Bërnabiq në Zagreb: Për çështjet e hapura në mënyrëm më racionale
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë sot në Zagreb se dëshiron që vizitat e zyrtarëve të dy vendeve, të jenë më të shpeshta dhe të mos jenë simbol, veçanërisht jo negativ dhe armiqësor, por një ditë normale pune që do të shfrytëzohet për të diskutuar të gjitha çështjet e hapura në mënyrën më racionale të mundshme si dhe për tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe ekonomisë, transmeton RTV.
"Gëzohem që mesa duket, të paktën tani për tani, nuk e dini kurrë se në vendin tonë, arritëm të ndërmarrim hap të mirë dhe cilësor në vitin 2023, para së gjithash falë Millorad Pupovacit dhe ministrit Tomisllav Zhigmanov ku i shpreh falenderimet për këtë” tha Bërnabiq në asamblenë e Këshillit Kombëtar Sërb në Zagreb.
Kryeministrja përshëndeti nënshkrimin e deklaratës për bashkëpunim të sërbëve të Kroacisë dhe kroatëve të Sërbisë e cila u nënshkrua prej përfaqësuesve të partive politike minoritare në Sërbi dhe Kroaci në janar të këtij viti.
“Sinqerisht shpresoj se në këtë mënyrë është hapur një dimension i ri i bashkëpunimit që shumë shpejt do të japë rezultate konkrete dhe ndoshta vizita ime sot dhe qëndrimi im në Zagreb, është rezultat konkret i kësaj” tha Bërnabiq.
Kjo e fundit kujtoi gjithashtu se në janar, ministri Ivica Daçiq, së bashku me ministrat Tanja Mishçeviq dhe Tomisllav Zhigmanov, morën pjesë në pritjen e Krishtlindjeve të KKS në Zagreb, e më pas presidenti Aleksandar Vuçiq u takua me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq gjatë pauzës në forumin e Davosit të cilat u pasuan me takime të reja mes zyrtarëve.
“Presim që këtë vit, ku dhe po punojmë për këtë, të zhvillohen konsultimet politike të ministrive të punëve të jashtme të dy vendeve tona” tha Bërnabiq.
Kjo e fundit u shpreh se se sot ka pasur diskutime të mira dhe konkrete me kryeministrin Andrej Pllenkoviq në lidhje me projektet, siç është rivendosja e trafikut hekurudhor mes Beogradit dhe Zagrebit dhe Lubjanës, e gjithashtu, thotë ajo, kanë prekur të gjitha çështjet e hapura, sado të vështira dhe emotive kanë qenë.
“Bisedum sesi të avancojmë për zgjidhjen e këtyre çështjeve” nënvizoi kryeministrja e Sërbisë.
Kur bëhet fjalë për komunitetin sërb në Kroaci, Qeveria e Sërbisë dhe presidenti Vuçiq, janë thellësisht të përkushtuar që të kujdesen dhe ndjejnë gjithë ndihmën dhe mbështetjen në çdo moment, ka thënë Bërnabiq.
Kjo e fundit nënvizoi se prej vitit 2016 është investuar financiarisht në projekte të komunitetit sërb të Kroacisë duke u shprehur se deri më tani, janë dhënë më shumë se 6 milionë euro.
Plus kësaj, thotë ajo, Kroacisë i është dërguar ndihma prej 2.5 milionë euro për rehabilitimin e pasojave nga tërmeti, si dhe ndihmë shtesë për KOS në Kroaci.
Kryeministrja tha se dyert e të gjitha institucioneve në Sërbi, përfshirë edhe presidentin, janë të çelura për dialog me përfaqësuesit e sërbëve në Kroaci, si dhe të kroatëve në Sërbi.
“Popujt tanë janë të drejtuar drejt njëri-tjetrit, janë dhe duhet të jenë një nga garantuesit më të nevojshëm të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në këtë pjesë të Europës” tha Bërnabiq.
Kjo e fundit përgëzoi Kroacinë për anëtarësimin në Eurozonë dhe në atë Shengen, si dhe për marrëveshjen e taksimit të dyfishtë me SHBA.
