Avokati i Zariqit dhe Pantiqit apelojnë tek Gjykata e Apelit vendimin e paraburgimit

Advokati Dejan A. Vasić i Nebojša Vlajić
Burim: Kosovo Online

Avokatët e Zharko Zariqit dhe Momir Pantiqit, Dejan A. Vasiq dhe Nebojsha Vllajiq, konfirmojnë për Kosovo onlajn se sot kanë apeluar në Gjykatën e Apelit vendimin për zgjatjen e masës së paraburgimit për klientët e tyre.

Ndaj Zharko Zariqit dhe Momir Pantiqit Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi dje paraburgim 30 ditor pasi dyshohen se kanë kryer krime lufte në Komunën e Istogut gjatë luftës në Kosovë.

Avokatët e tyre Dejan A. Vasiq dhe Nebojsha Vllajiq, kanë dorrëzuar ankimimin sot në Gjykatën e Apelit.

“Pres që Gjykata e Apelit të çmojë ankesën dhe në përputhje me praktikën e deritashme të lejojë mbrojtjen në liri të klientëve duke marrë në konsideratë se jetojnë në Kosovë” ka thënë për Kosovo onlajn avokati i Zharko Zariqit, Dejan A. Vasiq.

Për Zharko Zariqin e datlindjes 1954 nga fshati Lubozhdë Komuna e Istogut, prokuroria dyshon se ka kryer krime lufte ndaj banorëve civilë në Kosovë në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 1998. Ai u arrestua të shtunën në fshatin e tij.

Ndaj Momir Pantiqit prej Istogut i cili u arrestua një ditë para Zariqit në Merdare, rëndon përgjegjësia komanduese për ngjarje të caktuara të cilat kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 në Komunën e Isogut.