Sërbia është e përkushtuar për paqen në Ballkan

Vašington_231103_Marko Đurić 04
Burim: Ambasada Srbije u SAD

Beogradi vijon të punojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve historike sesi të ndalë konfliktet të cilat mund të destabilizojnë rajonin.

Artikulli i fundit "National Interesta"-"Zyrtarët sërbë kërcënojnë me dhunë nëse KB miraton Rezolutën për Srebrenicën", keqkuptohet dhe prezanton gabimshëm situatën në rajon. Si garant e Marrëveshjes së Dejtonit, Sërbia qëndron e përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe promovimin e pajtimit në Bosnjë-Hercegovinë dhe në rajonin më gjerë të Ballkanit.

Ndërsa Sërbia këtë e dëshmoi me vepra-me besueshmëri dhe ndërgjegje mbështeti Marrëveshjen e Dejtonit në tre dekadat e fundit. Pikërisht për këtë, ndjejmë përgjegjësi të alarmojmë kur shikojmë se ajo po minohet nga veprimet e njëanshme jashtë kuadrit të Marrëveshjes së Dejtonit dhe që synojnë ndezjen e tensioneve etnike-i tillë është rasti me propozimin e njëanshëm të rezolutës. Të gjitha viktimat e luftës civile në Bosnjë duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të drejtë. Dhe nuk do të duhet të ketë hierarki viktimash.

Në artikull përshkruhet gabimisht qëllimin dhe përmbajtjen e letrës së dërguar nga Zhelka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, e më pas nga Misioni i Përhershëm i Sërbisë në KB. Letra ka lidhje me procedurat konkrete dhe halle kushtetuese në atë sesi ka përparuar rezoluta për Srebrenicën. Në letër nuk kërcënohet. Në vend të kësaj, theksohet se veprimet e përfaqësuesit të përhershëm të Bosnjë-Hercegovinës pranë KB në lidhje me projekt-rezolutën për Srebrenicën, ishin të njëanshme dhe të pavarura nga Presidenca e B&H në kundërshtim me normat kushtetuese që parashikojnë kompetencat e nevojshme të tre anëtarëve të Presidencës. Duke ndërmarrë veprim të tillë të njëanshëm, përfaqësuesi i përhershëm ka përkeqësuar tensionet etnike në një rajon ku harmonia etnike ruhet me delikatesë.

Për më tepër, synimi që rezoluta që ka lidhje me Bosnjë-Hercegovinën shtyhet përpara në Asamblenë e Përgjithshme të KB, e jo në Këshillin e Sigurimit, prezanton shkelje të qartë të Kartës së KB në të cilën bëhet e ditur se të gjitha çështjet e paqes dhe sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë janë ekskluzivisht në juridiksionin e Këshillit të Sigurimit.

Nën dritën e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 (e cila është e njohur një status dhe e drejta e tre popujve bashkëformues të Bosnjë-Hercegovinës, bosnjakët, sërbët dhe kroatët),

rezoluta e propozuar e KB rrezikon të kuptohet si selektive dhe si mosrespektuese për më shumë se 100,000 viktimat e të tre kombeve kushtetuese, pasi fokusohet ekskluzivisht tek viktimat boshnjake në Srebrenicë.

Sërbia është e përkushtuar për të promovuar paqen e qëndrueshme në Ballkan dhe vazhdon të punojë për të zgjidhur mosmarrëveshjet historike dhe keqkuptimet për të parandaluar konfliktet që mund të destabilizojnë rajonin. Misioni i përhershëm i Sërbisë pranë KB dërgoi letër e cila duhej të siguronte që të gjithë aktorët të ishin të vetdijshëm me shkeljen e Kartës së KB dhe Kushtetutës së Bosnjë-Hercegovinës dhe kishte për qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, dhe jo aq nxitëse sikurse sygjeron artikulli.

Shkruar për "The National interest" Marko Gjuriq, ambasador i Sërbisë në SHBA