Ivanov: Kërcënim sanksionesh sinjal Prishtinës, për BE të gjitha opsionet janë në tryezë
Bashkëpunëtorja shkencore e Qendrës Hulumtuese Henri Xhekson, Helena Ivanov vlerësoi për Kosovo onlajn se nuk egziston plan konkret sesi do të mundet që BE të sanksiononte sjelljen e Prishtinës dhe se kërcënimet me masa të reja, janë sinjale ndaj administratës kosovare për të ndryshuar politikën e ndërmarrjes së akteve të njëanshme.
“Mendoj se në këtë moment ende nuk egziston ndonjë plan konkret sesi masat e tashme të mund të forcoheshin më tej apo ndoshta dhe masa të reja shtesë që do të mund të vendoseshin. Në këtë moment ky është vetëm sinjal për Prishtinën që duhet të ndryshojë qasjen momentale, se duhet që të kthehet pas tek dialogu që e ka moderuar Bashkimi Europian, ku tenton të normalizojë raportet mes Beogradit dhe Prishtinës” thotë Ivanov.
Kjo e fundit shton se shtetet e Pesëshes, kanë qenë të qarta për çështjen e çeljes së urës qëndrore mbi Ibër, por janë gjithashtu dhe të ndërgjegjshme që qeveria e Albin Kurtit kalkulon sanksione të mundshme për veprime të njëanshme.
“Vendet e Pesëshes kanë qenë mjaft të qarta, deri tek çelja e Ibrit nuk është diçka çka duhet të ndodhë, se kur të ndodhë kjo dhe në cilin moment do të ndodhë, duhet të varet para së gjithash prej dialogut dhe procesit të normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës. Por ajo çka po ndodh momentalisht është veçse pjesë e sjelljes së përgjithshme e qeverisë së Kurtit që ne po shikojmë prej disa muajsh, për të mos thënë madje dhe vite më pas, ku thjesht ndërmerren lëvizje të njëanshme. Me gjasa Prishtina shpreson që sanksionet që do të mbajë për këtë ose nuk do të ekzistojnë, ose edhe nëse do të egzistojnë, apo të jenë prezente, ato të mos jenë shumë serioze për të mos u ndjerë fort nën lëkurën e tyre e as qeveria e atjeshme, e as populli që jeton aty. Mendoj se kjo është thjesht pjesë e një modeli sjelljeje që mund t’a shikojmë nga qeveria e Kurtit” ka thënë Ivanov.
Kjo e fundit është e bindur se për BE “të gjitha opsionet” e masave ndëshkuese janë në tryezë: nga ato ekonomike e deri tek shqyrtimi i liberalizimit të vizave.
“Të gjitha opsionet janë në tryezë dhe cili opsion përfundimisht mund dhe do të jetë implementues, në masë të madhe varet nga çka do të bëjë qeveria e Kurtit, deri në cilën masë do të dëgjojë atë çka thotë Pesëshja, nga ajo çka thotë Brukseli zyrtar. Por me gjasa mund të presim në bazë të gjithë asaj çka ka bërë BE deri më sot, që ndonjë valë e parë me gjasa do të jenë sanksione ekonomike, pra sanksione që do të ndjejë ekonomia dhe që do të ndjehen nga ekonomia e Kosovës, pasi ato në fund të fundit kryesisht dhanë disa rezultate pozitive, jo vetëm në rastin e Beogradit dhe Prishtinës, por në përgjithësi-sanksionet ekonomike janë diçka që për të cilat ndiqen në fillim”, beson Ivanov.
Kjo e fundit shton se nëse sanksionet ekonomike nuk japin rezultate të dëshiruara, BE do të mund të bënte hap para për të shqyrtuar liberalizimin e vizave.
“Por besoj se Unioni Europian nuk dëshiron së asnjë lloj mënyre të eskalojë situatën dhe se shpreson që vetëm me kërcënime sanksionesh dhe vetëm me refuzime që masat aktuale që janë në fuqi të hiqen, do të jenë të mjaftueshme që Kurti të rikthehet në tryezën e bisedimeve, të ndërpresë ndërmarrjen e vendimeve të njëanshme dhe se ai proces normalizimi mes Beogradit dhe Prishtinës që në vetvete është në thelb e vështirë sepse ne flasim për të dy palët që kanë synime politike reciproke përjashtuese, të ndërpresin që të mos i vështirësojnë ato me marrjen e vendimeve të njëanshme, të cilat pamundësojnë funksionimin normal të atij procesi tashmë të vështirë të normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës” sqaron Ivanov.
Si opcion nuk përjashton dhe mundësinë që BE të presë zgjedhjet në Kosovë sesi do të gjendet “negociator i lehtë” nga Albin Kurti, por paralajmëron se problem tek procesi i normalizaciimit, nuk është Kurti, përkundrazi, fakti që BE nuk vepron si aktor i fortë që është në gjendje të kontribuojë tek normalizimi real i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Realisht prej më shumë se dhjetë vitesh qysh kur u nënshkrua marrëveshja e Brukselit, ne vazhdojmë të mos kemi Bashkësi të Komunave Sërbe. Vijojnë të mos implementohen dispozitat e marrëveshjes së Brukselit. Ndoshta Unioni Europian shpreson tek zgjedhjet e reja, ndoshta shpreson se qeveria do të ndryshojë që të vijë dikush që mund të jetë e lehtë për të negociuar sesa çka ka ndodhur deri më tani me rastin e Kurtit, por ky problem është më i vjetër sesa Kurti. Problemi i normalizimit po zgjat shumë fare dhe BE do të duhej të kuptonte seriozisht për t'u përballur me faktin se palët nuk po përmbushin atë që kanë nënshkruar dhe kanë thënë se do të përmbushin” konkludon Ivanov.
0 komentet