Rruga e Tramp drejt marrëveshjes Baku-Jerevan (2)

Ilham Alijev, Donald Tramp i Nikola Pašinjan
Burim: White house

Shkruar për Kosovo onlajn: Habib al Hadi

Marrëveshja e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë do të konkludohet fill pasi të ndryshohet kushtetuta armene dhe prej saj të hiqen të gjitha referencat për territorin dikur të diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. Kjo e fundit tashmë është tërësisht nën kontrollin azerbajxhanas, pothuajse të gjithë armenët braktisën rajonin, kështu që çdo gjurmë e karakterit të tij armen do të zhduket së shpejti nga faqja e dheut. Palët synojnë t'i drejtohen sekretarit të përgjithshëm të OSBE me një kërkesë për shpërbërjen e Grupit të Minskut, nën kujdesin e të cilit vendet prej dekadash kanë negociuar për zgjidhjen e konfliktit të Karabakut. Apeli i përbashkët ndaj OSBE që t’i jepet fund procesit të Minskut do të thotë se palët mbërritën tek synimi t'i japin fund konfliktit.

Zhvillimi i tekstit të deklaratës së paqes së nënshkruar në Shtetet e Bashkuara, nisi nën administratën e mëparshme amerikane të Xho Bajdenit, por Baku më pas refuzoi t’a nënshkruante në fazën përfundimtare.

Përsa i përket "mënyrave të tjera për të zgjidhur mosmarrëveshjet paqësisht", mund të kujtojmë vërejtjen e Tramp gjatë nënshkrimit: "Nëse ka probleme, më telefononi". Pra kjo çështja e arbitrit, me sa duket, është zgjidhur tashmë.

Gjithashtu, nuk përmendet kund i ashtuquajturi "Korridori i Zangezur", i cili është riemëruar "Rruga Tramp". Por përse, nëse, nga njëra anë, gjithçka është marrë në konsideratë tashmë, deri tek numri i kompanive ushtarake private amerikane që do të menaxhojnë rrugën dhe do të kontrollojnë jugun e rajonit Sjunik. Dhe nga ana tjetër, ky është objekt marrëveshjeje të veçantë, që mund të përmbyllet madje dhe pa marrëveshje paqeje miqësore mes Bakusë dhe Jerevanit.

Rusia vlerëson pozitivisht përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, të cilat ky vend ndërmori për të normalizuar marrëdhëniet mes Bakusë dhe Jerevanit. Kjo më 9 gusht u deklarua nga përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova, duke komentuar deklaratën e përbashkët rreth marrëdhënieve paqësore, ku një ditë më parë në Uashington u nënshkrua nga Pashinian dhe Aliev nën pjesmarrjen direkte të Shtëpisë së Bardhë dhe Donald Tramp.

Moska gjithashtu u kërkoi aktorëve jashtë-rajonalë "të mos krijojnë vështirësi të reja" që të "shmangin përvojën e trishtueshme të ndihmës perëndimore në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme". Zaharova kujtoi veçanërisht se faza momentale e normalizimit të marrëdhënieve armeno-azerbajxhanase, nisi me "rolin qendror" të Moskës në vitin 2020-2022.

Deklarata e lartpërmendur e Bakusë dhe Jerevanit parashikon në të ardhmen, nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjes së paqes, e cila tashmë është parafirmosur nga ministrat e punëve të jashtme të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Ku të çon “Korridori i Trampit“?

Në tekstin e deklaratës përmendet veçanërisht rëndësia e çeljes së komunikimeve të transportit në rajon, të cilat u bllokuan në fillim të viteve ‘90. Pikë e veçantë është krijimi i korridorit të transportit "Rruga Tramp për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar" (TRIPP), i cili duhet të lidhë rajonet perëndimore të Azerbajxhanit me enklavën e tij të Nakhçivanit përmes territorit të Armenisë përgjatë kufirit armeno-iranian.

Kjo çështje u diskutua veçanërisht gjatë negociatave dypalëshe mes Tramp dhe Pashinian. Në to, kryeministri armen pranoi që Shteteve të Bashkuara t'i dorrëzojë të drejtat ekskluzive për të zhvilluar të ashtuquajturin Korridor Zangezur për periudhën prej 99 vjetësh. Përpara kësaj, media amerikane raportoi, duke cituar burime në administratë, se Uashingtoni do t’a jepte më tej me nënblerje konsorciumit të caktuar që do të ishte përgjegjës për infrastrukturën dhe menaxhimin e tij. Njëkohësisht TRIPP do të përdoret në përputhje me legjislacionin armen.

