Doniq: Zyra e PE në Tiranë, pjesë e Strategjisë Evropiane të "Ndërgjegjësimit"

Petar Donić
Burim: Kosovo Online

Bashkëpuntori i Rrugës së tret të Re Petar Doniq, vlerësoi se hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Shqipëri është pjesë e strategjisë evropiane të "ndërgjegjësimit" dhe marrjes së një roli më të madh në botë.

"Kjo i përshtatet strategjisë aktuale evropiane për rritjen e ndërgjegjësimit dhe marrjen e një roli më të madh në botë dhe në aktivitetet botërore. Pse Shqipëria? Mund ta interpretojmë këtë si një vazhdimësi të politikës tradicionale të Evropës, por është ende herët për të parë nëse kjo është e vërtetë sepse ne presim përgjigjen e Amerikës. Amerika dhe Evropa do të marrin disa vendime së bashku në lidhje me Kosovën dhe në lidhje me politikën e mëtejshme në Ballkanin Perëndimor", tha Doniq për Kosovo online.


Ai sqaron se këto zyra kanë rolin e përshpejtimit dhe lehtësimit të marrëveshjeve, por edhe përgatitjes së llojeve të ndryshme të vizitave të zyrtarëve evropianë dhe koordinimit të sektorit civil.

"Kishte një ide më parë për të qenë në Mal të Zi, por kjo u braktis. Ka një në Nju Jork që koordinon aktivitetet në Amerikën e Veriut dhe është një në Xhibuti që koordinon aktivitetet në atë rajon. Flitet për një në Panama," specifikon Doniq.

Ai është gjithashtu i bindur se puna e kësaj zyre do të bazohet në deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte për nevojën e stabilizimit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

"Kjo duhet të jetë një nga axhendat e asaj zyre: promovimi dhe koordinimi i agjendës pro-evropiane dhe vlerave evropiane dhe interesave evropiane, pra zgjerimi i Ballkanit Perëndimor drejt Evropës. Pra, sigurisht që do të ketë një faktor pozitiv në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por edhe konsolidimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor drejt rajonit dhe rrugës evropiane", theksoi Doniq.