Daçiq: Prishtina vë në rrezik mbijetesën e sërbëve në Kosovë, duhet të kuptohet serioziteti i situatës

Ivica Dacic Rim
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Prishtina me këmbëngulje dhe në vijimësi me lëvizje të njëanshme, destabilizon seriozisht situatën dhe kërcënon të drejtat elementare, sigurinë dhe mbijetesën e sërbëve në Kosovë, siç dëshmohet nga lëvizja e fundit për heqjen e dinarit, e cila jo vetëm shqetëson, por vë në pikëpyetje mbijetesën e sërbëve , por edhe vetë procesin e dialogut, ka thënë mbrëmjen e sotme në Romë ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq.

Për këtë theksoi Daçiq, është krejtësisht e pakuptueshme që reagimi i vetëm i bashkësisë ndërkombëtare-është apeli që vendimet e këtij tipi veçse të shtyhen, pa u futur në atë nëse janë në përputhje me të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani dhe çfarë pasojash do të kenë në jetën e njerëzve.

"Sërbët u nënshtrohen kushteve të padurueshme të jetesës. Për këtë nuk është e qartë se si është e mundur të apelohet vetëm për shtyrjen e vendimit qëllimi i të cilit është-dëbimi i një populli prej vatrave të tij shekullore. Shpresoj që mbarë bashkësia ndërkombëtare të kuptojë me të vërtetë seriozitetin e situatës aktuale. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë në Kosovë e Metohi dhe shpresoj me mbështetjen tuaj", i’u drejtua Daçiq pjesëmarrësve në takimin ministror të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se Sërbia është e vetëdijshme se BE prej Beogradit pret angazhim konstruktiv në dialogun me Prishtinën, por gjithashtu theksoi se do të ishte normale të pritet e njëjta prej Prishtinës.

"Dhe është më se e qartë se Beogradi është ai që është konstruktiv, por kjo, fatkeqësisht, nuk mjafton për suksesin e këtij procesi. E nevojshme është që dhe pala tjetër të veprojë në të njëjtën mënyrë. Si mundet dikush në BE të presë sukses në dialog në të cilin Prishtina me këmbëngulje refuzon përmbushjen e detyrimeve e marra prej kohësh? Si është e mundur që Prishtina të tolerojë injorimin e plotë të Marrëveshjes, garantues i së cilës është vetë Bashkimi Europian? Për këto pyetje, nuk kemi përgjigje-prej më shumë se një dekadë”, konstatoi shefi i diplomacisë sërbe.

Daçiq tha dhe se përkushtimi dhe gatishmëria e Sërbisë që çështjen e Kosovës t’a zgjidhë në rrugë paqësore-është pasqyrim i fuqisë së vendit, e jo dobësisë, sikurse disa mundohen t’a paraqesin.

Ai tha se Sërbia është e përkushtuar për paqen.

“Dëshiroj të besoj se përkushtimi për paqen, zgjidhjen e të gjitha çështjeve përmes dialogut, si dhe gjetjen e mënyrës për të ardhme stabile e të begatë për të gjithë qytetarët e Europës-është pikërisht qëllimi i të gjithë neve-që jemi ulur sot në këtë tryezë. Vetëm Europa e bashkuar mund t’a arrijë këtë qëllim. Nuk kemi kohë për të humbur", tha Daçiq.

Ai falënderoi në veçanti Italinë dhe ministrin e punëve të jashtme, Antonio Tajani, për organizimin e takimit, duke shtuar se mbështetja e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor është e një rëndësie të madhe, e cila vlerësohet shumë.

Daçiq tha dhe se edhe pse të gjithë në rajon dëgjojmë shpesh se politika e zgjerimit është prioritet i Bashkimit Europian, nuk është numër i madh i atyre sikurse vendet e këtij grupi, janë me të vërtetë të sinqertë dhe të përkushtuar në synimin e tyre për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në këtë rrugë.

"Kaluan 31 vite nga miratimi i të ashtuquajturave kritere të Kopenhagenit, 21 vite nga prezantimi i axhendës së Selanikut dhe më shumë se 10 vite nga zgjerimi i fundit i Bashkimit Europian. Fatkeqësisht, ishte e nevojshme të ndodhte konflikti në Ukrainë në mënyrë që zgjerimi i Bashkimit Europian të ketë impuls të ri”, theksoi ministri sërb.

