Çupi: Beogradi shfaq gatishmëri për të zgjidhur krizën në veri, gjithë faji bie ndaj qeverisë së Kurtit

Frok Čupi
Burim: Kosovo Online

Analisti shqiptar Frrok Çupi ka thënë për ABC News Albania se Beogradi dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq kanë shfaqur gatishmëri për të zgjidhur krizën në veri të Kosovës në ndryshim nga Prishtina duke shtuar siç thotë ai, “pesha e fajit” bie ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti i cili siç thotë dëshiron konflikt të armatosur në veri.

Çupi thekson se Beogradi ka marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe se anën që Prishtina e ka kthyer në armik të përjetshëm sepse siç thekson ai, Prishtina e Kurtit po tenton të ketë një konflikt të përjetshëm “në kufi”.

Në rrethanat e tashme siç vërren Çupi, qeveria e Vuçiqit ka tolerancë shumë më të dukshme, ka marrëveshje shumë më të dukshme me europianët.

“Egziston gatishmëri që kjo çështje të zgjidhet qoftë edhe përmes rrugës diplomatike. Gjithë  pesha sot, pesha e fajit, pesha e kryqit është në Prishtinë tek qeveria e Kurtit”, theksoi shkrimtari, gazetari, analisti i njohur politik dhe ish-drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare ATA.

Vizitën e ish presidentit të SHBA Bill Klinton në Shqipëri, e shikon si mesazh të fortë të fuqive të mëdha për Kosovën dhe shton se Klintoni me vizitën në Shqipëri dhe jo në Kosovë, provoi faktin se fuqitë e mëdha kanë zgjedhur shtetin tjetër shqiptar që ka politikë të konsoliduar për të dhënë mesazhe të drejta për Kosovën dhe konfliktin e krijuar së fundmi në veri.

Sipas tij, mesazhet e ish presidentit amerikan janë mjaft të rëndësishme sepse pikërisht ishte ndërhyrja e tij që mundësoi egzistencën e shtetit të Kosovës.

"Klinton erdhi në Shqipëri si fuqi mjaft e madhe, veçanërisht për Kosovën, erdhi si personi që fitoi luftën në Kosovë. Ndoshta është i harruar në botë, por lufta e tij në shekullin e XXI kundër ish Jugosllavisë dhe mikut të madh të Rusisë siç është Sërbia, nuk është harruar" ka thënë ai.

Çupi shton se është e dukshme që vizita e Klintonit në Tiranë është masë për Kosovën dhe bën të ditur se mesazhi i tij do të dërgohet nesër në Kosovë dhe këtë do t’a bëjë kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Të dërguarit e tjerë të BE në formate të tjera nuk mund të përcjellin të tillë mesazh kaq konfidencial, por nga dy vendet e një kombi në Europë, u zgjodh ai më politikisht i konsoliduar për të dërguar mesazhin se ata nuk kanë gjithmonë të drejtë”, tha Çupi.

Çupi thekson se Kurti duket se dëshiron t’a portretizojë veten si hero, ndaj kërkon konflikt të armatosur në veri dhe konflikt të ngrirë me Shqipërinë.

“Kam dëgjuar shumë analistë se Kurti papritur u rebelua, por ai ka histori të tërë me Vetvendosjen me mosnjohjen e Shqipërisë, Kosova filloi luftën prej Tiranës, hyri për të rrëzuar qeverinë në Tiranë, që mendoj se ishte në emër të antiamerikanizmit. Kurti dëshiron konflikt të armatosur në veri dhe konflikt të ngrirë me Shqipërinë, sepse kjo do të rrisë edhe më shumë populizmin” ka thënë Çupi.

Ky i fundit shton se Kurti i përket tipit të politikanëve të “Luftës së Ftohtë” dhe se sillet sikur nuk ka konflikt në Kosovë dhe se i qëndron parimeve që ka vendosur vetë, duke shkuar kundër të gjithëve.

Sipas tij, Kosova është e izoluar për shkak të veprimeve të kryeministrit Kurti në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

“Prishtina dhe vetëm Kosova po shkojnë drejt izolimit shumë të thellë, drejt izolimit total, rezultatet e së cilës sot nuk mund të parashikohen" thotë Çupi dhe shton se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani "Partizania e Kurtit" pas konfliktit në veri, është lënë pas dore.

Siç shtoi ai, në bazë të qëndrimve të Osmanit, duket se nuk janë plotësisht të unifikuara me ato të Kurtit.