Antonijeviq: Sërbia zbaton gjithçka për të cilën është zotuar, do të ishte radha e Kosovës të bënte të njëjtën gjë, përfshirë BKS

Beograd_231110_Milan Antonijević 04
Burim: Kosovo Online

Juristi Millan Antonijeviq ka thënë se Sërbia po zbaton gjithçka për të cilën është zotuar dhe se do të ishte radha që edhe Kosova t’a bënte.

Antonijeviq këtë e ka thënë mes të tjerave duke reaguar ndaj deklaratës të kryeministrit kosovar Albin Kurti, në të cilën ky i fundit ka thënë se qeveria e tij do t'i njohë targat sërbe, pasi të vërtetojë se Sërbia po zbaton vendimin për targat RKS.

“Si thuhet në shqip reciprocitet? Pak besim na duhet në këto ditë para festave. Sërbia po zbaton gjithçka që është zotuar, kështu që do të ishte radha që t’a bënte edhe Kosova, duke zbatuar “detyrimin e Brukselit” të mëhershëm për të formuar Bashkësinë e Komunave Sërbe me kompetenca të gjera” tha Antonijeviq.