Antonijeviq: E çuditshme dhe jo diplomatike deklarata e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë

Milan Antonijević
Burim: Kosovo Online

Juristi Millan Antonijeviq vlerësoi si mjaft të çuditshme dhe jo diplomatike deklaratën e sotme të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

“Shumë e çuditshme dhe jo diplomatike deklarata nga Ambasada Gjermane në Prishtinë që u drejtohej zyrtarëve sërbë”, shkruan Antonijeviq në rrjetin social “X“.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë më herët sot ka deklaruar se kishte pranuar së fundi letrën e drejtorit të Zyrës për K&M Petar Petkoviq në të cilën i bëhej thirrje BE, shteteve anëtare dhe palëve të tjera të interesuara që të ndalin aktet eskaluese të Prishtinës dhe ndërtimin e planifikuar të dy urave përmes Ibrit.

Në deklaratë megjithatë përveç kujtesës se në përgjigjet e saj për mediat, Ambasada ishte konsistente në thirrjet ndaj Qeverisë së Kosovës që të përmbahet nga lëvizjet eskaluese, bën të ditur dhe se "sigurisht që nuk është qeveria kosovare ajo që nuk zbaton masa ligjore ndaj atyre që janë përgjegjës për sulmin e shëmtuar në Banjskë".

Në njoftim është thënë se çdokush “duhet që të rregullojë shtëpinë e vet para se të qortojë vazhdimisht Kosovën për vendimet e saja”.

“Në gjermanisht themi-“Erstmal vor der eigenen Haustür kehren”-fillimisht pastroni më parë pragun e shtëpisë” thuhet nga Ambasada e Gjermanisë.

Ndaj këtyre mesazheve ka reaguar dhe drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq duke theksuar se Kosova-është pragu sërb.

“Zotëri Rode, Kosova e Metohia është pragu sërb dhe oborri sërb”, ka thënë Petkoviq.