Pogrom i harruar-tragjedia rome në Kosovë e vitit 1999 (2): Përse ne si civilizim heshtëm kur romët digjeshin në flakën e historisë?

Kosovo, Stradanje Roma
Burim: Kosovo Online/Nedžmedin Neziri

Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn

Frika e shkaktuar prej bombardimeve, zhvendosi një numër të madh romësh nga Kosova mbarë botës. Ata që mbetën përballen me sfida të përditshme dhe kushte pothuajse të pamundura për një jetë të lirë dhe dinjitoze. Shumë janë nën presionin e rrethanave, pranuan identitet të ri-"ashkalinj", duke përdorur shqipen si gjuhë amtare dhe duke u integruar politikisht ekskluzivisht në strukturat politike shqiptare, si në pushtet apo në opozitë. Në kuadër të opsioneve politike joshqiptare, veçanërisht në parlament, pothuajse nuk ka asnjë.

Aspekt tjetër i diskriminimit institucional është qasja e kufizuar në arsim, shërbime shëndetësore, tregun e punës dhe drejtësi. Familje të shumta rome vazhdojnë të jetojnë në kampe të improvizuara pa infrastrukturë bazike, nën mbikëqyrjen e misioneve ndërkombëtare që nuk ofrojnë zgjidhje afatgjata. Romët në masën më të madhe janë të përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes dhe pjesëmarrja e tyre politike është reduktuar në nivel simbolik, pa ndonjë ndikim të vërtetë në rrjedhat që kanë të bëjnë me komunitetin e tyre.

Kjo situatë çel çështje serioze të fragmentimit shoqëror dhe politik, pas të cilës vjen deri tek asimilimi i popullsisë joshqiptare-konkretisht i romëve-përmes multikulturalizmit formal, pas të cilit shpesh fshihet fshirja e identitetit etnik. Sigurisht, çdokush ka të drejtë të shprehet në përputhje me ndjenjën e përkatësisë, por rrethanat në të cilat ndodh kjo tregojnë problem të thellë.

Fenomeni i riemërtimit të identitetit masiv dhe tejmbushjes politike, dëshmon faktin se në Kosovë e Metohi jetojnë në kushtet e rendit pothuajse shtet ku nuk ka demokraci të vërtetë, as pluralizëm, ndërsa pakicat kombëtare janë të privuara faktikisht nga e drejta e votës. Në dallim nga kjo, tek shtetet e njohura ndërkombëtarisht, sikurse Sërbia dhe Maqedonia e Veriut-anëtare të Kombeve të Bashkuara, janë të garantuara të drejtat themelore të lirisë së shprehjes, vetëvendosjen etnike dhe pjesëmarrjen politike.

Proçesi i asimilimit nën emra e rinj-"Ashkalinj" dhe "Egjiptianë"-u zhvillua jo në rrjedha natyrore gjatë integrimit shoqëror, por si pjesë e strategjisë politike në të cilën komuniteti rom fragmentohet, ndahet dhe shtypet nga harta politike, kulturore dhe e identitetit të rajonit. Kështu, nën kujdesin e mbrojtjes ndërkombëtare dhe në hijen e demokratizimit formal, kryhet forma e fshirjes së heshtur, por fshirja sistematike kulturore, çka në literaturën moderne profesionale më shpesh njihet si genocid kulturor.

Problem të veçantë paraqet dhe margjinalizimi institucional i romëve në periudhën e pasluftës. Në planin e Ahtisaarit të vitit 2007, i cili shërbeu si themel për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, romët përmenden veçse kalimthi, si pjesë e "komuniteteve jo-shumicë". Të drejtat e tyre nuk mbrohen qartësisht dhe praktika e implementimit tregon pabarazi të thellë. Kushtetuta e Kosovës së vetëshpallur nuk e njeh gjuhën rome si zyrtare, duke konfirmuar kështu padukshmërinë e statusit të tyre në rendin politik dhe kulturor.

Ndaj, është e rëndësishme që tragjedia e romëve në Kosovë e Metohi në vitin 1999, duhet parë jo vetëm si pjesë e konfliktit lokal, por edhe si paradigmë e problemit të gjerë-padukshmërisë, përjashtimit dhe padrejtësisë historike ndaj një populli europian. Njohja e këtij kapitulli nuk është vetëm akt drejtësie ndaj komunitetit rom, por dhe test pjekurie për shoqëritë moderne europiane dhe institucioneve ndërkombëtare.

