Ambasadorët Gjuriq e Dugolli në pritjen e BE në Uashington
Ambasadori i Sërbisë dhe i Kosovës në SHBA Marko Gjuriq dhe Ilir Dugolli, kanë marrë pjesë së bashku në pritjen që ambassadori i BE në Uashington Stavros Lambrinidis ofroi për diplomatët e Ballkanit Perëndimor me rastin e vizitës në Amerikë të drejtoreshës së Shërbimit Europian për Punët e Jashtme, Angeline Ajhorst.
“Gëzohem që kam ftuar në rezidencën e BE kolegët e mi ambasadorë të Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Mali I Zi, Sërbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, për një diskutim të shkëlqyer me drejtoreshën e Shërbimit Europian për Punët e Jashtme Angeline Ajhorst e cila ndodhet për vizitë në Uashington”, ka shkruar Lambrinidis në llogarinë e tij në tviter.
Gjuriq gati përditë ka takime me zyrtarë të lartë të SHBA por edhe me kolegë të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të tjera.
Analisti politik kosovar Agon Maliqi kohët e fundit ka thënë se ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq mbetet "ambasadori ballkanik më i fortë dhe më me ndikim".
Maliqi për median kosovare ka kritikuar marrëdhëniet e Kosovës me administratën e Xho Bajdenit dhe veprimtarinë e ambasadës kosovare në SHBA, duke theksuar se ambasadori i Sërbisë mbetet ambasadori ballkanik më i fortë dhe më me ndikim në Amerikë.
komentet