Adem Demaçi - "profeti i armatosur" i lëvizjes kombëtare shqiptare në Kosovë (8)

Dragan Bisenić
Burim: Print Screen/YouTube N1

Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq, gazetar

Napoleoni shqiptar pa kalë

Duke përsëritur se pranimi i rezultateve të referendumit të vitit 1991 nga ana e Sërbisë ishte minimumi për shqiptarët e Kosovës për të negociuar. Demaçi ofroi se nëse Sëbia pranon vullnetin e shqiptarëve të vitit 1991 dhe bashkëpunimin në të ardhmen, “që sërbët të cilët do të jetojnë në Republikën e Kosovës të mund të rregullojnë jetën e tyre si të duan, e jo shqiptarët ndaj tyre të kenë raporte si ndonjë pakicë kombëtare".

Në këtë kohë UÇK përjetoi humbje të mëdha në përplasje me forcat sërbe dhe këtë madje e pranoi edhe Demaçi, "UÇK humbi territorin kompakt të cilën e mbante" por e ruajti forcën e saj të gjallë, e cila numëronte mes 10.000 deri në 30.000 njerëz. Demaçi deklaroi se ata që e udhëheqin, “luftuan në Bosnjë dhe Kroaci” dhe se ka edhe “ish-oficerë të UPJ”. Mes tyre nuk kishte luftëtar nga vendet islamike, ndonëse kishte oferta të tilla të cilat nuk u pranuan. “Dihet se sa të ndjeshëm janë amerikanët ndaj këtyre gjërave” përmblodhi Demaçi.

Ky i fundit definoi se UÇK nuk po udhëheq luftë “guerrile” por “partizane” duke refuzuar të pranojë se janë “terroristë”. "Terroristë janë ata që duan të imponojnë një lloj ideologjie, feje. Ose mbajnë diçka që nuk u përket. Nuk munden terroristët të jenë ata që luftojnë për liri" tha Demaçi. “Ai që pretendon se një kryengritje popullore, si kjo në Kosovë, është terrorizëm ose nuk shikon asgjë, ose ka synime finale ashtu sikurse regjimi sërb që po tenton që UÇK t’a shpallë terroriste. Populli sërb duhet të kuptojë se shqiptarët në Kosovë janë të detyruar që po luftojnë kundër regjimit sërb” përfundoi Demaçi.

Së fundmi, në Prishtinë kanë dalë ditarët e Rexhep Qoses me tekste dhe detaje të shumta rreth Demaçit, të redaktuar nga Selatin Novosela. Para negociatave në Rambuje, Demaçi refuzoi të shkonte tek ta, ndërsa Bujar Bukoshi tentoi pa sukses të takohej me Demaçin dhe Qosen ndërsa në mbarë Kosovën u hap fronti i luftës nga ana e UÇK. Kosova, shkruan Qosja, po hynte në “dy fronte të tmerrshme”: rreziku që vinte nga refuzimi i komunikimit me diplomacinë ndërkombëtare dhe akomma më keq, rreziku nga hyrja në luftë të brendshme, tashmë jo vetëm partiake por dhe civile. “Sërbia nuk ka mundur të lejojë hyrjen e ushtrisë siç është FARK, por Sërbia si kompromis mund të lejojë që të veprojë ‘policia rogoviane’, për të ruajtur ashtu të brishtë rendin, pasi në skenë u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Demaçi është i vetmi person që nuk pajtohet me rezultatet e asaj konference, e megjithatë Konferenca dhe konkluzionet e këtyre bisedimeve do të jenë në hijen e tij. Do të nevojiten jo vetëm shumë diskutime të brendshme të anëtarëve të delegacionit nga radhët e shqiptarëve, ashtu dhe takime të delegacionit tonë dhe atij ndërkombëtar, por edhe shumë konsultime dhe diskutime mes delegacionit shqiptar dhe Adem Demaçit për të përfunduar Rezolutën Ndërkombëtare të Rambujesë për Kosovën, e cila, siç dihet, i çeli rrugën bombardimeve të Sërbisë nga forcat ushtarake të NATO.

Në Rambuje, në prapaskenë, Demaçi është i vetmi person që nuk pajtohet me rezultatet e kësaj konference, kështu që Konferenca dhe konkluzionet e këtyre bisedimeve, për sa i përket palës shqiptare, do të jenë në hijen e tij. U deshën orë e orë të tëra bindjeje, jo vetëm diskutime të brendshme mes anëtarëve të delegacionit shqiptar, si dhe takime të delegacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, por edhe shumë konsultime dhe diskutime mes delegacionit shqiptar dhe Adem Demaçit për të pranuar konkluzionet e Rambujesë.

