Delleviq dhe Vasiq: Alidemaj dënohet për krim joegzistues

Osnovni sud u Prištini
Burim: RTK2

Avokatët Millosh Delleviq dhe Dejan Vasiq mbrojtësit e Muhamed Alidemaj ku Gjykata Themelore në Prishtinë sot e dënoi me 15 vite burg për krime lufte dhe pjesmarrje në masakrimin e 130 civilëve shqiptarë në Izbic, thanë se se klienti i tyre u dënua jo për krim të pretenduar, por për krim lufte joegzistues ashtu si dhe ky vendim është një dëshmi më shumë të gjykimit të padrejtë të gjykatës së Prishtinës.

"Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka dënuar Muhamed Alidemin jo për krim të pretenduar por për krim joegzistues. Gjykata e shkallës së parë sot në kuptimin fjalë për fjalë lexoi akuzën dhe shfrytëzoi si të vetmen “provë” kundër Alidemit", kanë thënë avokatët në deklaratën e shkruar për Kosovo onlajn.

Ata theksuan se spegimi i vendimit që u dëgjua shkurtimisht sot, në përgjithësi nuk bazohej në deklaratën e dëshmitarit.

Përmendet se mbrojtja provoi se dëshmitarët kanë dhënë pesë përshkrime të ndryshme të të pandehurit në ditën kritike, si dhe se të gjitha deklaratat janë dhënë pas arrestimit të Muhamedit-22 vite pas luftës.

Delleviq dhe Vasiq bëjnë të ditur se vendimi është një tjetër dëshmi e gjykimit të padrejtë të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të tillë vepër penale, por edhe dëshmi e vendimit që po merret nga media dhe publiku.

“Mbrojtja është e revoltuar me këtë vendim të gjykatës, sepse është absolutisht e sigurt për pafajësinë e Muhamed Alidemajt”, thanë avokatët, duke paralajmëruar se drejtësinë do t’a kërkojnë në instancat më të larta.