“Në rajonin si ky yni, çdo sukses do të thotë stabilitet më i madh dhe potencial më i mirë për të gjithë ne” theksoi Bërnabiq.
Çështja e të humburve ngarkon më shumë raportet mes Sërbisë dhe Kroacisë
Çështja e të humburve ngarkon më shumë raportet mes Sërbisë dhe Kroacisë, tha kryeministrja Ana Bërnabiq për mediat kroate sot në Zagreb, pas asamblesë së Këshillit Kombëtar Sërb (SNV).
"Gëzohem që në vitin 2023 kemi pasur një progres në këto çështje. Kemi pasur edhe një komision të organeve kompetente të dy vendeve që janë takuar dhe diskutuar në janar të këtij viti, si dhe disa aktivitete specifike në mars po të këtij viti. Kjo është ajo çfarë ne na ngarkon” ka thënë Bërnabiq.
Kjo e fundit tha se në Kroaci, në morgjet e Zagrebit, Rjekës dhe Osiekut, ka mbetje të 878 personave të paidentifikuar.
"Sërbia është me të vërtetë tërësisht e hapur që gjithçka kemi në këtë kuptim, si çështje të hapura t’i zgjidhim, t’i mbyllim" ka thënë kryeministrja.
Ajo ka thëhnë se këto çështje nuk janë të lehta për t’u zgjidhur për politikanët e të dy palëve.
"Nuk është e lehtë për politikanët, nuk keni asnjë pikë politike, por kjo është përgjegjësia jonë të cilën n’a duhet t’a përmbushim" ka thënë Bërnabiq.
Kryeministrja i’u referua edhe deklaratës së saj të mëparshme kur tha se Kroacia është vend armik për shkak të ndalimit të importit të naftës ruse në Sërbi.
"I qëndroj kësaj deklarate. Mendoj se bllokimi jo korrekt i importit të naftës ishte jashtëzakonisht i gabuar. Mendoj se është momenti kur energjia përdoret për qëllime politike, mendoj se kjo nuk është e mirë dhe e përshtatshme, sidomos për dy vendet fqinje. Ne, sa herë që kemi çështje të panumërta të hapura dhe të vështira, gjithmonë sa herë që kemi ndonjë keqkuptim politik, kthehemi në këto çështje të vështira dhe të pazgjidhshme” përmbylli Bërnabiq.
Pllenkoviq: Duhet të marrim vendime që do të përmirësojnë pozitën e sërbëve në Kroaci.
Duhet të marrim vendime që do të përmirësojnë pozitën e sërbëve dhe pakicave të tjera kombëtare në Kroaci, tha sot kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq në Asamblenë e Madhe të Këshillit Kombëtar Sërb (SNV) në Zagreb.
“Si kryeministër që për të shtatën vit mban një partneritet të fortë me të gjithë përfaqësuesit e pakicave kombëtare në parlament, por edhe me të gjithë në Kroaci, duke ushqyer një shoqëri të hapur dhe tolerante në të cilën Kroacia në vitin 2023 përfaqëson një vend që ka zgjidhur të gjitha çështjet kyçe kombëtare. Kroacia ka fituar pozicion ndërkombëtar në të cilin praktikisht i kemi arritur të gjitha synimet shtetërore dhe politike në 30 vitet e fundit” tha Plenkoviq.
Siç shpjegoi ai, këtë e bëjnë me besim dhe dëshirë që të gjithë që jetojnë në Kroaci, qofshin kroatë apo pjesëtarë të pakicave kombëtare, të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, të ndjehen mirë dhe të kontribuojnë për shtetin kroat.
Ai tha se këtë e thotë pasi vetë kryeministrja Bërnabiq tha se raportet mes Sërbisë dhe Kroacisë kanë ngarkesa prej një trashëgimie të madhe "në 100 vitet e fundit".
Këto probleme vazhdojnë të jetojnë dhe ndikojnë në sjellje, tha Plenkoviq duke nënvizuar se ato paraqesin pengesa në përmirësimin e raporteve mes Kroacisë dhe Sërbisë.
