BE për shembjet në Ujman: Të prekurit duhet që të kenë mundësi për mbrojtje gjyqësore

EU zastave
Burim: European Union - EP

Unioni Europian reagoi për shembjet e objekteve në liqenin e Ujmanit në fshatin Rezallë, duke thënë se të gjitha punimet e kryera derimë tani, duhet të ndërmerren nën respektimin e procedurave të përcaktuara dhe mundësimin e mbrojtjes efekase për personat e prekur.

"BE shumë herë ka vënë në dukje se të gjitha masat e zbatimit që janë kryer, duhet të jenë në përputhje me procedurën e përcaktuar", deklaroi në përgjigje për Kosovo Onlajn zëdhënësi i BE.

Personave të prekur duhet t'u jepet mundësi efektive për të kërkuar drejtësi dhe kur është e aplikueshme, mbrojtje të përkohshme gjyqësore përpara se masa të zbatohet.

BE kujton se këtë çështje shumë herë e ka ngritur me autoritetet kosovare bashkë me partnerët ndërkombëtarë.

"Këtë çështje shumë herë e kemi ngritur para autoriteteve kosovare së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë", bën të ditur zëdhënësi i BE.

Nga BE thuhet se pret që parimi i barazisë para ligjit të zbatohet në mbarë territorin e Kosovës.

"Presim që parimi i barazisë para ligjit të zbatohet në mbarë Kosovën, përfshirë dhe kur bëhet fjalë për shembjet", konkludohet në përgjigjen e zëdhënësit të BE për rastin e shembjeve të objekteve në fshatin Rezallë në liqenin e Ujmanit ku, ndër të tjera, u shemb dhe salla e Shënjt Triadës.

Shembja e ndërtesave në Ujman ka vazhduar prej fundit të qershorit, ndërsa sot në fshatin Megjegjë u shembën edhe shtatë objekte.