mari të Levishkës mbijetoi, ashtu edhe sot në Kosovë e Metohi jeton popull besimtar, jetojnë kishat tona, Kisha me Arqipeshkvinë Rashko-Prizrenase dhe mbijetesën kosovaro-metohije pavarësisht të gjitha sfidave. Dhe do të jetojnë nën mbështetjen e shtetit të tyre të vetëm, Sërbisë.

Shkruar për Politikën, Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovë e Metohi