Ky i fundit nënvizoi se politika e zgjerimit është në interes të Sërbisë, Ballkanit Perëndimor, por edhe të BE dhe të gjithë anëtarëve të tashëm dhe atyre të ardhshëm.

“Besoj se pikërisht në këtë frymë është miratuar dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nga ana e Komisionit Europian me ndihmën e paralajmëruar financiare në vlerë prej 6 miliardë eurosh për zbatimin e tij. Jemi të gatshëm të punojmë seriozisht dhe me përgjegjësi në zbatimin e tij, duke besuar se kjo iniciativë do të forcojë më tej dhe do të afrojë ekonomitë dhe shoqëritë tona, por dhe shpresojmë të përshpejtojë procesin e integrimit europian të rajonit tonë. Nga ana tjetër, ajo që ne kërkojmë është trajtim i drejtë dhe i barabartë për të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor në këtë iniciativë dhe jemi kundër çdo politizimi apo kushtëzimi politik të pjesëmarrjes”, theksoi Daçiq.

Duke thënë se asgjë nuk është perfekte, madje as Bashkimi Europian, Daçiq theksoi se BE me të gjitha virtytet dhe të metat, krizat dhe sukseset e veta, është ende politika më e suksesshme e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në botë.

“Ndaj, pajtimi i partnerëve në Ballkan, si dhe shpejtësia e zhvillimit ekonomik të rajonit tonë, do të varet, ndër të tjera, nga gatishmëria e Bashkimit Europian për të pranuar anëtarët e ardhshëm”, shtoi Daçiq.

Sipas fjalëve të tij, Sërbia veten e shikon si anëtare e ardhshme e BE, çka është qëllimi prioritar i politikës së jashtme për të cilin vendi është plotësisht i përkushtuar, i vetëdijshëm se reformat janë çelësi i suksesit të integrimeve europiane.

"Nuk kërkojmë që ’detyrat tona të shtëpisë’ t’i bëjë dikush në vendin tonë. Reformat e brendshme as nuk janë synim në vetvete, as dhe se po i zbatojmë për dikë tjetër, por për t’a bërë vendin tonë më të mirë për të jetuar. Ajo çfarë presim është që BE me më shumë besim dhe më pak paragjykime-të zbatojë më me vendosmëri politikën e zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Sërbisë”, tha Daçiq.

Ky i fundit shprehu pakënaqësinë që procesi i integrimit europian të Sërbisë po zgjat kaq shumë, sepse nuk ka arsye objektive për vonesën e tij, me vërejtjen se vonesa dhe ngadalësimi i procesit ndikon negativisht në rrjedhat politike dhe ekonomike në rajon ku si BE ka nevojë për stabilitet dhe parashikueshmëri.

"Sërbia, sinqerisht e them, sot është në vend numëro në integrimin e vet europian për shkak të çështjes së përafrimit të politikës së saj të jashtme me BE dhe në pjesën më të madhe si pasojë e çështjes e raportit tonë ndaj luftës në Ukrainë. Më duhet të theksoj sërish se në në këtë konflikt, Sërbia nuk është neutrale. Mbështesim përpjekjet e BE si dhe të gjithë faktorëve të tjerë ndërkombëtarë për të gjetur zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë", tha Daçiq.

Ky i fundit shtoi se Sërbisë shpesh i thuhet se pajtueshmëria me deklaratat e BE nuk është në nivelin 100%.

“Po e përsëris edhe një here-integrimi europian është synimi dhe interesi ynë strategjik, por nuk është i vetmi. Në politikë, ashtu sikurse në jetë, më i vështirë është harmonizimi i qëllimeve dhe ne nuk mund t’ia lejojmë vetes luksin që për hir të një qëllimi, të rrezikojmë gjithë të tjerat. Në fund të fundit, detyrimi ynë është që politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë gradualisht po e harmonizojmë me politikat e BE dhe duke gjykuar nga përqindja aktuale e harmonizimit prej rreth 65%, do të thosha se ne po e bëjmë këtë”, tha ministri Daçiq.