Avokat Mitroviq: Autoritetet kosovare do të deportojnë Millojeviqin, do t’a apelojmë këtë vendim
Autoritetet kosovare do të deportojnë dhe sërbin nga Lleposaviqi Mlladen Millojeviqin i cili është polic në Rashkë ku mbrëmjen e djeshme u arrestua në Jarinjë, konfirmon për Kosovo onlajn avokati i tij Sërgjan Mitroviq.
Sikurse na tha Mitroviqi, ka marrë përgjigje nga Drejtoria Kosovare e Emigracionit dhe të të Huajve ku sipas të cilës është urdhëruar që Mitroviq të deportohet nga Kosova.
“Vendimi i referohej nenit 24 të Ligjit për shtetësinë ndaj të cilës është e domosdoshme që njeriu të vërë në dijeni organet kosovare, që punojnë në shërbimet e sigurisë të një vendi tjetër. Kjo është arsyeja për të cilën Millojeviqit i’u mor shtetësia dhe për këtë i është caktuar deportimi” ka thënë Mitroviq.
Ky i fundit shtoi se askush deri më tani as nuk dinte për këtë nen dhe as për domosdoshmërinë e vënies në dijeni të autoriteteve për këtë informacion.
“Ne do t’a ankimojmë këtë vendim, kemi afat tetë ditor, megjithatë ankesa jonë nuk e vonon ekzekutimin e tij, kështu që klienti im do të deportohet në afat të shkurtër. Gjithashtu atij i’u ndalua hyrja në Kosovë për pesë vjet, për të cilën do t’a ankimojmë në Gjykatën Administrative. Po përdorim të gjitha mundësitë ligjore dhe shpresoj që të paktën ky ndalim të zvogëlohet” ka thënë avokati.
Sikurse sqaroi, Millojeviq u ndalua në Jarinjë e me këtë rast i’u hodhën prangat në duar u dëgjua në cilësinë e dëshmitarit çka u shkel protokolli.
“Nuk pati të drejtë të komunikonte as me familjen se ku ndodhej. Përmes Policisë Kosovare në Veri mësuam se është dërguar në Prishtinë. E ëma e tij shkoi me mua aty. Ai ka dhe grua me të cilën banojnë në Lleoposaviq. Zgjati me orë të tëra, derisa morëm përgjigje” ka thënë Mitroviq.
Sikurse mëson Kosovo onlajn, autoritetet kosovare do të dëbojnë dhe Aleksandar Mirkoviqin nga Partesha.
Kujtojmë se Policia Kosovare deportoi në Merdarë pjestarin e MPB të Sërbisë Nikolla Vujoviqin nga Zubin Potoku i cili gjithashtu u arrestua në Bërnjak.
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq informoi se autoritetet në Prishtinë me urdhër direkt nga kryeministri i Kosovës në mandatin teknik Albin Kurti, shoqëruan mbrëmjen e djeshme tre pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe një polic pensionist në vendkalime dhe kjo sikurse vlerësuan, pa asnjë bazë apo justifikim, por si shfaqje e hakmarrjes së motivuar politikisht ndaj popullit sërb.
0 komentet