Antonijeviq: Për mbijetesën e komunitetit sërb në Kosovë çështja më domethënëse është BKS
E para dhe për komunitetin sërb në Kosovë, më domethënëse është çështja e Bashkësisë së Komunave Sërbe, funksionaliteti dhe autonomi e vërtetë në komunat ku banojnë kryesisht banorët sërbë, vlerëson juristi Millan Antonijeviq në tekstin autorial për Bilten Grupin e Punës për Kapitullin 35 të Konventës Kombëtare rreth Bashkimit Europian duke theksuar se është obligues formimi i BKS ku qeveria kosovare e pranoi në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 ku sot nuk është zbatuar.
Antonijeviq bën të ditur se BKS mundëson autonominë në zonat që garantojnë mbijetesë të përhershme dhe egzistencë të sërbëve në Kosovë nën përmirësimin mbi të gjitha të perspektivës së sigurisë, por edhe asaj ekonomike në veri.
Ai thotë se fakti është se Sërbia, së bashku me të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare, nga Bashkimi Europian e deri tek SHBA insiston në shkrimin dhe miratimin e statutit të BKS i cili duhet të definojë autonominë thelbësore të komunave me shumicë sërbe.
“Kur flas rreth rritjes ekonomike, përveç buxheteve të Beogradit dhe Prishtinës, mbështetem mbi të gjitha në Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, si instrument i mirë për progres ekonomik, por mbështetem edhe tek fondet që ishin parashikuar në marrëveshjen e Ohrit. Çështja e dytë që dëshiroj t’a çel në këtë dialog të brendshëm është: si të ndalohet braktisja e heshtur e Kosovës që po ndodh tek komuniteti sërb? Kjo mund të bëhet vetëm përmes politikës së mëtejshme proaktive të Sërbisë, negociatave, rezultateve konkrete që do të përmirësojnë pozicionin e komunitetit sërb në Kosovë, nën mbështetjen ekonomike dhe çdo lloj mbështetje tjetër nga bashkësia ndërkombëtare, e cila gjithnjë e më shumë po e shikon Prishtinën si dikush që përdor provokime dhe lëvizje të njëanshme, dëshiron të vështirësojë jetën e përditshme” thotë Antonijeviq.
Ky i fundit shton se çështja e kthimit të dinarit si mjet zyrtar pagese apo, që ka më pak gjasa, futja e euros si mjet pagese në Sërbi, deri tek zgjedhjet vendore në veri, kthimi i sërbëve në forcat policore dhe shumë hapa të tjerë që do të tregojnë se zona e trazuar po qetësohet, demilitarizohet dhe nuk armatoset.
“Siguria juridike, para së gjithash pronësore, me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthimin e truallit Manastirit të Deçanit dhe shembujt e tjerë të respektimit të të drejtave nuk duhet të neglizhohen dhe këtë duhet t'ua rikujtojmë vazhdimisht. Këtu janë të nevojshme edhe investimet në infrastrukturë, arsim, kulturë, media dhe të gjitha ato që e bëjnë jetën të kënaqshme, nën dekriminalizimin e shoqërisë si detyrë e këtij procesi”, shprehet Antonijeviq.
Ky i fundit thekson se janë të rëndësishme decentralizimet dhe proceset që do të inkurajojnë fillimin e bashkëpunimit mes komunitetit shqiptar dhe atij sërb në interes të përbashkët e mbi të gjitha në atë ekonomik, por edhe të sigurisë.
“Për këtë shumë është shkruar rreth Kosovës, të shumta janë rrëfimet individuale dhe dëshmi personale për krime nga të gjitha palët, për të mos përmendur fshatrat dhe vendet ku njerëzimi është zhdukur, keni gjithçka në librin e kujtesës së Kosovës. Që të kthehet njerëzimi, na duhet të avokojmë për drejtësinë që po zbatohet këto ditë në Hagë, ku po gjykohen liderët e UÇK, ashtu sikurse dikur janë gjykuar disa të tjerë të kombësive të tjera“ bën të ditur ai.
Ai shton se kombësia tek krimi nuk ndryshon asgjë, krimineli është kriminel dhe kjo është e vetmja kombësi që ka dhe shpreson që kjo të jetë plotësisht e qartë, sidomos për të rinjtë.
Viktimat, siç shton ai, nga ana tjetër kanë emra, madje edhe kombësi, sepse ka qenë vendimtare kur krimet janë kryer në vitet ‚90, por dhe më vonë në fillim të viteve 2000.
Çështja e tretë dhe e fundit që çeli Antonijeviq, është nëse egziston mundësia që në kuadrin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës do të kthehet emërtesa e plotë Kosova dhe Metohia duke ditur se kjo mund t'i japë dinjitet gjithçkaje që po ndodh në Bruksel, nga këndi i komunitetit sërb ku përkundër gjithë sfidave, vijon në Kosovë.
“E di që ky koncept nuk përkon gjeografikisht me atë pjesë të Kosovës në të cilën sot komuniteti sërb jeton, ky nuk është qëllimi im të vizatoj kufijtë etnikë, por këtu e kam fjalën për zotimin e të ardhmes së rajonit ku ndonjë ditë nëse ka mençuri dhe inteligjencë, por edhe përkushtim ndaj vlerave, mund të hyjë në të njëjtën bashkësi shtetesh, Bashkimin Europian“ tha ai.
komentet