Antonijeviq: Flamuri nuk është provokim, pres vendim të arsyeshëm të gjykatës së shkallës së dytë dhe të Kurtit

Gračanica spomenik zastava
Burim: Društvena mreža "X"

Flamuri nuk është provokim, por shfaqje e identitetit, veçanërisht në datat e rëndësishme sikurse është Vidovdani për sërbët, thekson juristi Millan Antonijeviq, me rastin e vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës se vendimi i Komunës së Graçanicës qershorin e vitit të kaluar se Vidovdani festohet nën përdorimin e simboleve dhe flamurit të Sërbisë-“është tejkalim i kompetencave ligjore”. Shton se pret vendim të arsyeshëm prej gjykatës së shkallës së dytë por edhe të Albin Kurtit.

“Graçanica sot, flamuri është aty, sikurse e shikoni dhe shpresoj se do të jetë dhe në 28 qershor në Vidovdan. Gjithçka tjetër do të ishte e dhunë e panevojshme ndaj komunitetit sërb dhe provokim i hapur i pushtetit kosovar”, ka shkruar Antonijeviq në rrjetin social “X“ me fotografinë e Graçanicës.

Sqaroi se bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Themelore të shkallës së parë dhe kujtoi Kuadrin e Konventës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Europës që garanton qartësisht të drejtën e pjestarëve të pakicave që të shfaqin publikisht simbolet e tyre.

Ai u shpreh se ndonëse Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Europës, Kushtetuta e Kosovës në nenin 22 thotë qartësisht lista e dokumenteve ndërkombëtare që kanë avantazh ndaj ligjeve të Kosovës dhe përmenden direkt e mes tyre dhe Kuadri i Konventës për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

“Si përfundim, flamuri nuk është provokim, por shfaqje e identitetit, veçanërisht në ditët me domethënie të veçantë sikurse është Vidovdani për komunitetin sërb. Pres vendim të arsyeshëm para së gjithash nga gjykata e shkallës së dytë e më pas dhe prej Policisë Kosovare dhe Albin Kurtit” ka thënë Antonijeviq.

Sipas interpretimit të Gjykatës në Prishtinë, vendimi i Komunës së Graçanicës “shemb seriozisht karakterin unik e kushtetues të Kosovës” dhe “cënon seriozisht rendin publik dhe bashkëjetesën ndëretnike dhe mund të shkaktojë tensione ndëretnike”.

Ky vendim gjyqësor ka shkaktuar reagime të shumta para së gjithash si pasojë e faktit se flamuri shqiptar nuk është ndaluar në tubime në Kosovë dhe se para disa ditësh vetë kryeministri kosovar në mandatin teknik e aprovoi në parlament.

Lista Sërbe tha se Komuna e Graçanicës do t’a ankimojë këtë vendim, ndërsa kryeministri i Sërbisë prof. dr Gjuro Macut tha se vendim i tillë i gjykatës së Prishtinës është vazhdueshmëri e politikës sistematike të frikësimit dhe presioneve institucionale ndaj popullit sërb, që vazhdon që të mbijetojë në Kosovë në tokën e tyre shekullore.