Tentativa e prerjes së lidhjeve mes besimtarëve dhe vendeve të shenjta
“A është gjithçka në rregull?”, pyeti së fundmi guidën e autobuzit plot me peligrinë, njëri prej shefave të së ashtuquajturës polici kosovare në vendkalimin administrativ në K&M. “Po, Po”, i’u përgjigj ai ndërkohë që pritja vazhdonte. Pas një ore pritjeje guida sërish kërkoi zgjidhje dhe pyeti: “A duhet të nfryshoj diçka?” Përgjigja kësaj here ishte e zëshme” “Duhet... Duhet që të ndryshosh kokën!”
Kjo fjali një vit më pas, u shndërrua në fletëpalosje që policia e shpërndan në vendkalimet administrative. Nën thirrje për zbatimin e ligjeve, në të thuhet se “çdo person që kryen aktivitetin e guidës turistike në territorin e Republikës së Kosovës dhe drejton grupe turistike të organizuara për qëllime turistike duhet të posedojë licensë të vlefshme të dhënë nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”.
Vendimi është reagim i qartë ndaj numrit të madh të pelegrinëve që vizitojnë Kosovën e Metohinë. Pas tij duket se qëndron frika nga mbërritja e qindra mijëra sërbëve nga Sërbia, Mali i Zi, Republika Sërbe e Bosnjës dhe bota të cilët vijnë të shikojnë vendet e tyre të shenjta, qytetet e tyre të humbura dhe atdheun. Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase reagoi fill dhe bëri thirrje që të bëhet dallim mes besimtarëve që vizitojnë manastiret dhe turistëve që vizitojnë dhe manastiret në K&M dhe deklarata i referohet ligjeve vendore e ndërkombëtare:
"Manastiret e Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë dhe Metohi para së gjithash janë vende të gjalla shenjtërore, vende adhurimi, lutjeje e jete murgjore. Shumica dërrmuese e vizitorëve nuk vijnë në këto vende të shenjta si turistë, por si dhurues që duan të marrin pjesë në meshë, dhurata në reliktet e shenjta, të kërkojnë këshilla shpirtërore dhe vizitojnë manastiret si pjesë e jetës së tyre fetare.
Liria e besimit pikësëpari përfshin direkt dhe të drejtën e besimtarëve që të vijnë lirshëm në vendet e tyre të shenjta, të asistojnë në meshat dhe për të organizuar udhëtime pelegrinazhi. Kushtetuta Kosovare dhe Ligji për Lirinë e besimit fetar përmbajnë garanci të veçanta për bashkësitë fetare, përfshirë Kishën Ortodokse Sërbe, mbrojnë pozitën e saj dhe garantojnë shprehimisht qasjen e lirë për dhuruesit dhe vizitorët e tjerë në objektet e kultit.
Veçanërisht themi se Neni 8.2 i Ligjit për Lirinë e besimit fetar garanton shprehimisht qasje të papenguar për dhuruesit, të ftuarit dhe personat që banojnë përgjithmonë ose përkohësisht në institucionet fetare nën detyrimin që kjo garanci të respektohet gjatë zbatimit të rregulloreve për udhëtimet dhe qëndrimin. Përveç kësaj, Neni 7A i të njëjtit ligj, ndalon parandalimin arbitrar të hyrjes dhe qëndrimit të priftërinjve, kandidatëve për prift, murgjve, murgeshave dhe vizitorëve të Kishës Ortodokse Sërbe”.
Se si do të reagojë ndaj këtij sistemi që thotë se sërbët në mesjetë pushtuan kishat shqiptare në Kosovë, institucionet që kanë lista me fjalë të ndaluara sërbe, shoqëri me multietnicitet të shfarosur, mbetet për t’u parë. Për tani duket se është formuar institucioni për licensimin e guidave që do të duhet t’i çojë besimtarët sërbë në liturgji apo të vizitojë rreth një mijë vende të shenjta në Kosovë e Metohi.
Nga organizatat turistike sërbe të regjistruara pranë sistemit kosovar dhe strukturave vendore komunale, thonë se egzistojnë guida vendore por që sërbët "në nivelin më të lartë kombëtar, nuk kanë asnjë guidë turistike të licensuar". Mes 20 shqiptarëve të regjistruar dhe të licencuar dhe të tjerëve, ka disa syresh që mund të ofrojnë shërbime edhe në sërbisht.
Në thelb, është futur një lloj kontrolluesi sistemi që do t'i udhëheqë kristianët në tempujt që janë pronë e tyre. Në vendet e shenjta të sundimtarëve kishtarë sërbë, personalitetet dhe populli sërb, do të mund të shkojnë dhe të luten me licensën që e japin autoritetet kosovare.
"Ata që vijnë në Kosovë e Metohi nga Sërbia qëndrore nuk janë turistë, por dhurues, këto janë grupe mjaft specifike besimtarësh. Këtu bëhet fjalë me përkushtimin shpirtëror dhe grupet që vijnë në vendet e shenjta të KOS. Do të ishte me të vërtetë interesante të shikoje se në cilën mënyrë do të silleshin këta të ashtuquajtur guida që i akrediton Kosova në Deçan, apo në Patriarkanën e Pejës", tha për RT Balkan profesori Millosh Koviq i cili prej dekadash udhëton me studentët e vet në K&M.
Tha dhe mundësinë e mëposhtme: “Nëse na pengojnë të vijmë në grupe, do të vijmë veç e veç. Pastaj të shikojmë nëse do të vendosin nga një guidë të tyrin në çdo automjet”.
Shkelja e të drejtave fetare është njëkohësisht dhe kërcënim i pronës private. Të gjithë besimtarët e Kishës Ortodokse Sërbe, janë dhe pronarë të vendeve të tyre të shenjta, sepse ato u janë kushtuar atyre dhe janë lënë për ruajtje nga ata që i ngritën. Guida e licensuar në vendet e shenjta është tentativë 27 vjet pas konfliktit, për të thyer lidhjen organike mes besimtarëve dhe vendeve të shenjta, mes pronarit dhe pronës së tij dhe mes lirisë në getot sërbe dhe botës që i kupton dhe i mbështet ato geto.
Surpriza më e madhe është fakti se jeta në këto vende të shenjta ka fituar, si dhe se jeta në geto gjithashtu. Kjo vetëdije dhe e vërteta e përsëritur shumë herë janë konfirmim se ideja e mbijetesës ka fituar në të vërtetë. Sikurse e shikojmë tani dhe sikurse tregon historia dhe analiza, vendimi më i fundit është kombinim i nacionalizmit dhe komunizmit shqiptar, i cili dëboi murgjit dhe klerikët nga manastiret dhe kishat dhe emëroi kuratorë. Guida e licencuar sot, është në fakt kurator nga epoka komuniste që ka për detyrë të presë vizitorët në objektet e bukura, galeri afreskesh, në rrënojat e vendeve të shenjta dhe t'u ofrojë atyre "shërbim zyrtar".
Shkruar për Politikën gazetari dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq
0 komentet