Avokatët në rastin Banjska: Dënim shumë i ashpër, shkeli të gjitha parimet juridike
Avokatët mbrojtës në rastin Banjska, Ljubomir Pantoviq, Millosh Deleviq dhe Jovana Filipoviq theksuan se dënimi ishte mjaft i rëndë dhe se gjykata i’u nënshtrua presionit publik, si dhe me këtë vendim u shkelën të gjitha parimet juridike.
Të akuzuarit në rastin Banjska Vladimir Toliq dhe Bllagoje Spasojeviq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burg.
Avokati Ljubomir Pantoviq i cili në këtë rast përfaqësoi Bllagoje Spasojeviq, theksoi se dënimi ishte shumë i rëndë.
"Dënim shumë i ashpër, jashtë ligjit, jashtë rregullave ligjore për dhënien e dënimeve. Trupi gjykues me sa duket nuk i rezistoi presionit të tmerrshëm gati tre vjet, i të gjithë publikut të këtushëm për t'i dënuar të akuzuarit me dënimin më të rëndë. Dyshoj se ka pasur ndonjë tentativë nga ana e trupit gjykues në këtë drejtim dhe unë vetëm pyes se çfarë do të kishte ndodhur nëse ndonjë anëtar i shquar i këtij grupi, organizatorët, do të ishin gjykuar, sa do të kishin marrë, çfarë lloj dënimi do të kishin? Dy, tre, katër dënime me burgim të përjetshëm", tha Pantoviq.
Përfaqësuesi i Vladimir Toliqit, avokati Millosh Deleviq tha se ky kualifikim është politik dhe se nuk ka elementë të veprës penale të "terrorizmit".
"Fatkeqësisht, gjykata e shkallës së parë i’u nënshtrua presionit të madh nga media dhe publiku dhe e pranoi këtë kualifikim ligjor të prokurorisë speciale. Besojmë se ky kualifikim para së gjithash është politik dhe se nuk ka elementë të veprës penale të terrorizmit e veçanërisht nuk ka elementë për pikën e dytë të aktakuzës, pra tentativën e shkëputjes së territorit nga pjesa veriore. Fakti i pretenduar nga prokuroria, se 40 persona tentuan që të shkëputnin territor nga katër komunave në veri, nuk qëndron dhe nuk është logjike, as objektivisht e mundur. Ne do t’a ankimojmë këtë vendim dhe sigurisht presim nga Gjykata e Apelit anulimin apo ndryshimin", tha Deleviq.
Avokatja Jovana Filipoviq theksoi rreth asaj që Dushan Maksimoviq u dënua për të shtëna ndonëse gjetjet e ADN, grimcat e barutit, gjurmët e nitrateve dhe nitriteve ishin negative në lidhje me të, çka sikurse theksoi, provon se kurrë nuk ka qenë në kontakt me armë dhe të paktën që të ketë kryer veprën për të cilin akuzohet.
"Me këtë vendim, janë shkelur të gjitha parimet juridike dhe të gjitha postulatet e të drejtës penale dhe jam e sigurt se trupi gjykues i Gjykatës së Apelit do t’a shqyrtojë këtë vendim më me kujdes dhe do të japë vendim që do të bazohet vërtet në ligj dhe jo në bazë të disa të tjerave, të them, parimeve joformale dhe ajo çka pritej nga trupi gjykues kur bëhet fjalë për një rast si ky", tha Filipoviq.
Sikurse shtoi kjo e fundit, përgjegjësia individuale absolutisht nuk egziston.
"Ajo u dha në masë më të vogël në përshkrimin e aktakuzës, por ajo çka pamë sot, është se trupi gjykues injoroi absolutisht çdo përgjegjësi individuale dhe dha vendim me shumë të caktuar, sikurse thashë, me gjasa në raport me atë që pritej në lidhje me këtë lloj proçedure nën presionin publik", shtoi Filipoviq.
Dënim me burgim të përjetshëm derimë tani në Kosovë është dhënë shtatë here, ndërsa sot për herë të parë ndaj dy sërbëve.
Ky është dhe vendimi i dytë për tërrorizëm dhënë ndaj sërbëve.
0 komentet