Zyra për K&M: Kurti ushtron politikën e vet fashiste para syve të bashkësisë ndërkombëtare

Kancelarija za KIM baner
Burim: Kancelarija za KIM

Zyra për K&M informon se Albin Kurti vazhdon me politikën që prodhon arrestime dhe dëbime të sërbëve nga Kosova e Metohia ndërsa në shënjestër të hakmarrjes së vet të politikës antisërbe, tashmë janë sërbët që jetojnë në Kosovë e Metohi ndërsa janë të punësuar në drejtoritë policore në Sërbinë qëndrore.

Nga Zyra bëhet e ditur se babai i tre fëmijëve Millan Zllatanoviq (44) nga Ropotova e Madhe, i cili ka gati 20 vjet që punon në Policinë e Nishit ndërsa me familjen jeton në Kosovë, pasi u “ndalua mëngjesin e sotëm nga ana e policisë së Kurtit në vendkalimin e Konçulit”, pak më parë është deportuar drejt Sërbisë qëndrore.

“Zllatanoviq është viktima e fundit e hakmarrjes së motivuar nga ana e Prishtinës, për të cilin nuk egziston asnjë bazë ligjore. Zyra për Kosovë e Metohi atij, sikurse dhe tre sërbëve që dje u dëbuan nga Kosova e Metohia, u ka siguruar ndihmë juridike dhe lufton me kanalet diplomatike për të drejtat e tyre”, thuhet në njoftim.

Shtohet se sipas urdhërit të Kurtit, pesë policët sërbë që jetojnë në Anëmoravën Kosovare, nuk u është lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës për t’u kthyer tek shtëpitë dhe familjet e tyre.

“E paparë është që para syve të të gjithë bashkësisë ndërkombëtare Kurti ndërmerr politikën e tij fashiste të persekutimit të një populli dhe spastrimin etnik të sërbëve prej vatrave të tyre dhe ku mungon reagimi i atyre që sërbëve duhej t’u garantonin jetë të qetë në hapësirën e K&M”, shtohet më tej.

Theksohet se Zyra për Kosovë e Metohi prej dy ditësh është në kontakt direkt me përfaqësuesit e Unionit Europian për hapat eskaluese më të fundit që ka ndërmarrë rregjimi i Prishtinës dhe për të gjitha ka vënë në dijeni përfaqësuesit ndërkombëtarë.