Në vitin 1999  u dorëhoq nga UÇK pasi mori pjesë në bisedimet e paqes në Francë, duke kritikuar marrëveshjen e propozuar se nuk garantonte pavarësinë e Republikës së Kosovës. Viti 1999 ishte viti i ndarjes përfundimtare mes Rugovës dhe Thaçit dhe ngritjes së madhe të njeriut që e quanin Gjarpri, ndërsa komandonte të ashtuquajturën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

"Unë jam bashkëthemelues i UÇK. Qysh prej vitit 1992 kam marrë pjesë në aksionet në Drenicë. Kam qenë një nga ideatorët fillestare në luftën çlirimtare", pohoi Hashim Thaçi. Por Thaçi tashmë ishte shumë i përfshirë në politikë. Ai ishte eksponent i “Grupit të Drenicës”. Origjina politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një grup i vogël refugjatësh politikë "enveristë" që përkrahnin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të përfaqësuar nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Në Rambuje në vitin 1999, në konferencën e paqes për Kosovën, pretendohet se u pyet: “Çfarë, mos ndoshta unë do jem profesor i historisë në Malishevë?!” Ai në vend të profesorit, në Rambuje u promovua si lider i ri. Shqiptarët kosovarë në Rambuje shkuan me një udhëheqës, dhe ky ishte Ibrahim Rugova, ndërsa u kthyen me një tjetër-që ishte Hashim Thaçi.

Fill pas përfundimit të bombardimeve në qershor 1999 dhe hyrjes së forcave të NATO, në Prishtinë u kthyen të gjithë ata që ishin jashtë saj. Demaçi ka kujtuar se ka jetuar pa frikë në kryeqytetin kosovar.

“Nuk ka pasur shqetësime të mëdha. Disa herë jam ndaluar në rrugë. Vetëm një herë, mendoj se ka qenë në 25 maj, më çuan në stacionin policor. Ka pasur kërcënime, më thoshnin shumë gjëra të shëmtuara. Në një moment i pyeta-a keni pistoletë. Sigurisht, thanë. Atëherë më pas u thashë-më vrisni, mos më fyeni”. Më vonë u shfaq një komandant që u soll më mirë. Një nga ata që më fyejti fillimisht edhe më vonë më sugjeroi të bisedonim “miqësisht” gjë që sigurisht pas atij ofendimi e refuzova. Në stacionin policor kishte edhe nga ata që dëshironin të flisnin me mua për politikë. U spegova se egziston vetëm një person në vendin e tyre me të cilin mund të flas për politikë. Shefi i tyre e kuptoi këtë. Tha-të gjithë 12 milionë sërbë janë Sllobodan Millosheviq. I’u përgjigja: "Në këtë rast, unë nuk kam kohë të flas me kaq shumë njerëz. Por pakëndshmëria e asaj kohe lufte ishte më shumë në atë që mund të shikoja, të dëgjoja nga njerëz të tjerë. Prishtina ishte pothuajse e zbrazët. Përditë shëtisja me motrën nëpër qytet. Mund të shikonim gjithçka-dyqane të shkatërruara, shtëpi të plaçkitura, disa njerëz me ose pa maska ​​hynin nëpër shtëpi dhe apartamente, kërcënonin, detyronin njerëzit të shkonin në Maqedoni ose Shqipëri si refugjatë. Shumë u larguan pa asgjë. Kjo ishte tragjedi”, tha Demaçi.

Në ditët pas përfundimit të bombardimeve, UÇK në Prishtinë u bë faktori më i rëndësishëm në jetën e brendshme të shqiptarëve, pati edhe skena groteske. Qosja përshkruan se si në televizion ndoqi raportimin e ceremonisë së UÇK kushtuar Demaçit. “Në ditarin e mbrëmjes shikoj skenë interesante: Adem Demaçi parakalon para rreshtit të nderit që i përgatiti komandant Remi-mendova se u tha-në Prishtinë. Duke e parë të tillë, të vogël dhe disi të shtangur para një vargu të madh luftëtarësh të UÇK, mes meje dhe tij shfaqen skena nga filmat historikë për Napoleon Bonapartin. Në këtë rast Adem Demaçit i mungon vetëm kali i bardhë që të jetë Napoleoni ynë! Ndoshta as vetë Adem Demaçit nuk e ka shqetësuar kjo ngjashmëri nga komiku i vogël" shkruan ahpërsisht Qosja.

Nesër: Simbioza e pasuksesshme e UÇK