Dy sërbëve nga Osojana u caktohet masa 30 ditë paraburgim

Osnovni sud u Prištini
Burim: Kosovo Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy sërbë nga Osojani, Zhikica dhe Grujica Belosheviq, konfirmoi avokati Millosh Deleviq.

Seanca për caktimin e paraburgimit u mbajt sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të prokurorisë për këtë masë.

Avokatët Millosh Deleviq dhe Dejan Vasiq theksuan pas seancës se Zhikica dhe Grujica Belosheviq akuzohen për vrasjen e 19 civilëve shqiptarë në fshatin Padalishtë.

Megjithatë, ata theksuan se nuk ka bazë për masën e paraburgimit dhe se mbrojtja ka propozuar masa alternative- arrest shtëpiak ose lirimin me kusht (garanci pasurore)-duke garantuar se të dyshuarit do të mbrohen në liri dhe do t'u përgjigjen thirrjeve të gjykatës.

Zhikica dhe Grujica Belosheviq u arrestuan dje nga Policia Kosovare nën dyshimin për krime lufte.

Së bashku me ta u arrestua edhe Obrad Tijaniq i cili më vonë u lirua.