Bërnabiq: Opozita nuk ka platformë tjetër veçse të kritikojë Vuçiqin për Kosovën e Metohinë

Ana Brnabić
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë se opozita sulmon qeverinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për Kosovën sepse nuk ka një axhendë të drejtë politike dhe po tenton të krijojë programin e vet bazuar tek mashtrimi i vetëdijshëm i qytetarëve, transmeton RTV.

Për Blic ajo ka theksuar se Sërbia, në bazë të marrëveshjes së Ohrit, nuk ka asnjë lloj detyrimi, ndërkohë që i vetmi detyrim është ai i Prishtinës për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe për të cilën nuk e beson se do të ndodhë, shprehet ajo.

Duke folur për opozitën, protestat e tyre dhe frikën për Kosovën, ajo tha se sigurisht që nuk shqetësohen për Kosovën dhe se frika e tyre është e gënjeshtërt pasi nuk u ka mbetur gjë tjetër si axhendë politike.

“Vetëm shikoni se çfarë ka ndodhur qysh nga takimi i Ohrit: në fillim thanë se presidenti Vuçiq po shkonte aty për të nënshkruar diçka dhe organizuan tubime ku slogani i tyre kryesor ishte: "Kush firmos, vritet". Pastaj, kur vurën re se presidenti as firmosi dhe asgjë nuk do të firmosë, thanë, se nuk ka lidhje, nuk kemi thënë asnjëherë se do të firmosë” ka thënë Bërnabiq.

Kjo e fundit ka shtuar se më pas, takimin e Ohrit e cilësuan si “Dita D” dhe për të milionën herë në vitet e fundit akuzuan presidentin se do të “shesë“ Kosovën dhe do t’a “njohë“ atë dhe që deri më sot kjo nuk ka ndodhur ashtu sikurse Vuçiq në Kuvend e tha qartë se kjo kurrë nuk do të ndodhë.

"Përfundimisht të gjithë ata që sot janë në opozitë në një mënyrë apo në tjetrën, kanë qenë në qeveri deri në vitin 2012 dhe të gjithë në mënyrë aktive apo direkte pak e nga pak, hoqën dorë prej K&M-prej vitit 2001 kur në mënyrë të njëanshme liruan nga burgu të gjithë terroristët dhe kriminelët shqiptarë, në vitin 2004 heshtën ndërsa vëzhgonin pogromin e popullit sërb në K&M, në vitin 2008 kur u shpall në mënyrë të njëanshme pavarësia, reaguan përmes një deklarate për shtyp dhe ish presidenti në atë kohë u arratis nga vendi, e në vitin 2010 kur u dakordësua që negociatat për K&M të tërhiqeshin nga KB në BE, e më pas me çështjen katastrofale të Gjykatës Ndërkombëtare, e në vitin 2011 kur u vendosën vendkalimet" ka thënë Bërnabiq.

Kjo e fundit thekson se në këtë moment, vetëm Prishtina ka detyrim dhe kjo është formimi i BKS në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit.

"Ne vazhdojmë të jemi konstruktivë. Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq ishte pjesë e bisedimeve teknike në Bruksel ku u shënua përparim i caktuar në lidhje me personat e zhdukur. Por, në tërësi, në këtë moment, pavarësisht nga të gjitha gënjeshtrat që opozita hedh në publik në mungesë të një axhende reale, topi është në fushën e Prishtinës. Pika e parë e rendit të ditës është formimi i BKS” shprehet kryeministrja.  

Kjo e fundit shton se në bazë të përvojës së krijuar nga institucionet në Prishtinë, dyshohet se formimi i BKS do të ndodhë dhe kujton se më 19 prill mbushen 10 vite nga nënshkrimi Marrëveshjes së Brukselit e cila është shtylla kurrizore e BKS.

“Duke dëgjuar mjaft përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare, BKS është pothuajse aty, thjesht nuk është aty, do të formohet, duhet të formohet, me ose pa Kurtin, por situata në terren po përkeqësohet. Si të shmangin detyrimin për formimin e BKS, Kurti sërish intensifikon provokimet. Sërbët po keqtrajtohen, qëllohen, rrënohen varrezat sërbe, në shënjestër sërish janë kishat, pronat e tyre po u sekuestrohen ilegalisht” tha kryeministrja.

Ajo tregon se vitin e kaluar në Kosovë u shënuan gati 150 sulme të ndryshme ndaj sërbëve, ndërsa këtë vit deri më sot 38 të tilla.

“Pyetja ime për komunitetin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha për BE është-si është e mundur që BE të garantojë një marrëveshje ku njëra palë nuk e zbaton prej 10 vitesh” pyeti Bërnabiq.

Duke folur për situatën ekonomike, kryeministrja tha se çdo krizë dhe sfidë gjeopolitike në botë prek Sërbinë.

"Jam krenare që pavarësisht gjithçkaje, Sërbia vazhdon të ecë përpara me hapa të mëdhenj. Ecim përpara edhe tani. Duhet të gjejmë forcë dhe mënyrë për të ruajtur gjithçka që kemi krijuar në 10 vitet e fundit dhe për t’a bërë më tej" ka thënë Bërnabiq.

Ajo theksoi se inflacioni ynë është i lidhur me atë në Evropë dhe se 2/3 e inflacionit importohen.

Kryeministrja thekson se disa nga vendet fqinje kanë pasur inflacion më të lartë se Sërbia, si prsh Hungaria dhe Rumania, veçanërisht vendet baltike, kështu që pritet që në një mjedis të tillë të rriten çmimet edhe në Sërbi.

“Përmes çmimeve të kufizuara të ushqimeve bazike dhe karburantet përmes masave të mira të ndërmarra nga BPS, kemi arritur të ngadalësojmë inflacionin. Do të luftojmë në vijim, por më e rëndësishmja është se rritja e pagave dhe pensioneve mesatare është më e lartë se rritja e inflacionit, në mënyrë që edhe në kohë të tilla të vështira të arrijmë të ruajmë standardin e jetesës së qytetarëve” tha kryeministrja.

Kjo e fundit vuri në dukje se pret që Sërbia të vazhdojë rritjen ekonomike dhe rritjen e pagave.

Bërnabić thekson se për shkak të rritjes së numrit të vendeve të punës në industri të reja kryesisht në sektorin e IT, si dhe investimeve më të larta me vlerë të shtuar, kemi rritje të ndjeshme të pagave vit pas viti.

“Këtë vit presim që deri në dhjetor 2023 paga mesatare të jetë mbi 800 euro, në Beograd tashmë paga mesatare është 930 euro dhe deri në fund të vitit, do të jetë më e lartë se 1000 euro, pra paga mesatare në Beograd do të jetë mbi pagën mesatare në disa shtete anëtare të BE dhe ne besojmë se edhe pjesa tjetër e Sërbisë, do t’a ndjekë këtë rritje dhe pas disa vitesh, do të arrijë nivelin e shteteve fqinje të BE” përmbylli Bërnabiq.