Gjykata në Prishtinë i cakton paraburgim 30 ditor Jakshiqit dhe Bishevacit

Miloš Delević
Burim: Kosovo Online

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar sot paraburgim 30 ditor sërbëve Momir Jakshiq dhe Milko Bishevac të cilët u arrestuan në Zubin Potok pasi dyshohen se kanë kryer krime lufte ndaj popullsisë civile në rajonin e Mitrovicës në vitin 1999.

Gjykata njoftoi se paraburgimi për Jakshiqin dhe Bishevacin u caktua me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

"Pas seancës dëgjimore, gjyqtari për procedurën paraprake pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe caktoi paraburgim deri në një muaj për secilin prej të dyshuarve. Gjykata vlerësoi se paraburgimi është masë adekuate sepse egziston rrezik real që të dyshuarit, nëse lihen të lirë, mund të arratisen për t’iu shmangur përgjegjësinë penale. Duke pasur parasysh se të dyshuarit janë shtetas të Sërbisë, egziston mundësi reale që ata të bëhen të padisponueshëm për organet gjyqësore, çka do të ishte e pamundur prania e tyre në procedurë dhe do të rëndonte procesin", bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Veç kësaj, gjykata konsideron se egziston rreziku që të dyshuarit, nëse do të mbrohen në liri, mund të ndikojnë në prova dhe dëshmitarë, ndaj u konkludua se paraburgimi është "për tani masa e vetme e përshtatshme për zhvillimin e qetë të procedurës penale".

Avokati mbrojtës i Momir Jakshiqit, Millosh Deleviq, theksoi pas mbajtjes së seancës se klienti i tij akuzohet për veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile, për përgjegjësi komanduese dhe raportoi se mbrojtja në seancë kërkoi masën e arrestit shtëpiak.

Dhe ai tha se pas ndalimit të Jakshiqit dhe Bishevacit, u shkua deri në abuzim të ligjit të procedurës penale ku u abuzua nga policia dhe Zyra e Prokurorit Special.

"Dy orë pas ndalimit të tij në Prishtinë, unë shkova në stacionin policor dhe u regjistrova si avokat i tij. Besojeni ose jo, deklaratën e tij e kanë marrë dy herë pa praninë time. Një herë si dëshmitar dhe herën e dytë si i pandehur. Kjo në kohën e sotme nuk ndodh askund në botë. Që të regjistrohem si avokat i tij, të më ndalojnë të jem i pranishëm gjatë seancës dëgjimore dhe të më ndalojnë t’a takoj. Dhe ta ndalojnë të kontaktojë familjen ku për dy ditë nuk dinin se ku ishte. Kjo është më e pakta shkarkim i prokurorit dhe për përgjegjësi disiplinore të atyre inspektorëve që asistuan në të", tha Delleviq.

Ndërkaq avokatëve të të dy të pandehurve sërbë, vendimi për paraburgimin ende nuk u është vënë në dispozicion.

Avokati Dejan Vasiq, avokati mbrojtës i Milko Bishevac, theksoi se çështja ka lidhje me gërmimet në Zubin Potok, por që Jakshiq dhe Bishevac nuk dyshohen për vrasje.

"Hetimi u nis ashtu që dy të pandehurit të akuzohen për ngjarjet që po ndodhin tani në fshatin Mala Kaludra, ku nga ana e policisë kërkohet zhvarrosja e një numri të caktuar viktimash të luftës në vitin 1999. Të dy nuk dyshohen se kanë vrarë ata njerëz. Njëri nga të dyshuarit në atë kohë ka qenë në rezervë të përbërjes së Ushtrisë së Jugosllavisë, ndërsa klienti im ishte rezervist i zakonshëm i ushtrisë dhe i’u ngarkua varrosja e të vrarëve. Kjo është hera e parë që dëgjoj që varrosja e të vrarëve nuk është kualifikuar kurrë si vepër penale ndaj tij", tha Vasiq.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Arbnora Luta theksoi se Prokuroria Speciale kontribuon në zbardhjen e çdo rrethane të këtij rasti.

“Me synim ruajtjen e procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione, as nuk mund të komentojmë procesin e zhvarrimit që është në vazhdim. Çdo konfirmim në lidhje me këtë, mund të jepet vetëm pas përfundimit të ekspertizës së ekspertëve të gjykatës dhe institucioneve të tjera kompetente në lidhje me identifikimin", tha Luta.

Në Zubin Potok të hënën në mbrëmje, u ndaluan pesë sërbë prej të cilëve tre nga fshati Crepulja pas shumë orësh seancash pyetësore, u lanë të lirë, ndërsa Momir Jakshiq nga fshati Donja Jasenovik dhe Milko Bishevac nga fshati Kaludra u ndaluan deri në 48 orë.

Policia Kosovare njoftoi se arrestoi dy meshkuj për "të cilët dyshohet se gjatë luftës së vitit 1999, kanë kryer krime kundër popullsisë civile në të cilën u vranë 23 civilë shqiptarë".

Zyra për Kosovë e Metohi njoftoi se fjala është për presion të ri të rregjimit në Prishtinë ndaj sërbëve në Komunën e Zubin Potokut, i cili pasoi me prishjen e paligjshme të objekteve në liqenin e Ujmanit.