Nëntë sërbëve u zgjatet paraburgimi edhe me 48 orë; Avokatët: Kemi argumente më të forta nga prokuroria

Jelena Krivokapić
Burim: Kosovo Online

Nëntë sërbëve nga Zubin Potoku mbi të cilët rëndon vepra penale e “krimeve të luftës ndaj popullsisë civile” gjykatësi i caktoi masën e paraburgimit edhe me 48 orë para përcaktimit të një tjetër mase.

"Gjithë të dyshuarve i’u caktua paraburgim edhe me 48 orë duke llogaritur nga momenti i konkluzionit të kësaj seance. Dhe gjatë këtij afati, duhet të merret vendim nëse do të zgjatet paraburgimi apo jo me kërkesë të prokurores", tha pas seancës avokatja Jelena Krivokapiq e cila mbron Mirosllav Radojeviq.

Krivokapiq theksoi se sot mbrojtja tentoi të hidhte poshtë pretendimet e paraqitura në kërkesën për caktimin e paraburgimit.

"Këta janë njerëz të torturuar që qëndruan në sallën e gjyqit për katër orë, duket se askush prej tyre nuk ka lidhje me këtë vepër, as nuk janë njohur me faktet. Megjithatë unë do të mbetem vetëm tek ajo që prokuroria ishte e detyruar të bënte dhe nuk e bëri. Nuk ka individualizim, gjithçka është e përgjithshme, sikurse ka qenë deri më sot përherë ‘ata bërën këtë, ata bërën atë", kështu që të gjithë ne avokatët mbrojtës ngritën ato kundërshtime, të gjithë kundërshtuam kërkesën për paraburgim dhe kërkuam të mbrohen të lirë dhe nëse gjykata këtë nuk e pranon, në këtë rast të përcaktohet ndonjë masë e butë, sikurse arresti shtëpiak. Disa kërkuan lirim me kusht, disa jo, sepse njerëzit nuk kanë as para", tha Krivokapiq.

Kjo e fundit tha se të gjithë ishin në qendra të ndryshme paraburgimi, ndërsa avokatët mbrojtës nuk kishin asnjë informacion se ku gjendeshin klientët e tyre.

"Kjo është hera e parë që më ndodh dhe absolutisht nuk mundemi të gjejmë as ndonjë informacion se ku janë, çfarë janë, si janë", tha Krivokapiq.

Kjo e fundit raportoi se të ndaluarve i’u bë alkotesti në orën pesë të mëngjesit.

"Na zemëroi pak dhe komenti i prokurores që tha se atyre u është bërë alkotesti në orën pesë ose gjashtë të mëngjesit... Hyrën me forcë në apartament, i arrestojnë dhe bëjnë alkotest... Ku është logjika? Ndërsa vendimi që u arrestuan është nga ora 11:00. Pra, u arrestuan në orën pesë ose gjashtë dhe aty thuhet se u arrestuan në orën 11:00", tha Krivokapiq.

Kjo e fundit vuri në dukje se mbrojtja kishte argumente më të forta nga prokuroria.

"Prokuroria rendit disa dëshmitarë, por askund nuk thotë se çfarë bëri konkretisht i dyshuari. Ligji thotë qartë se duhet të deklarohet në detaje se çfarë bëri i dyshuari. Kështu që i theksuam të gjitha, secili prej kolegëve tanë paraqiti mjaft argumente. Mund të them, më duket se ishim në pozitë shumë më të fortë sesa prokurorja, por e dini si, do t’a shikojmë, nuk mund të themi asgjë paraprakisht", tha Krivokapiq.

Budimir Mijaçiq që përfaqëson Radisav Rashkoviq nga Dreni, theksoi se kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ishte e shkurtër dhe e pabazuar dhe se kërkesa unanime e mbrojtjes ishte t’a hidhte poshtë si të pabazë, sepse, siç thekson, nuk kishte asnjë provë.

"U propozuan disa dëshmitarë, figurojnë vetëm emrat dhe mbiemrat dhe nuk ka fjalë që mund të na tregojnë se çfarë po thonë dhe me çfarë do t’a mbështesin aktakuzën", tha Mijaçiq.

Ai tha se mbrojtja pret që kërkesa për caktimin e paraburgimit të hidhet poshtë dhe se të ndaluarve mund t'u urdhërohet eventualisht arrest shtëpiak apo ndonjë masë e butë sikurse mbikëqyrje policore.

Me skadimin e afatit shtesë prej 48 orësh, gjykata do të vendosë nëse do të zgjasë paraburgimin e të paraburgosurve apo do të përcaktojë ndonjë masë tjetër.

Policia Kosovare arrestoi dje nëntë sërbë nga Zubin Potoku, në lidhje me rastin e "grupit të intelektualëve".

Nëntë sërbët D. D., M. R., M. R., R. R., S. D., S. D., V. L., R. R. i D. D. dje u mbajtën në polici me afat 48 orë.

Politologu Ognjen Gogiq tha sot për Kosovo onlajn se arrestimi i nëntë sërbëve në Zubin Potok, ka shqetësuar edhe më banorët e kësaj komune ku për shkak të aksioneve të shpeshta policore frikësohen dhe pa informacione të mjaftueshme për ato se çfarë ndodh.

Për rastin e arrestimeve, Zyra për Kosovë e Metohi u shpreh dje se arrestimet masive po bëhen metodë e re për Prishtinën për hakmarrje ndaj sërbëve, ndërsa zbulimi i fundit në Zubin Potok, shfrytëzohet si justifikim për stigmatizimin dhe gjueti për sërbët e tjerë.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se fjala është për metoda më prefide të spastrimit etnik të sërbëve nga Kosova.