Daçiq: Stoltenberg e kupton situatën dhe problemet në Kosovë e Metohi

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka vlerësuar sot se takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka qenë i saktë dhe ka shtuar se politikani norvegjez është një njeri që e kupton situatën në Kosovë, raporton RTV.

Sipas Daçiqit, Stoltenberg ka krijuar një marrëdhënie shumë korrekte, njerëzore dhe të drejtpërdrejtë me presidentin Vuçiq.

“Biseda ishte e drejtë, në kuptimin e thirrjes që KFOR-i të kryejë detyrat që ka. Kjo është me rëndësi kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të situates, në mënyrë që të mos vihet në dyshim nëse Serbia dëshiron të deeskalohet”, ka deklaruar Daçiq për televizionin Pink.

Zëvendëskryeministri i parë theksoi se nuk është përgjegjësi e Serbisë për deeskalimin, sepse Serbia nuk ka bërë asgjë për ta komplikuar situatën.

Daçiq ka kujtuar gjithashtu se babai i Jens Stoltenberg ka qenë në detyrë për shumë vite këtu dhe se atij i është dhënë edhe titulli qytetar nderi i Beogradit.

Duke komentuar tërheqjen e 25 për qind të policëve nga veriu i Kosovës, Daçiq beson se kjo është një mashtrim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Marrëveshja e Brukselit përcaktonte se policia në veri të Kosovës përbëhet nga serbët, se atje nuk ka polici shqiptare. Çfarë 25 përqind? Asnjë prej tyre nuk duhet të jetë aty. Tani Marrëveshja e Brukselit dhe të gjitha marrëveshjet e tjera po shkelen rëndë, njerëzit tanë po terrorizohen dhe serbët po arrestohen çdo ditë, shpesh pa prova”, tha Daçiq.