Pupovac: Marrëdhëniet mes sërbëve dhe kroatëve duhet sërish të mbeten boshti i pjesës sonë të Europës
Prezenca e kryeministrave të Sërbisë dhe Kroacisë Ana Bërnabiq dhe Andrej Pllenkoviq në Asamblenë e KKS, përfaqëson inkurajim të madh për të pranishmit të cilët do të përcjellin mesazhe të rëndësishme nga tubimi drejt zonave të tyre, ka thënë sot presidenti i KKS Millorad Pupovac.
"Ju falenderoj që erdhët për të na mbështetur dhe inkurajuar veçanërisht Bërnabiq dhe Pllenkoviq, sepse ardhja juaj është inkurajim i jashtëzakonshëm për ata që ndodhen këtu dhe të cilët prej këtej do të përcjellin mesazhe në zonat e tyre dhe do t’i ndajnë ato me njerëzit me të cilët bashkëjetojnë" ka thënë Pupovac.
Ky i fundit ka thënë se sërbët i përkasin popullit europian dhe jetojnë me popullin europian. "Kemi bërë mjaft që Kroacia të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE, dimë që raportet mes sërbëve dhe kroatëve, Sërbisë dhe Kroacisë, ishin dhe duhet sërish të jenë bosht i Europës në këtë pjesë të saj. Së bashku me miqtë dhe partnerët kroatë nga Sërbia, do të bëjmë gjithçka dhe do të sigurohemi që në këtë bosht, të vendosim rrotat e partneritetit europian” tha Pupovac.
Ky i fundit kujtoi se KKS trashëgon një traditë të gjatë parlamentare.
"Kjo traditë dhe veprimet tona të përbashkëta, bazohen në idetë e lirisë së përbashkët dhe të jetuarit së bashku mbi përgjegjësinë për veten dhe përgjegjësinë për shtetin në të cilin kemi vepruar, le të jetë kështu edhe në të ardhmen" tha Pupovac.
Ky i fundit tha gjithashtu se trashëgimia e KKS, përfshin vuajtjet e popullit sërb dhe traumat që lindën prej saj, por edhe vuajtjet e popullit kroat dhe të tjerëve-romë, hebre, boshnjak.
Këto, siç theksoi Pupovac, janë trauma të cilat ende jetojnë, si dhe detyrimet ndaj tyre, veçanërisht ndaj atyre që janë ende të lënduara dhe të drejta të paplotësuara, qofshin këto për krime të pandëshkuara, fatet e paspegueshme të të zhdukurve apo zhdukjen shumëshekullore të atdheut.
Sipas tij, është detyrë e të gjithëve që gjithmonë t'i kujtojmë të gjitha këto, të përkushtohemi ndaj këtyre të drejtave dhe ndjenjave dhe kurrë të mos trashëgojnë urrejtje, por t’a kundërshtojnë atë gjithmonë dhe kudo.
Pupovac tha se kuptimi i veprimeve të KKS është trashëgimia e dy trashëgimive në përhapjen e ndjenjës së lirisë për çdo qytetar, çdo pjesëtar të popullit sërb në Kroaci, që tek ta të jetë i lirë, të jetë ai që është dhe që askush të mos ketë problem t’a pranojë si rregull të një shoqërie liridashëse.
Ai theksoi se është e rëndësishme që asnjë fëmijë të mos rritet me përshëndetje që janë formë e krimit të lavdëruar.
“Detyra jonë është që të gjithë të kenë parakushtet për të jetuar në zona që kanë energji elektrike dhe ujë, në të cilat janë rinovuar rrugët, egziston transporti publik, ku ka qendra komunitare, qendra shëndetësore dhe farmaci, që diferenca mes Korenicës dhe Llapcës, Gospiqit dhe Graçacës, të bëhet gjithnjë e më e vogël. Detyrimi ynë i përhershëm është zhvillimi i zonave ku jeton populli sërb, veçanërisht forcimi i kapaciteteve zhvillimore financiare dhe zhvillimi i komunave të pazhvilluara të Dvorit, Dërevnikut...” tha Pupovac.
Qëllimi i tyre, thotë ai, është zhvillimi dhe fuqizimi i mëtejshëm i zonave ku jetojnë sërbët, përmes ofrimit të shërbimeve shtesë, përmes turizmit, prodhimit të energjisë, përpunimit të drurit...
