Drecun: Kurtin e shqetëson Lista Sërbe pasi ka mbështetjen e pandarë të popullit sërb

Milovan Drecun
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Këshillit për Mbrojtje dhe Punët e Brendshme në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun ka komentuar thirrjet për t’u marrë në pyetje që Prishtina u ka përcjellë drejtuesve të Listës Sërbe duke theksuar se kryeministri kosovar në mandatin teknik Albin Kurti, dëshiron që Listën Sërbe që t’a paraqesë si krimogjene dhe me arrestimin e e liderëve të saj të tregojë që as populli i thjeshtë nuk është i sigurt, transmeton Sputnjik.

Pyetjes a mundet që e gjithë kjo të jetë pjesë e përgatitjes për zgjedhjet vendore në tetor në të cilën Prishtina trembet se në katër komuna në veri në vend të kryekomunarëve shqiptarë të zgjedhur me 2% të votave, në pushtet të vijë Lista Sërbe, Drecun thotë se regjimi i Kurtit, Listën Sërbe e shqetëson mjaft pasi ajo ka mbështetje të pandarë të popullitr sërb.

“Ai do të donte që votat e sërbëve t’i merrte ndonjë si Nenad Rashiq dhe që ai të mund të manipulonte me këto vota. Kështu Lista Sërbe e cila ka mbështetje të sërbëve në K&M dhe komunikim direkt me Beogradin, për të është pengesë e madhe në realizimin e synimeve të cilat dëshiron t’i arrijë veçanërisht në veri të Kosovës. Për këtë arsye Kurti në vazhdimësi tenton me të gjitha mënyrat që të kompromentojë dhe kriminalizojë Listën Sërbe ndërsa kujtojmë se madje tentuan që t’a shpallnin dhe terroriste. Kërcënuan se aktivitetin e saj politik do t’a ndalonin dhe tani po vazhdojnë terrorin përmes njerëzve drejtues të Listës Sërbe, duke i akuzuar sikurse thonë ata, se po rrezikojnë sigurinë e rendit të tyre kushtetues sepse morën pjesë në protesta në të cilat sërbët duhej të mbronin të drejtën e tyre për mbijetesë” vëren Drecun.

Ky i fundit kujton se në veri të Kosovës po zhvillohet jo vetëm terror ndaj sërbëve, por dhe terror institucional që rregjimi prishtinas po ndërmerr.

“E gjitha kjo tregon se ai dëshiron që Listën Sërbe t’a kompromentojë maksimalisht dhe t’i pamundësojë të arrijë rezultate maksimale në zgjedhjet vendore në tetor të këtij viti dhe të ushtrojë presion edhe më tej ndaj saj, a do të arrinte që me dhunë të njëanshme dhe terror të ndalte pengesën kryesore-Listën Sërbe-nga veprimet e mëtejshme politike. Në të njëjtën kohë të tillë sjellje Prishtina nxit frikë më shumë tek populli ynë, veçanërisht në veri të Kosovës, sepse nëse në shënjestër janë njerëzit e Listës Sërbe, atëherë njeriu i zakonshëm këtë e përjeton si kërcënim të dyfishtë. Nëse mund që ata t’i përndjekësh kështu, atëherë çfarë ndodh me njerëzit e zakonshëm-dhe kjo me gjasa tek shumica ndikon që të largohen nga K&M.

Pra të tilla lëvizje të Kurtit frikësojnë edhe më popullin sërb ndikojnë për spastrim etnik pra shpërnguljen e sërbëve” konkludon Drecun.