Në kuadrin e gjerë të kujtesës selektive dhe injorimit të vuajtjeve historike, mbetet pyetja e rolit të autoriteteve të mëdha religjioze. Vatikani, i cili nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, deri më sot nuk e ka njohur zyrtarisht Porajmosin, genocidin ndaj romëve dhe as ky krim nuk është përfshirë në praktikat përkujtimore të kryera në emër të drejtësisë universale. Në këtë dritë, mungon edhe reagimi moral që mund të kontribuonte në rehabilitimin e dinjitetit historik të komunitetit rom.

Një hap drejt kësaj bëri papa Françesku. Gjatë vizitës së tij në Sllovaki në vitin 2021, papa vizitoi vendbanim rom në Koshice ku tha fjalë që për shumë romë ishin shenja e parë se dikush i kishte dëgjuar vërtet: "Shpesh keni vuajtur paragjykime dhe padrejtësi të rënda, diskriminim dhe stigmatizim. Kjo na ka bërë të gjithëve më të varfër, më të varfër në njerëzim". Kjo vizitë nuk ishte vetëm simbolike-ajo përfaqësonte akt njohjeje dhe përballjeje me padrejtësinë historike, por edhe gjest të rrallë kundërshtimi ndaj përbuzjes së thellë për romët në kulturën europiane.

Papa Françesku me këtë u tregua si lider shpirtëror që kupton thellësinë e vuajtjeve të popujve në margjinat sociale. Fjalët e tij nuk mund ta fshijnë të kaluarën, por mund të çelin hapësirë ​​për dialog, për njohje kolektive dhe për drejtësi të mundshme tranzicionale, për të cilën foli në një intervistë ekskluzive që pata nderin t’a bëja me të për “Politikën”. Kjo ishte intervista e parë që Ati i Shenjtë dha për një gazetë në Ballkan qysh prej egzistencës së Vatikanit. Fjalët e tij ishin paralajmërim për ngjarjet me të cilat fatkeqësisht po përballeshim.

Para nesh qëndron pyetja: A mundet që Europa moderne të përmbajë besueshmëri të vlerave të veta nëse injoron një nga grupet etnike më pak të mbrojtura të kontinentit? Nëse përpiqemi për rend ndërkombëtar bazuar në ligj dhe jo në forcë, tragjedia e romëve në Kosovë duhet parë në tërësi, përfshirë dimensionet e saj kulturore, identitare dhe politike. Ata që u dëbuan me forcë, gjuha e të cilëve u shtyp dhe kultura e të cilëve u shkatërrua sistematikisht, nuk duhet të mbeten jashtë kujtesës kolektive të Europës moderne. Drejtësia për romët nuk është vetëm çështje e një grupimi etnik, por çështje e parimeve themelore mbi të cilat mbështetet rendi ndërkombëtar-apo të paktën duhet të mbështetet. Kjo temë meriton vend në konferenca, në media, në institucionet arsimore dhe në axhendat politike.

Është e domosdoshme të mendojmë rreth asaj përse ne si qytetarim-media, politikanët, komuniteti akademik dhe organizatat ndërkombëtare-heshtëm kur romët digjeshin në flakët e historisë. A nuk është heshtja shenjë miratimi dhe bashkëfajësie?

Nga ana tjetër, është e nevojshme të kthehet ndërgjegjësimi kolektiv për faktin se kultura rome nuk është e lidhur ekskluzivisht me imazhin e varfërisë dhe margjinalizimit. Përkundrazi, individë të shumtë me origjinë rome kanë lënë një gjurmë të thellë tek arti, shkenca dhe kultura ndërkombëtare. Ndoshta nuk e dini që mbase dhe do të çuditeni, por Pablo Pikaso, Çarli Çaplin dhe Jul Briner-të gjithë kishin origjinë rome. Pas vetes lanë vepra me vlerë dhe ndikim të pamatshëm, ndonëse nuk e identifikuan veten haptazi si romë gjatë jetës së tyre. Pikërisht kjo heshtje rreth origjinës së dikujt që ndriçon thellësinë e problemit për të cilin po flasim sot-se edhe mes atyre që arritën, egziston frika nga paragjykimet dhe stigma sociale.

Sigurisht, është e domosdoshme dhe angazhim më i madh i vetë romëve në proceset e arsimit, kulturës, pjesëmarrjes politike dhe zhvillimit ekonomik. Por njëkohësisht është po aq e rëndësishme që shumica e shoqërisë të njohë përgjegjësinë e vet në krijimin e hapësirës për atë pjesëmarrje. Ndërtimi i shoqërisë tolerante, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse nuk është detyrë e njëanshme. Kjo është sfidë e përbashkët dhe rrugë që duhet t’a ndajmë.