Çitaku: Kurti duhet t’a trajtojë seriozisht çështjen e presidentit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku u shpreh se partia qeverisëse dhe lideri i saj Albin Kurti duhet t’a kuptojnë seriozisht çështjen e zgjedhjes së presidentit pasi afati që vendosi Gjykata Kushtetuese po kalon, transmeton Gazeta blic.
Ajo tha se Vetvendosja duhet që të konkretizojë deklaratat e saja dhe t’i përcjellë ftesë Partisë Demokratike të Kosovës.
“Lideri i PDK Bedri Hamza mori pjesë në dy takime me liderin e Vetvendosjes. Kjo parti dhe Albin Kurti duhet që të sillet me seriozitet dhe përgjegjshmëri ndaj çështjes që e dikton situata. Nuk kemi patur asnjë ftesë zyrtare”, ka thënë Çitaku, transmeton Gazeta blic.
Për faktin se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur marrëveshje për rendin e ditës të seancës vijuese të thirrur për të premten, për të cilën PDK ka propozuar rezolutën për “mbrojtjen e së vërtetës për luftën”, Çitaku tha se kjo çështje nuk duhet të trajtohet si partiake dhe ftoi deputetët që të mbështesin tekstin e përbashkët.
"Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur kërkesë për miratimin e rezolutës së veçantë, e cila do të kishte të bënte me mbrojtjen e të kaluarës sonë historike dhe trajtimin e viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Për ne kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë politike. Kujtesa nuk është vetëm e kaluar. Kujtesa është identitet. Kujtesa është themeli mbi të cilin jemi ndërtuar si shoqëri, institucionet tona, shteti. Dhe në mbledhjen e mëparshme dhe në atë të sotme në takimin e Kryesisë kemi insistuar që deputetët të miratojnë tekstin për të cilin janë dakordësuar grupet parlamentare. Deputetët tanë do të kontaktojnë grupet e tjera parlamentare që të dalin të bashkuar dhe unanimisht, të votojnë solemnisht rezolutë të tillë dhe t’a trajtojnë seriozisht këtë çështje kombëtare”, tha Çitaku, transmeton Ekonomija onlajn.
Shefi i grupit parlamentar të PDK Arian Tahiri, tha se mungesa e vullnetit politik ka penguar që kjo pikë të hyjë në rendin e ditës.
“Nuk ka egzistuar vullnet politik nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosja dhe nuk kemi mundur ta vendosim si pikë të parë të rendit të ditës” ka thënë Tahiri.
0 komentet