Canaj: Pa ndryshime në strategjinë e KFOR, Ulutash e bëri punën e tij shkëlqyeshëm

Bljerim Canaj
Burim: Kosovo Online

Profesori i historisë politike në Prishtinë, Blerim Canaj, thotë se pavarësisht ndryshimeve të ardhshme të personelit, KFOR-i nuk do të ndryshojë strategjinë e tij dhe se komandanti i mëparshëm i këtij misioni, gjenerali turk Ozkan Ulutash, e ka bërë mirë punën e tij.

“Kfor ka strategjinë e vet dhe komandanti është aty vetëm për të përfunduar punën e tij. Do ta shohim ndoshta në mënyrën e komandës, por nuk besoj në ndryshimin e strategjisë së KFOR-it. Nëse ndodh një situatë si ajo në Mitrovicën e Veriut, mendoj se do të kemi një numër më të madh ushtarësh, por nuk besoj se mund të ketë ndryshim në strategjinë e KFOR-it”, tha Canaj për Kosovo online.

Në bazën “Filmski Grad” në Prishtinë, më 11 tetor është planifikuar ceremonia e dorëzimit të detyrës mes ish-komandantit, Ozkan Ulutash dhe komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit italian Enriko Barduani.

Canaj e vlerëson pozitivisht performancën njëvjeçare të gjeneralit turk.

Thotë se Ulutash e ka bërë mirë detyrën.

“Ai ishte i mirë, veçanërisht nëse i kthehemi atij rasti. Të gjithë e dimë se çfarë bën KFOR dhe mendoj se ka bërë një punë të madhe”, beson Canaj.

I pyetur se si e komenton ardhjen e gjeneralit italian, Canaj thotë se nuk është as lajm i mirë dhe as i keq.

“KFOR-i është KFOR. Ardhja e një italiani në krye nuk është as lajm i mirë dhe as i keq. Kështu do të jetë sepse nuk ka rëndësi nëse është italian, turk apo amerikan. KFOR-i ka komandën e vet, strategjinë e vet, si çdo ushtri”, vlerëson Canaj.

I pyetur për të komentuar për performancën e deritanishme të këtij misioni dhe nëse qytetarët ndihen të sigurt me prezencën e KFOR-it, ky profesor beson se kjo është treguar në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë edhe veriun.

"Kam një ndjenjë se është kështu. Dhe këtu, por edhe në veri. Po të mos ishte KFOr-i, çfarë do të ishte këtu apo atje? Të gjithë e dimë se ka grupe ekstreme që fatkeqësisht ende kanë disa ëndrra pas 30 vitesh. Prandaj mendoj se është e rëndësishme që KFOR-i të jetë  këtu, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët, por edhe për popujt e tjerë që jetojnë në Kosovë. Të paktën egziston një ndjenjë sigurie”, përfundon Canaj.