Boshnjak: Nuk ka diskriminim të shqiptarëve në Sërbi, problem është raporti i KKSH ndaj shtetit
Ivan Boshnjak, sekretari i shtetit në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Shoqëror, komentoi projektligjin për gjoja diskriminimin e shqiptarëve në Sërbi që miratoi Këshilli për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA dhe tha se vitet e fundit Sërbia pati hapa të rëndësishëm lidhur me raportet me pakicën kombëtare shqiptare.
Bošnjak je za Juronjuz istakao da ima još koraka koji treba da dovedu do toga da zakon u SAD bude usvojen.
„U pitanju je predlog zakona koji još nije usvojen, odnosno nije stupio na snagu, pošto ima još nekoliko koraka do toga da bude predstavljen. Prvo u Kongresu mora da se izglasa, nakon toga da ga potvrdi i postane obavezujući za predsednika Sjedinjenih država. Međutim, ovaj predlog zakona govori o tome da oni koji žele dalju dezintegraciju Srbije ne miruju“, rekao je Bošnjak.
Boshnjak për Juronjuz theksoi se ka ende hapa që duhen bërë derisa ligji në SHBA të miratohet.
“Bëhet fjalë për projektligj që ende nuk është miratuar, pra nuk ka hyrë në fuqi, pasi ka ende disa hapa para derisa të paraqitet. Së pari, duhet të votohet në Kongres, pas së cilës duhet të konfirmohet dhe të bëhet i detyrueshëm për presidentin e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ky projektligj tregon rreth asaj se ata që dëshirojnë dizintegrimin e mëtejshëm të Sërbisë nuk po gjejnë qetësi”, tha Bošnjak.
Ky i fundit tha se janë tri segmente të rëndësishme kur bëhet fjalë për raportin e shtetit me pakicën kombëtare shqiptare në Sërbi.
"Organi Koordinativ i Qeverisë së Sërbisë vazhdon të funksionojë. E më pas, gjëja tjetër shumë e rëndësishme është se, për herë të parë dhe mes të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, shqiptarët në Sërbi në vitin 2022 nuk bojkotuan regjistrimin e popullsisë, pra dëshironin të ishin aktiv, pavarësisht nga madhësia e diasporës së tyre. Numër i madh qytetarësh me kombësi shqiptare shkuan jashtë vendit në vitet e mëparshme, por të gjithë u regjistruan dhe në këtë mënyrë zbatohen të gjitha politikat publike. E treta, ka lidhje me vetë Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare, i cili, ndër të tjera, ka financim të papengueshëm dhe natyrisht, vepron me sukses në ato fusha në të cilat është i autorizuar me ligj dhe kushtetutë, përkatësisht arsimin, përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe të shkruarit, kultivimin e kulturës dhe informacionit", shtoi sekretari i shtetit.
Boshnjak sqaroi se një kandidate për përbërjen e REM vinte nga radhët e komunitetit shqiptar. Përmendi dhe se dhe ministri i linjës së tij Demo Berisha vjen pikërisht nga komuniteti shqiptar dhe në bazë të gjithë këtyre sikurse tha, nuk mund të flitet për ndonjë lloj diskriminimi të shqiptarëve në Sërbi.
Ajo çka paraqet problem sikurse theksoi ai, është raporti i Këshillit Kombëtar Shqiptar (ANS) ndaj organeve shtetërore.
“Ky është problem. Ata zgjedhin temat me të cilat duan të merren. Janë 76 tekste shkollore që presin miratimin e Këshillit Kombëtar, ndërsa paralelisht po shtypen disa tekste shkollore që janë jashtë zgjidhjeve të sistemit të ministrisë, Ministrisë së Arsimit të Sërbisë, duke pasur parasysh se në përputhje me ligjin, të gjitha tekstet shkollore me tirazh të vogël janë falas për botuesit, pra për këshillat kombëtarë dhe për vetë nxënësit. Në bazë të moskomunikimit, para së gjithash me ministritë e linjës, u shkua deri aty që nuk pati takim dhe tani jemi në një situatë ku duhet të ndjekim se çfarë mund të ndodhë përtej Atlantikut dhe nuk jemi ulur për të patur dialog” tha Boshnjak.
Ky i fundit bëri të ditur se pavarësisht gjithë kësaj mes shqiptarëve në Sërbi egziston ndasi serioze politike.
“Dhe momenti i tretë që mund të jetë i rëndësishëm për t’a përmendur në të gjithë këtë raport, është se mes shqiptarëve në Sërbi vijon të egzistojë ndasi serioze politike. Pra, tek vetë vetqeverisja vendore, si në Preshevë, ashtu dhe në Bujanovc, tani janë koalicione të ndryshme në pushtet edhe këtu, duke qenë se po hyjmë në vitin zgjedhor për Këshillin Kombëtar, mund të priten ndryshime të caktuara që do të prishnin proçese të caktuara, pra do të mundësonin që shqiptarët dhe e gjithë çështja e dialogut dhe zhvillimi i asaj pjese të Sërbisë në përgjithësi të vendoseshin realisht në kornizën normative dhe në kornizën e parashikuar me ligj, sikurse janë të gjitha vetëqeverisjet e tjera vendore në të cilat minoriteti është shumicë” tha Boshnjak.
komentet