BIA mohon lidhjen me personat e arrestuar në Ferizaj

BIA
Burim: bia.gov.rs

Agjencia e Sigurimit të Informacionit (BIA) mohon që dy personat e arrestuar në Kosovë pasi dyshohen për spiunazh të kenë patur ndonjë lidhje me këtë agjenci.

"Agjencia e Sigurimit të Informacionit (BIA) mohon me vendosmëri të gjitha tentativat e përhapjes së lajmeve të gënjeshtërta nga ana e institucioneve shqiptare të përkohshme në Kosovë e Metohi se dy personat me inicialet B.SH. dhe M.Q. të cilët u arrestuan sot në Ferizaj nën akuzën e kryerjes së veprës penale të spiunazhit, të kenë patur çfarëdolloj raporti bashkëpunimi me Agjencinë” bëhet e ditur në deklaratën e BIA, transmeton RTS.

Më herët sot Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se gjatë dy bastisjeve u arrestuan dy persona të Kosovës të dyshuar për veprën penale të "spiunazhit", ku do të mbahen në paraburgim për 48 orë.

Mediat në Kosovë kanë informuar se aksioni i arrestimit dhe kontrollet e ndërmarra në Ferizaj bërën të ditura se bëhet fjalë për persona që dyshohen të kenë kryer "spiunazh në bashkëpunim me ASI (BIA) e Sërbisë".