Pesëshja dhe BE: Përjashtimi i komuniteteve joshumicë minon demokracinë në Kosovë

kvinta zastave
Burim: Koha ditore

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Zyrën e BE në Kosovë, kanë shprehur shqetësimin e tyre për tentativën e aktorëve politikë që të kufizojnë konkurencën mes partive politike që paraqesin komunitetet joshumicë në prag të zgjedhjeve vendore të 12 tetorit.

Në deklaratën e Pesëshes dhe BE bëhet e ditur se çdo akt i tillë përjashtimi i komuniteteve të caktuara, minon parimet demokratike dhe shemb besimin tek institucionet kosovare.

“Presim prej qeverisë në ikje dhe të gjithë partive politike që të përmbahen nga veprime të mëtejshme që mund të ndalojnë regjistrimin e partive. Të gjitha proçedurat duhet të zbatohen striktikisht në përputhje me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Njëkohësisht, i inkurajojmë partitë e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Kundërshtive Zgjedhore për të kërkuar mbrojtje ligjore” theksohet në deklaratë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk çertifikoi Listën Sërbe për pjesmarrje në zgjedhjet vendore të 12 tetorit.

Bëhet e ditur se kjo pasi “disa prej kandidatëve janë anëtarë të strukturave paralele të shpallura si organizata terroriste dhe po për ta po kërkohet“.

Sot Lista Sërbe dorrëzoi ankimim në Panelin e Ankesave dhe Kundërshtimeve në Prishtinë, vendimin e KQZ.