Bërnabiq: Padyshim që Bashkësia e Komunave Sërbe duhet të formohet
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë pas bisedimeve në Ohër se padyshim që Bashkësia e Komunave Sërbe në Kosovë duhet të formohet dhe kjo është pika e parë e të gjitha pikave të implementuara në marrëveshje dhe se është plotësisht e qartë se kjo do të duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015, transmeton RTV.
Kryeministrja në një intervistë për Tanjug gjatë udhëtimit nga Beogradi në Novi Sad përmes trenit "Soko" ku mbushi një vit nga nisja e kësaj linje të shpejtë dhe ku u kremtua përmes një aktiviteti, ka thënë se formimi i një BKS të tillë, duhet të jetë rezultat i punës, përpjekjeve të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq, si 10 vjet më parë, ashtu edhe gjatë dekadës dhe sot.
"Presidenti duke i’u drejtuar qytetarëve ka thënë se çfarë ndodhi dje dhe unë nuk dua të shtoj më shumë për këtë. Ai e spegoi më së miri dhe unë dua t’a falënderoj nga zemra që ka pasur bisedime të vështira dhe nuk është zmbrapsur as një hap por ka luftuar për të na siguruar paqe dhe stabilitet dhe që ne si qeveri të punojmë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve" ka thënë Bërnabiq.
Veçanërisht ajo ka theksuar se Vuçiq ka qenë i drejtpërdrejtë dhe nuk ka ngurruar të thotë se cilat janë vijat e kuqe të Sërbisë. Bërnabiq theksoi se paqja dhe stabiliteti janë gjithashtu të nevojshme për përfundimin e projekteve të filluara të infrastrukturës, sepse pa paqe dhe stabilitet afatgjatë nuk mund të arrihet përparim.
“E gjithë kjo financohet nga buxheti i Sërbisë dhe nëse dikush jep një kredi ajo duhet të kthehet, dhe grantet si ai që kemi marrë nga Bashkimi Europian për pjesën deri në Nish nuk merren aq lehtë, ndaj duhen investime dhe vende të reja pune që të mund të ndërtojmë”, tha Bërnabiq.
komentet