Arlov: Prishtina dëshiron të dëbojë dinarin në mënyrë represive, duke rrezikuar më shumë se 60 mijë serbë

Arlov
Burim: Kosovo Online

Vendimi i BQK për anulimin e dinarëve do të ndikojë edhe në punën e Këshillit për Ndihmë në Kosovë dhe Metohi, i cili një pjesë të madhe të mjeteve i drejton përmes llogarive xhiro, konkretisht përmes Bankës “Poshtanska shtedionica”, e cila ka degët e saj në Kosovë. Kryetari i kësaj organizate humanitare, Milorad Arlov, thotë për Kosovo online se është i shqetësuar për fatin e 60.000 serbëve që do të goditen nga ky vendim i njëanshëm i Prishtinës dhe shpreson që arsyeja të triumfojë.

“Ky është vetëm fillimi dhe tani po mendojmë për qëndrimin dhe vendin dhe pozitën e asaj banke përmes së cilës kemi ndërtuar qendrën ditore, përmes së cilës kemi blerë shumë gjëra në Kosovë, si pako për fëmijët serbë në KdheM, dhe çdo gjë tjetër me të cilën merret bordi ynë për 16 vjet më duhet të them për ju se ne në Republika Srpska kemi markën tonë, dinarin nuk e kemi. Këtu edhe dinari është valutë dhe ne paguajmë gjithçka përmes bankave tona në Bankën “Poshanska shtedionica” në Serbi”, tha Arlov.ć

Ai theksoi se ndoshta do të jetë shumë e vështirë për ta që të punojnë pasi që vendimi i BQK-së është i ri, kështu që ata ende nuk kanë punuar me sistemin e ri, por se më shumë është i shqetësuar për gjendjen në të cilën do të jenë më shumë se 60.000 serbë të cilët marrë të ardhura në baza mujore.

“Pensionet, pagat, arsimi, shëndetësia, bursa të ndryshme, njerëzit që punojnë në vetëqeverisjet lokale... Si do t’i marrin pagat dhe sa do të rrezikohet ekzistenca e tyre në KdheM, besoj se kjo është e njëanshme, disi e shpejtoi vendimin e Prishtines. Nuk me pelqen sesi duan te futin dhe heqin dinarin ne menyre represive, duke pushtuar institucionet, pa lajmerim dhe kerkesa dhe duke u dhene afate qe njerezve te pershtaten ne nje sistem te ri. E shoh nuk ka arsye pse dinari nuk do të ishte mjet pagese si dhe deri më tani në Kosovë e Metohi. Sidomos kur ka një numër të madh të shfrytëzuesve të shërbimeve të dinarit që marrin rroga dhe pensione dhe mjetet e jetesës i financohen nga Republika e Serbisë." theksoi ky humanitar.

Ai tregon se organizata e tij ka disa probleme të tjera në funksionim.

“Sipas meje ndalimi i hyrjes në KdheM ka më shumë se tre vjet e gjysmë, është një problem i vjetër me të cilin po ballafaqohem dhe besoj se do të kemi ende problem me financimin sepse çdo gjë që bëjmë atje, e bëjmë sipas qejfit, kemi ndërtuar sistem, kështu kemi ndihmuar shumë familje, ua kemi dhënë më shumë se 25 mijë pako fëmijëve në Kosovë dhe Metohi, kjo është një situatë e palakmueshme për popullin serb, kjo nuk është e vetmja gjë që ka bërë presion ndaj serbëve në Kosovë dhe Kosovë në vitet e fundit. Problem janë vendimet e njëanshme pa diskutim ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", tha Arlov.

Ai iu referua edhe seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës.

"Serbia dhe presidenti Vuçiq bënë një përpjekje të madhe për ta ndërgjegjësuar botën për problemet e serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe kjo u bë, por personalisht prisja më shumë nga Këshilli i Sigurimit. Prisja një vendim zyrtar, të detyrueshëm, megjithatë, kjo nuk ndodhi, po ashtu më vjen keq që nuk u ngrit çështja e ndalimit të hyrjes në Kosovë e Metohi, jo vetëm për mua, por për shumë punëtorë të tjerë humanitarë dhe kryetarë të shoqatës, por më duhet të them gjithashtu se jam i befasuar këndshëm nga raporti i sinqertë i Karolin Zijades, i cili tregoi pasojat e ndalimit të dinarëve dhe me këtë kërkoj që ajo të ngrejë çështjen e ndalimit të lirisë së lëvizjes për të gjithë ne që dëshirojmë të vijmë në Kosovë”, tha Arlov.

Ai shton se ka ndjenjën se në idetë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk ka motive demokratike, por “hakmarrje e pastër ndaj Serbisë”.

"Nëse ai shkon në atë rrugë, nuk do të ketë kurrë paqe në Kosovë, nëse ai motiv personal nuk tejkalohet. Ai nuk duhet të jetë iniciator i krijimit të diçkaje që nuk e pranojnë të gjithë në Kosovë", paralajmëron Arlov.