Si e rëndësishme, nënvizoi ai, është që çdo komunitet më i madh, të ketë mundësinë të ketë të paktën një program kulturor, edukativ apo sportiv çdo vit.
Pupovac tha se edukimi në gjuhën sërbe kërkon mjaft angazhim, veçanërisht sipas modelit C, ku është shtrirë në pjesën më të madhe të Kroacisë.
“Është shumë shqetësues numri i ulët i nxënësve, mësuesve të përfshirë në këtë program. Ndaj është e rëndësishme që së bashku me autoritetet e shkollës të zhvillojmë programe që do të shkojnë drejt fëmijëve, në mënyrë që përmes cirilishtes, të munden të mësojnë italisht, spanjisht së bashku ...” tha Pupovac.
Ky i fundit theksoi se do të nxisë bashkëpunimin me bashkëatdhetarët e tij nga K&M. Bashkëpunimi me ta, do të vazhdojë të ketë një vend të rëndësishëm në aktivitetet tona, pavarësisht nëse janë kroatët në Sërbi apo bashkatdhetarët tanë në K&M, tha Pupovac në takimin ku morën pjesë ministrat Tomisllav Zhigmanov, Gordan Gërlliq Radman, ambasadorja sërbe Jelena Milliq, i dërguari i kryetarit të Kuvendit, Zëvendëskryeministri i Kroacisë, deputetë, përfaqësues të KOS...
Në përfundim të kuvendit u miratua Deklarata për pozitën dhe të drejtat e sërbëve në Kroaci.
Zhigmanov: Pllenkoviç vjen në Sërbi në gjysmën e dytë të qershorit
Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq do të vizitojë Sërbinë në gjysmën e dytë të qershorit, njoftoi ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Tomisllav Zhigmanov.
Ky i fundit tha se kjo është dakordësuar në takimin e Pllenkoviqit me kryeministren sërbe Ana Bërnabiq në Zagreb.
"Kjo do të ndodhë në gjysmën e dytë të qershorit ku, përveç Këshillit Kombëtar Kroat si institucioni kulmor i kroatëve në Sërbi, një nga mikpritësit do të jetë edhe kryeministrja” njoftoi Zhigmanov.
Ky i fundit thekson se përfaqësuesit e pakicës kombëtare kroate në Sërbi, janë inkurajuar pas takimit të sotëm mes kryeministrave të Kroacisë dhe Sërbisë, ku çështjet e hapura janë trajtuar me përgjegjësi, por edhe me një mesazh të qartë se Kroacia do të mbështesë rrugën europiane të Sërbisë.
“Vetëdija për ndjeshmërinë dhe nevojën për t’a zgjidhur atë në një mënyrë pozitive, më duket se ka çelur shpresë të re kur bëhet fjalë për perspektivën e marrëdhënieve sërbo-kroate” tha Zhigmanov.
Përmes komunikimit institucional, zgjidhja e këtyre çështjeve të ndjeshme përfshirë dhe ajo e të zhdukurve gjatë luftërave të viteve ’90, në fund do të çojë në një rezultat pozitiv, tha Zhigmanov pas asamblesë së KKS.
Tendenca rritëse e komunikimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, do të rezultojë në “zgjidhjen pozitive të të gjitha çështjeve të hapura, krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes dy vendeve dhe më pas dy popujve” mendon Zhigmanov.
Ministri u ndal edhe tek rënia e numrit të kroatëve në Sërbi, duke thënë se një pjesë e problemit lidhet me faktin se kroatët në Sërbi janë më të vjetër se mesatarja.
"Pothuajse 10 vite më i vjetër është mesatarja e një kroati në raport me një qytetar në Republikën e Sërbisë. Situata ekonomike është e pasigurtë, veçanërisht në zonat ku jetojnë kroatët. Ata janë të përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes dhe ndikimi në vendime, veçanërisht në komunitetet lokale kur bëhet fjalë për politika dhe masa që kanë të bëjnë me zhvillimin e zonave ku jetojnë ata” tha Zhigmanov.
0 komentet