Duke komentuar këtë pikë, Zaharova kujtoi anëtarësimin e vazhdueshëm të Armenisë në Bashkimin Euroaziatik, ku gjithashtu rregullohet edhe organizimi i transportit të mallrave tranzit. Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme i bëri thirrje gjithashtu udhëheqjes armene të marrë në konsideratë faktorin e pranisë së rojeve kufitare ruse në kufirin armeno-iranian. Ajo vuri në dukje se "në këtë fushë, marrëveshjet trepalëshe të nëntorit 2020 me pjesëmarrjen e Rusisë mbeten relevante", nga të cilat asnjëra palë nuk është tërhequr.

Prania e mundshme e amerikanëve në territorin armen shkaktoi shqetësim tek Irani. Ndonëse Teherani përshëndeti marrëveshjen mbi tekstin e marrëveshjes së paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Ministria e Punëve të Jashtme Iraniane vuri në dukje pasojat e mundshme negative të "çdo ndërhyrjeje të jashtme" në rajon. Ndërsa këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Akbar Velajati, në intervistën për agjencinë Tasnim, kërcënoi t’a shndërronte kalimin e transportit ndërkufitar në Armeni "jo korridor në pronësi të Tramp, por varrezë për mercenarët e tij". Kjo rrugë, pretendon ai, mund të ndryshojë pozicionin gjeopolitik të rajonit dhe është projektuar për të "thyer Armeninë". Velajati është i bindur se dhe Moska është "strategjikisht kundër korridorit", por Irani, sipas fjalëve të tij, synon të "mbrojë sigurinë e Kaukazit të Jugut" pa pjesëmarrjen e rusëve.

Çështjet ligjërisht kontroverse të funksionimit të TRIPP ka shumë gjasa të përpunohen veçmas në format dypalësh armeno-amerikan, nën respektimin e interesave të Bakusë. Ndonëse përsa i përket Iranit, duket se çështja e sovranitetit të Armenisë i shqetëson ata më shumë sesa vetë armenët, është e qartë se Teherani nuk do përfshihet haptazi. 
Deklaratat e palës iraniane janë më shumë të karakterit informues dhe propagandistik, me qëllim të ushtrojë presion ndaj Jerevanit dhe të ndalë hapjen e rrugës. Njëkohësisht me rastin e çeljes së "Korridorit Tramp", është e mundur që të përfshihen shërbimet e një prej kompanive amerikane të ndërtimit, si dhe nënkontraktorët turq. Zakonisht deri më tani, ishte që të ishte dyshja "Behtel-Enka". Përveç pjesës hekurudhore në jug të Armenisë prej 42 km, duhet të ndërtohet autostradë, linja e gjatë e ujësjellësit, kablli optik dhe tubacion gazi. Baku planifikon që përmes tij të furnizojë Perëndimin me burimet e veta të energjisë dhe të Azisë Qëndrore. 

Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara në punën në seksion kaq të rëndësishëm të rrugës së transportit, që gjithashtu do të bëhet pjesë e korridorit të mesëm, Korridorit Ndërkombëtar të Transportit Trans-Kaspik nga Europa në Kinë duke anashkaluar Rusinë, në të ardhmen mund të ndryshojë të gjithë sistemin rajonal të sigurisë. Nevoja për praninë ushtarake të Rusisë në Armeni mund të zhduket me kalimin e kohës. Zbatimi i dokumentit të nënshkruar në fakt do të thotë që Armenia humbet sovranitetin ndaj një pjese të territorit të vet, ndonëse pa formalizim juridik. Rreziku më i madh në këtë kontekst është se Azerbajxhani mund t’a kuptojë "Korridorin Tramp" si ekstraterritorial dhe do të insistojë në largimin e pranisë armene, nën kërcënimin e nisjes së luftës së re.

Kjo marrëveshje njëkohësisht është pjesë e strategjisë së gjerë të Tramp në të cilën ai shfaqet si paqebërës global në muajt e parë të mandatit të tij të dytë, tamam siç premtoi në fushatën zgjedhore. Shtëpia e Bardhë njihet si ndërmjetësuese në armëpushim mes Kamboxhias dhe Tajlandës dhe finalizimin e marrëveshjeve të paqes mes Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos dhe Pakistanit e Indisë.

Marrëveshja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit tregon qartë pritshmëritë e Tramp nga takimi me Putin për disa ditë në Alaska. Tramp tashmë ka njoftuar se do të vlerësojë në "dy minutat e para" nëse do të jetë e mundur të dakordësohet për "armëpushim shumë të shpejtë".

Të dy liderët lavdëruan Tramp për ndihmën në përfundimin e konfliktit dhe thanë se do t’a nominonin për Çmimin Nobel për Paqen. Për këtë, i mungon edhe vetëm “Amini” i Putinit të premten në Alaskë. 

(Fund)