Cakoli: Askush nuk do të përfitonte nga zgjedhjet e reja

Cakoli
Burim: Kosovo Online

Bashkpuntori i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakoli, thotë për Kosovo online se nëse partitë politike vazhdojnë të kenë pozita dhe qendrime të barrikaduara, zgjedhjet e reja parlamentare do të bëhen opsion real, por tregon se zgjedhjet nuk mund të mbahen pa zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Ai nuk beson se zgjedhjet e reja do të sillnin një rezultat dukshëm më të ndryshëm nga ai ekzistues dhe thotë se një skenar i tillë do të ishte vetëm tregues i mungesës së kulturës politike dhe emancipimit të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, sepse nuk mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët as për një temë procedurale siç është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Zgjedhjet e reja, beson Cakoli, nuk do t'i përshtaten as Vetëvendosjes dhe as opozitës.

"Askush nuk do të përfitonte nga zgjedhjet. Jo vetëm për implikimet procedurale dhe financiare, por edhe për faktin se nuk mund të presim diçka ndryshe. Edhe pas ciklit të mundshëm zgjedhor, do të kishte nevojë për kompromise politike mes forcave në Kuvend që të mund të zgjidhnin presidentin, nënkryetarët dhe formimin e institucioneve", thotë Cakoli.