Armas: BE do të jetë e kujdesshme me vendosjen e sanksioneve të reja Prishtinës
BE në këtë moment nuk ka qëndrim të qartë rreth vendosjes së sanksioneve të reja Prishtinës, thotë për Kosovo onlajn Juliana Armas, koordinatore e Grupit për Ballkanin Perëndimor pranë Institutit hungarez për marrëdhënie ndërkombëtare.
Ajo kujton se pas incidentit në Banjskë, nuk ka patur asnjë marrëveshje mes anëtarëve, palëve apo institucioneve të BE në lidhje me sanksionet.
"Do të thoja se do të mbeten sanksionet që u vendosën vitin e kaluar pas incidentit në veri të Kosovës, por BE nuk është e sigurt në këtë moment dhe është shumë e kujdesshme në lidhje me këtë dhe për këtë arsye, përkundër komunikatave dhe deklaratave për publikun, ata do të presin edhe pak dhe do të jenë të kujdesshëm për vendosjen e sanksioneve të reja” beson Armas.
Bashkëbiseduesja jonë shton se BE situatën momentale e vlerëson në një farë mënyrë stabile.
"Ato(sanksionet) mund të shkaktojnë tensione të reja. Por në këtë moment, ata vlerësojnë se situata në një farë mënyre është stabile dhe në një farë mënyre janë të kënaqur me të", konkludon Armas.
komentet