Avokatët mbrojtës për çështjen Banjska: Hodhëm poshtë prokurorinë, aktakuzë me mangësi ligjore
Avokatët mbrojtës të çështjes Banjska theksuan se në fjalën përfundimtare hodhën poshtë Prokurorinë Speciale dhe vurën në dukje se aktakuza ka mangësi ligjore ku sikurse thonë,përshkrimi faktik është jopreçiz, i paraqitur në shumës dhe në të cilin as edhe një vit e gjysmë pasi u ngrit, nuk mund të konfirmohen veprimet konkrete të të akuzuarit.
Avokatja Jovana Filipovićq e cila në këtë rast përfaqëson Dushan Maksimoviqin, theksoi se në fjalën përfundimtare, në çdo gërmë të prokurorisë paraqiti prova që mohonin pretendimet.
“Treguam se ky është veçse një konstruksion i madh i ngjarjes, ashtu sikurse i përshtatej Prokurorisë Speciale që në lidhje me Dushan Maksimoviqin subjekti të arrijë në këtë fazë. Asnjë provë nuk tregon ndonjë lloj përfshirjeje të tij në ngjarjen që ndodhi në Banjskë më 24 shtator 2023, aq më pak jo pjesëmarrje aktive. Pra, të gjitha provat dhe gjithçka që ne deklaruam dhe theksuam gjatë gjithë procedurës çuan vetëm në një lirim nga akuzat. Por do të shikojmë nëse ky panel gjyqësor forcën do të ketë dhe forcë dhe vullnet dhe guximin para së gjithash që në një prej këtyre proçedurave të japë vendim që do të jetë shfajësues", tha Filipoviq.
Sikurse shtoi, Maksimoviq nuk ishte pjestar i grupit dhe se mes qindra mijëra provave që u gjetën, nuk egzistonte asnjë ADN që përputhej me të tijën
"Të gjitha provat që janë përmendur nga Prokurorja Speciale flasin vazhdimisht të kundërtën. Madje dhe ajo çka është mjaft zhgënjyese, është pikërisht ajo se sekuestruan edhe një telefon tjetër me të njëjtin emër si ai i Dušanit, me absolutisht të njëjtat shenja. E gjithë kjo me gjasa janë vendosur në një folder dhe kështu janë krijuar disa foto që Dushani deklaroi se nuk i njihte dhe që sigurisht nuk kanë qenë në telefonin e tij. Pra, e vetmja çka mund të shikonim, është se kjo çështje ishte veçse vullneti i prokurorit për ta konturuar atë sikur Dushani kishte ndonjë lidhje. Më parë e lidhnin me Toliqin, kështu që ata vërtetuan se nuk ishte Toliqi. Pastaj, kur tingëllonte pompoze dhe tërheqëse për median, u përmend emri i Millan Radoiçiqit, se u gjet një foto e tij. Megjithatë, pamë se ishte pikërisht kjo foto nga media, pra shkrim mediatic dhe jo foto që eventualisht Dushani e ka bërë apo diçka e tillë. Dhe në këtë kuptim, shpresojmë, sikurse e thashë, lirim nga akuzat", shtoi Filipoviq.
Avokati Millosh Deleviq tha se qëllimi i çdo proçedure penale është të vërtetojë të vërtetën dhe se ajo që tha prokurori në fjalën finale nuk ka lidhje me të vërtetën.
"Akuzon këta njerëz për veprën pebale të terrorizmit dhe veprën penale-vepër e rëndë kundër rendit kushtetues pa asnjë provë. Unë nuk them që Vladimir Toliq është i pafajshëm, megjithëse nuk është fajtor për këto vepra penale që i ngarkohen. Banjska është veçse kulmi i krizës së sigurisë dhe politike që ishte në veri të Kosovës vite para Banjskës. Nisi me targat, me braktisjen e institucioneve, më vonë pati konflikt para Komunës së Zveçanit, barrikadat, listat e arrestimeve e kështu me radhë. Ndaj them se ajo që bërën me Vladimir Toliqin dhe Bllagoje Spasojeviqin, kanë elementë të veprës penale të kryengritjeje së armatosur, e cila është e inkriminuar në nenin 150 të Kodit Penal, për pjesëmarrje në kryengritje të armatosur-dënim minimal prej pesë vitesh, ndërsa organizatori dënohet me minimum dhjetë vite. Dhe ky është dënim i drejtë për këta njerëz” ka thënë Deleviq.
Çfarëdolloj vendimi të jetë, do të jetë i shkallës së parë, tha Deleviq.
"Kemi të drejtë ankimimi në Gjykatën e Apelit, kemi të drejtë të paraqesim kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme pra në shkallën e katërt-Ankimim Kushtetues. Ne do të paraqesim atë që deklaruam sot deri në fund të kësaj proçedure penale”, shtoi Deleviq.
Avokat Ljubomir Pantoviq theksoi se publiku kishte mundësinë sot që të konfirmonte se për çfarë aktakuze bëhet fjalë.
“Fjala është për një aktakuzë fort të keqe ku përshkrimi faktik është absolutisht jopreçiz, i paraqitur në shumës dhe ku edhe sot e kësaj dite, një vit e gjysmë pas ngritjes së aktakuzës, nuk mund të përcaktohet se çfarë ka bërë ndonjëri prej të pandehurve. Pra, i gjithë përshkrimi u paraqit në shumës. Sot, paraqitëm edhe shembuj nga praktika gjyqësore kosovare, ku Gjykata e Lartë e Kosovës dhe Gjykata e Apelit kërkojnë shprehimisht që veprimi i secilit të pandehur duhet të përshkruhet konkretisht në përshkrimin faktik dhe se përshkrimi i përgjithshëm në aktakuzë nuk është i pranueshëm dhe nuk vërteton përgjegjësinë penale”, deklaroi Pantoviq.
Sikurse tha, nuk e mohoi që klienti i tij ishte pjesëmarrës në ngjarjet në Banjskë, por që nuk dihet nëse ai ndërmori ndonjë veprim dhe nëse po, çfarë lloj veprimesh bëhet fjalë.
"Nëse e vutë re, në fillim të fjalës finale, thashë diçka për presionin e tmerrshëm, si nga media ashtu edhe nga publiku i gjerë, ku qysh nga nisja proçedurës, pa asnjë provë, kërkuan rrufeshëm burgim të përjetshëm për të pandehurit dhe e dimë shumë mirë se çdo i pandehur është i pafajshëm derisa gjykata të vërtetojë përfundimisht fajësinë e tij dhe të vendosë. Këtu, patëm mundësinë që javën e kaluar në fjalën përfundimtare të njërit prej kolegëve tanë, e cila zgjati gjashtë minuta, pesë herë të dëgjonim propozimin, ftesë drejtuar gjykatës për të dënuar të pandehurin me dënimin më të rëndë. Kështu që ky gjyq u zhvillua në të tillë atmosferë. Jam i inkurajuar nga fakti që procedura u zhvillua shumë, shumë saktë, çka e thashë sot", konkludoi Pantoviq.
Vendimi në rastin Banjska do të shpallet më 24 prill. Më parë, në fjalën përfundimtare, prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për të pandehurin.
0 komentet